LIVE UPDATES
Aktualitet

Jo vetëm zhvatje skandaloze e nëntokës shqiptare, kompania që shfrytëzon minierën e Spaçit miliona euro nga rimbursimi i TVSH-së

Një raport huamarrjeje më i lartë se 50% zakonisht konsiderohet i lartë dhe me risk falimenti. Përgjatë dy viteve radhazi, 2021 dhe 2022, rezulton se raporti i huamarrjes së kompanisë është plot 98%.

17 Dhjetor 2025, 22:01 Nga DOSJA
Jo vetëm zhvatje skandaloze e nëntokës shqiptare, kompania
Foto nga emisioni

Kompania turke “Tete Albania” ka disa leje shfrytëzimi të minierave dhe dy leje kërkim-zbulimi, të cilat janë të përqendruara në zonën e Mirditës, edhe pse të dhënat tregojnë se kompania është në rrezik të lartë falimenti. Një raport huamarrjeje më i lartë se 50% zakonisht konsiderohet i lartë dhe me risk falimenti. Përgjatë dy viteve radhazi, 2021 dhe 2022, rezulton se raporti i huamarrjes së kompanisë është plot 98%.

‘Raporti i huamarrjes së shoqërisë konsiderohet i lartë, duke e vënë shoqërinë përballë rrezikut financiar.’

Pasqyrat financiare të kompanisë nuk janë bërë publike prej vitesh, ndonëse ky është një detyrim ligjor. Ndaj atyre që nuk zbatojnë ligjin parashikohen edhe sanksione, por në këtë rast asgjë nuk ka ndodhur. Në fakt, duhet parë zinxhiri i plotë i kompanisë, jo vetëm brenda territorit shqiptar nga ku del bruto materiali, por edhe atje ku përpunohet, për të kuptuar se çfarë nxirret apo cili është fitimi. Në këtë rast, të dhënat mungojnë.

‘Ka dy arsye, mendoj unë. E para, mbi të gjitha, aktiviteti i deklaruar prej tyre zgjerohet jashtë Shqipërisë, që do të thotë: e dinë të gjithë që bakri, minerali i bakrit i papërpunuar, ka në përbërje të tij edhe elementë të tjerë që bëjnë që ky aktivitet këtu të dalë me humbje, por atje matanë, për shkak të të gjithë përbërësve të tjerë që gjatë përpunimit përfitohen, del me shumë fitim. Di gjë qeveria, shteti, tatimet, fisku e kështu me radhë për këtë gjë? E bëjnë këtë analizë apo nuk e bëjnë këtë analizë?’ u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Kompania mëmë e “Tete Albania” ka themeluar një tjetër subjekt me aktivitet në fushën minerare, ku përfshihet, mes të tjerave, edhe kërkimi i floririt. Kompania në fjalë nuk zotëron leje minerare. Nuk dihet nëse krijimi i kompanive në grup mund t’i shërbejë skemës së qarkullimit të flukseve të parave për të ndikuar në nxjerrjen e bilanceve pa fitim. Në të njëjtën kohë, kjo prodhon volum tregtar dhe, si rrjedhojë, mund të përdoret për përfitimin nga rimbursimi i TVSH-së. Në thelb, rimbursimi në fund mbetet fitim i privatit dhe dëm i interesave të shtetit, për sa kohë kompania që shfrytëzon minierën deklarohet pa fitim.

Janë një sërë institucionesh të cilat duhet të kishin marrë masa dhe ushtruar kontrolle në kompaninë “Tete Albania” për të verifikuar bilancet me humbje. Fillimisht janë tatimet që do të duhej të vepronin. Një arsye e fortë që do të shërbente si alarm për shtetin është pagesa e TVSH-së që i bëhet kompanisë.

‘Të shkosh të trokasësh e të kërkosh fatura e të bësh llogari nëpër baxho apo nëpër biznese të një natyre të vogël dhe të mos bësh kurrë llogari apo të mos verifikosh vetëdeklarimet e këtyre kompanive, të mos verifikosh bilancet e tyre me humbje, natyrisht që je në kushtet e moskryerjes së detyrës, për të mos thënë të shpërdorimit të detyrës, dhe këtu vijmë te organet fiskale që e kanë për detyrë të merren me këtë gjë’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

“Tete Albania”, referuar të dhënave në Thesarin e Shtetit nga viti 2019 e deri më sot, ka përfituar nga shteti shqiptar plot 1.5 miliardë lekë rimbursim të TVSH-së. Janë 27 transaksione të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në llogari të kompanisë “Tete Albania”. Pra, një skemë e ngjashme me atë që Prokuroria po heton për kompaninë “Bankers”, që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse në Patos-Marinzë.

‘Të punosh me humbje në një minierë nuk bën sens, siç nuk bëri më sens pas 25 vitesh në kompaninë Bankers. A duhet bërë kjo në të gjithë industrinë minerare? A duhet parë pikërisht ky element i fitimit zero ose me humbje për të kuptuar nëse këta na kanë zhvilluar apo na kanë zhvatur? Se që zhvasin punëtorët kjo dihet, por që zhvasin edhe shtetin dhe pastaj edhe mbi punëtorët, kjo bëhet dy herë më e rëndë’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Referuar dokumenteve, rezulton se rimbursimi i TVSH-së për kompaninë është shumë i rëndësishëm, pasi është i vetmi fitim. Gjatë vitit 2022, shoqëria ka kërkuar disa rimbursime TVSH-je që i përkasin viteve 2021 dhe 2022. Të ardhurat e përllogaritura lidhen me shitjen e bakrit të kryera për llogari të klientit të vetëm, Traxys, gjatë vitit 2022, të cilat nuk janë faturuar te klienti në datën e raportimit.

‘Jemi në një sektor ku eksporti është parësor, pra ai mineral që nxirret nga Spaçi shkon në eksport. Mjafton rimbursimi i TVSH-së që të deklarosh çfarëdolloj aktiviteti në bilanc zero ose me pak humbje, sepse i mbulon rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar, në një llogari fare të thjeshtë’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Gjatë vitit 2022, shoqëria ka hyrë në marrëveshje të reja dhe ka vazhduar marrëveshjet e mëparshme për punët përgatitore dhe ndërtimin e fabrikës. Edhe këtu, paratë e fituara deklarohen për investime apo detyrime ndaj të tretëve.

‘Gara zakonisht ka qenë e tillë që janë afruar shumë kompani të huaja të interesuara për burime natyrore të vendit apo për të shfrytëzuar të gjitha ato resurse që ne kemi. Praktika koncesionare shqiptare, në historinë e saj, ka njohur shumë histori dështimesh dhe shumë pak histori suksesi’, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

‘Përgjithësisht këto kompani nuk është se kanë shumë asete të regjistruara. Punojnë me nënkontraktorë, të cilët janë të dyshuar në mjaft raste për trafik influence të deputetit të zonës, ministrit të radhës e të tjera si këto, dhe njëkohësisht kanë si karakteristikë që janë përgjithësisht të paprekshme nga organet audituese’, u shpreh eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

Ne iu drejtuam institucioneve të linjës për të siguruar, sipas ligjit për të drejtën e informimit, një kopje të kontratës së lidhur me kompaninë turke nga shteti, por nuk morëm asnjë përgjigje. Po ashtu, kontrata nuk rezulton as në ekstraktin e kompanisë në QKB. Fshehja e këtyre dokumenteve nuk mund të sqarohet veçse me zhdukjen e informacioneve që lidhen me detyrimet që ka kompania për investime.

‘Çdo kontratë koncesionare që jepet duhet patjetër që shteti të garantohet, nëpërmjet kontratës, që koncesionari, kompania private në këtë rast, ka një plan investimesh të mirëfilltë që do të mundësojë rentabilitetin ekonomik të kontratës. Pra, kontrata në fund do të dalë me fitim. Nuk mund të pranosh një kontratë që del me humbje, një plan biznesi që del me humbje nuk pranohet, është mashtrim’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Çuditërisht, këtë kontratë nuk e zotërojnë as deputetët që janë anëtarë në komisione parlamentare ku u debatua mbi minierën e Spaçit. “Inside Story” iu drejtua edhe kompanisë turke me një kërkesë për informacion, për ballafaqimin e gjetjeve të hulumtimit, por nuk morëm asnjë përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit.

‘Ore, si rri kjo minierë 5 vjet me humbje? Si? Si i paguan punëtorët? Si i financon operacionet nëpër galeri e kështu me radhë? Si? Kur është me humbje, ti nuk paguan dot. Si ka mundësi?’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

‘Këto kompani, të cilat nuk i kanë kapacitetet, fillojnë dhe manipulojnë pasqyrat financiare, pra fillojnë dhe deformojnë realitetin, fillojnë dhe fryjnë faturat, fillojnë dhe fryjnë shpenzimet dhe investimet, pikërisht sepse nuk e kanë kapacitetin për të përballuar atë që kanë rënë dakord’, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko./ Top Channel

kompania turke “tete albania”

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim