LIVE UPDATES
Aktualitet

Minatorët e Spaçit u pushuan pas angazhimit në sindikatë, Braçe i ashpër: Kriminale! Turp për institucionet

Vendimi për të protestuar nxiti përballje të ashpër me drejtuesit e kompanisë turke, të cilët e quajnë të paligjshëm organizimin e minatorëve të nëntokës. Vëmendja që duhej të përqendrohej te të drejtat e tyre zhvendoset te mospranimi i sindikatës.

17 Dhjetor 2025, 21:41 Nga DOSJA
Minatorët e Spaçit u pushuan pas angazhimit në sindikatë,
Foto nga emisioni

Greva e minatorëve të Spaçit nisi pas shkarkimit të shefit të turnit pas angazhimit të tij në sindikatë, sipas dëshmive. Solidariteti i minatorëve të Spaçit për pushimin nga puna të drejtuesit të turnit agravoi më tej situatën në minierë.

“Ne kemi dalë nga galeritë në shenjë proteste pa brigadier, pa drejtues dhe kemi vazhduar protestën kolektive, ndërprerje pune, jo grevë, pastaj kemi lajmëruar të gjitha institucionet për grevë”, u shpreh Dritan Lleshi, Kryetar i Sindikatës.

Vendimi për të protestuar nxiti përballje të ashpër me drejtuesit e kompanisë turke, të cilët e quajnë të paligjshëm organizimin e minatorëve të nëntokës. Vëmendja që duhej të përqendrohej te të drejtat e tyre zhvendoset te mospranimi i sindikatës.

“Kështu na del kur nuk kemi sindikatë, kështu kur nuk na ndihmon njeri, këtu ishte e gjithë zanafilla dhe lindi ideja të krijojmë sindikatën tonë”, u shpreh minatori Albert Bushprendi.

“Është turp i madh që një seri institucionesh kanë hyrë në mes dhe negociojnë një të drejtë kushtetuese jo vetëm të çdo shqiptari, por edhe të çdo të huaji që punon sot në Shqipëri. Kushtetuta nuk thotë që në filan ndërmarrje punëtorët grumbullohen në sindikatën që ka krijuar pronari i ndërmarrjes. Jo, Kushtetuta thotë punëtorët zgjedhin sindikatën”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Pas protestave në Spaç, jo vetëm që kërkesat e minatorëve nuk u morën parasysh, por kompania pushoi në grup 61 punëtorë. Ky dokument është një prej vendimeve të shkarkimit që justifikohet me mungesën në vendin e punës. Në po të njëjtën formë janë pushuar të gjithë punëtorët e nëntokës të cilët janë në grevë.

“Konstatojmë se punëmarrësi nuk është paraqitur në vendin e punës për shtatë ditë.”

“Pushimi nga puna për një të drejtë kushtetuese është kriminal”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

“Pse nuk ju garantohet e drejta kushtetuese për t’u organizuar, sepse dikush në institucionet e varësisë së ministrisë që ajo drejton ka toleruar, ka mbyllur sytë apo edhe ka përkrahur një qëndrim të tillë”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Situata bëhet më e rëndë kur kompania përpiqet t’i zëvendësojë minatorët dhe të dërgojë në nëntokë punëtorë të tjerë të patrajnuar, duke iu rrezikuar jetën. E gjithë kjo bëhet me qëllim shuarjen e grevës.

“Tani ky lëviz me gjendjen ekonomike të punëtorëve, se shumë njerëz janë me halle, me probleme, se nuk përballojnë dot, kanë të sëmurë në familje, problematika nga më të ndryshmet“, u shpreh Dritan Lleshi, Kryetar i Sindikatës.

“Ajo që po ndodh është akoma edhe më e rëndë, punëdhënësi jo vetëm që nuk i përgjigjet institucioneve publike të shtetit, por në krahun tjetër po bën çfarë është e mundur që të thyejë grevën. Pra, po godet Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me një seri veprimesh, më i fundit është zëvendësimi i këtyre minatorëve me të tjerë që do të vuajnë po njësoj”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe./ Top Channel

greva e minatorëve të spaçit erion braçe

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!