59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Shqipëria kërkon revolucin
Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën 28 Korrik, 19:36 ...
Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën 28 Korrik, 19:36 ...
"Dënoj dhunën shtazore ndaj protestuesve"/ Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
I arrestuari është Bledar Buxheli, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 11 vite burg për trafik droge.
LUSHNJË- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë në Shqipëri, pas një urdhër-arresti që ishte lëshuar nga autoritetet italiane.
I arrestuari është Bledar Buxheli, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 11 vite burg për trafik droge. Në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi i 48-vjeçarit, ndërsa pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit "Fast", ndërsa policia bënë me dije se Buxhelinit i kanë mbetur ende mbi 8 vite burg për të vuajtur.
Njoftimi:
"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier. Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Fast”.
Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale “Trafik droge”, të parashikuar nga Kodi Penal italian.
Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."/Dosja.al
Nazmi Shahini TIRANË- Nazmi Shahini, i cili njihej ndryshe edhe me emrin Drazhi është vetëdorëzuar në polici pas shpa...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe M...
Foto TIRANA- Sami Bashalliu, kushëriri i Albi Bashalliut ka dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e këtij të fun...
Foto ilustruese FIER- Një i dënuar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte në Burgun e Fierit. Viktima ësh...
Foto ilustruese KOSOVA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 02:00 në rrugën "Xheladin Hana", në Ko...
Pamje DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durr&e...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijoi këtë të martë shqyrtimin e dos...
EKUADOR- Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, &eum...
Pamje ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Metalurgji. Sipas...
TIRANË- Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshm...