LIVE UPDATES
Aktualitet

Turqit e Spaçit deklarojnë humbje, por marrin kredi 10 milionë dollarë dhe ia huazojnë kompanisë mëmë në Turqi

Përmes lejes me numër 1068, datë 20 Gusht 2007, shoqëria “Tete Albania Tunnel & Mining”, fitoi të drejtën për shfrytëzimin e galerive të bakrit.

17 Dhjetor 2025, 21:59 Nga DOSJA
Turqit e Spaçit deklarojnë humbje, por marrin kredi 10 milionë
Foto nga emisioni

Miniera e Bakrit në Spaç, ka një histori të gjatë shfrytëzimi, por historia e dorëzimit të kësaj pasurie kombëtare tek kompanitë e huaja nis në vitin 2007.

Përmes lejes me numër 1068, datë 20 Gusht 2007, shoqëria “Tete Albania Tunnel & Mining”, fitoi të drejtën për shfrytëzimin e galerive të bakrit. Po ashtu, subjekti “Tete Albania Tunel & Mining” ka kontratë me Bashkinë Mirditë, nënshkruar në 07.11.2016, ku ka marrë në përdorim sipërfaqen e madhe prej afro 497 mijë metra katrorë në ekonominë pyjore Spaç, për periudhë kohore 10 vjeçare.

Kompania turke, zotërohet nga dy subjekte të tjera po ashtu turke. Konkretisht: “Tete Madençilik VE Muhendislik Sanaji VE Tikaret” me 49 % të kuotave dhe “Ilbak Madençilik Sanaji VE Tikaret Anonim Sirketi” me 51 % të kuotave.

Në 25 korrik 2011, me urdhrin nr. 546 të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, turqve iu revokua Leja e Shfrytëzimit. Por, urdhri i ministrit u rrëzua përmes dy vendimeve të gjykatave që i rikthyen lejen.

Por, në 9 Prill të vitit 2015, kompanisë i revokohet sërish Leja pas një inspektimi të kryer ku u gjetën mospërmbushje të detyrimeve.

Nëse analizon ekstraktin historik të kompanisë, vihen re disa masa bllokimi për shkak të mos-shlyerjes së detyrimeve.

Ajo që bie në sy është fakti se kompania deklarohet qindra milionë lekë humbje ndër vite sipas të dhënave të pasqyruara.

“Nëse rezultojnë për një periudhë të gjatë kohore me humbje dhe kjo humbje nuk ka lidhje me avancimin e kapitalit që teorikisht duhet të kishin kryer dhe kjo duhet provuar në mënyrë dokumentare shkresore atëherë drejtoria e tatimeve ka detyrimin që ti shohë si zona risku për sa i takon vjeljes së detyrimeve tatimore, përmbushjes së detyrimeve tatimore duke përfshirë edhe privilegjet fiskale që gëzojnë, kjo drejtori të kryejë një hetim financiar të thelluar”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

“Armiku numër një është korrupsioni. Ligjzbatimi në 99% të rasteve nuk vjen nga padija, nga mos dija e ligjit, mosnjohja, moskompetenca, mosprofesionalizmi, 99% të rasteve vjen nga korrupsioni”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Pavarësisht humbjeve kompania që shfrytëzon minierën e bakrit vijon pandërprerje aktivitetin në Spaç. Në një raport të ecurisë së veprimtarisë të vitit 2022 të publikuar nga vetë kompania shifrat tregojnë të njëjtën situatë, humbje të mëdha, amortizim të makinerive dhe të paktën 3 kredi të marra për përmirësim të aktivitetit. Në fakt, paratë miliona dollarë nuk janë shfrytëzuar për këtë drejtim.

“Gjyqtari një hajduti bankash i bën një pyetje rutinë, i thotë i pandehur përse vidhni bankat dhe përgjigjja ishte, se aty janë paratë. Edhe në rastin konkret një kompani nuk i deklaron fitimet e vete kur do t’i maksimizojë ato”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

Rezulton se kredia e marrë për nisjen e punës në Spaç në vitin 2020 shoqëria ia ka alokuar shoqërisë mëmë. Huaja u sigurua nga Banka Kombëtare Tregtare. Pra, kompania e zhytur në borxhe, që nuk përfiton asgjë, por deklaron humbje nga aktiviteti në minierë, i jep hua 10 milionë USD kompanisë mëmë me qendër në Turqi. Këtu, rriten dyshimet se paratë e transferuara mund të jenë fitime të padeklaruara. Po ashtu, kjo dëshmon se kredia e marrë duke lënë peng lejen minerare nuk u investua në minierën e Spaçit.

“Në vitin 2016 Shoqëria ka lidhur (me BKT Sha) një kontratë huaje në vlerë 10 milionë USD , shumë e cila sipas kompanisë do të shfrytëzohej vetëm për investime në aktive afatgjata material me një kohëzgjatje prej 7 vitesh. Më 15 dhjetor 2016 Shoqëria ka marrë 500.000 USD”.

Gjatë vitit 2017, Shoqërisë iu disbursuan disa linja kreditore në vlerë prej 8.7 milionë. Kompania gjithashtu ka rritur, mbi një përpjekje më të mirë, kredinë me Traxys me shumën 6 milionë USD”.

Pyetja që ngrihet natyrshëm është: Si mundet t’i jepen miliona dollarë hua një biznesi që deklaron humbje…? Për të arritur qëllimin, kompania ka lënë peng lejen e fituar nga shteti shqiptar për shfrytëzimin e minierës. Në rast të mos shlyerjes së detyrimeve, leja minerare do të zotërohet nga banka.

“Garancitë për investime lidhen me garancinë e bërë për marrjen e licencës për minierat e reja dhe do të lirohen nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë në fund të marrëveshjes konçesionare”.

“Rezultati financiar me humbje për vitet ë tëra me radhë rrëzon logjikën, të vë para pyetjes, ore për çfarë e mban minierën hapur ky kur del me humbje? Cila minierë në botë punon kur del me humbje, cila? Si e justifikon daljen me humbje”, u shpreh Erion Brace, deputet i PS./ Top Channel

miniera e bakrit në spaç shoqëria “tete albania tunnel & mining”

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim