LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Shqipëria kërkon revolucin

• Qytetarët janë mbledhur në ditën e 59-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku pritet dhe të mbajnë fjalimet e tyre. •Prej 59 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Sipas pjesëmarrësve, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore. •"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

5 artikuj për këtë temë.

13 MINUTA ME PARE

"Deputetët të mos fshihen si minjtë nëpër kanale"/ Policia rrethoi Kuvendin, nënë Liza: Thashë se na erdhi serbi e plasi lufta

59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Nënë Liza

TIRANË- Nënë Liza, duke folur në protestën e 59 para Kryeministrisë u bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës dhe drejtuesve të tjerë të qeverisë që të përballen me qytetarët dhe të japin dorëheqjen, e jo të fshihen si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale. Duke komentuar rrethimin e Kuvendit nga policia, Nënë Liza ironizoi duke thënë “thashë se na erdhi serbi, plasi lufta”, ndërsa shtoi se më pas e kuptoi që ishte shteti kundër popullit të vet. Ajo theksoi më tej se policia duhet të jetë me popullin e jo kundër popullit.

"Edi Rama bashkë me qeverinë e vet, me Taulant Ballën dhe Ballukun e të gjithë të tjerët, por të jenë burra, të dalin sot para popullit dhe të japin dorëheqjen. Nuk janë burra, por janë si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale. Kur i kam parë se si janë rrethuar te Parlamenti, thashë se na erdhi serbi, plasi lufta, jo se ishte shteti me popullin e vet. Këtu nuk ka shtet. Falë Zotit, i ra mendja popullit dhe doli, dhe nuk quhen dele e korba. Korbat ju hëngshin juve sytë e ballit. Por këta quhen burra, paska rini Shqipëria. Kjo protestë duhet të ishte bërë që kur u prish Teatri, që te protesta e Astirit. Mua më kanë tërhequr zvarrë te 5 Maji. Ky është shteti ynë, hajduti ynë.

Këta nuk janë deputetë, nuk janë burra, sepse po të ishin të tillë do të vinin këtu, në sheshin e burrave. Policia duhet të jetë me popullin, jo kundër popullit. Të heqin kapelet dhe të bëhen me popullin. Këta duhet të ikin sa më parë, të zgjidhet një qeveri e re. Ka të rinj boll, ka njerëz me kulturë boll. Kurse këta kanë zgjedhur kë kanë dashur vetë, hajdutë për të mbushur xhepat e tyre, nuk dinë ku t’i çojnë paratë. I bëj thirrje SHBA-së dhe Europës të vënë dorë mbi Shqipërinë dhe të mos na lënë. Nuk mbarojnë fjalët për këta, sepse këta duhen tërhequr zvarrë. Ky është i pabesë. Besë të pabesit nuk i japim. Të tërë të jemi bashkë," u shpreh Nënë Liza./Dosja.al

21 MINUTA ME PARE

"Policia ushtroi dhunë, efektivë civilë kërcënuan me thikë protestuesin"/ Protestuesja: Të identifikohen dhe hetohen dhunuesit, ne nuk ndalemi

59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protestën para Kuvendit dhe lirimin e të ndaluarve. Vatnikaj theksoi se nuk i kishin frikë dhe as nuk intimidoheshin, duke vijuar protestën ne shesh deri në realizimin e qëllimeve. Ajo renditi edhe disa kërkesa drejtuar organeve ligjzbatuese. Në fund ajo deklaroi se qytetarët nuk do tërhiqen për asnjë moment, deri në largimin e Ramës.

“Jemi këtu kundër dhunës Policore. Ndërkohë që protesta vijon prej dy muajsh dhe grumbullimi dje para parlamentit ishte simbolike, u përballëm me një dhunë jopropocionale të Policisë. Të pajisur me skafandra, gaz, shkopinj gome, ushtrim forcë e që nuk justifikon sjelljen paqësore të protestuesve. Pavarësisht se nuk u ushtrua dhunë nga protestuesit, 6 qytetarë u shoqëruan pa të drejtë dhe disa u arrestuan. Kjo është qartësisht intimidim dhe presion për të mos marrë pjesë në protestë nga qytetarët. Disa qytetarë u goditën edhe në fytyrë, edhe pse nuk po ushtronin forcë. Ushtrimi i dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe propocionalitetit.

Po ashtu kishte edhe prani të oficerëve të policisë civilë. Një prej rasteve ishte edhe nxjerrja e thikës nga një prej tyre ndaj një prej organizatorëve të protestës. Kjo ngre pikëpyetje të qytetarëve se si po menaxhohen protestat paqësore. Kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është e drejtë themelore kushtetuese në demokraci, as përdorimi i forcës, as intimidimi dhe veprimet arbitrare nuk do ndaloj ë të protestojmë.

Ju themi qartazi dhe prerë sot se nuk ju kemi frikë. Në kundërshtim të dhunës dhe ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës policore kërkojmë ndalimin e shoqërimit dhe ndalimit të protestuesve. Kërkojmë hetimin transparent të përdorimit të sprajtit kundër protestuesit dhe ushtrimit të forcës. Identifikimin e menjëhershëm të personave civilë në protestë dhe shfaqjani  e civilit me thikë ndaj protestuesit. Policia e Shtetit të plotësojë standardet ndërkombëtare të sigurisë së protestës. Institucionet ndërkombëtare të monitorojnë masat e protestës që të mos ushtrohet dhunë ndaj asnjë protestuesi. Një shoqëri demokratike nuk krijohet me frikë por me standarde. Do të jemi këtu derisa të ndërtojmë Shqipërinë e re, pavarësisht represionit policor, ndaj ju themi se nuk ju kemi frikë”, tha aktivistja./Dosja.al

41 MINUTA ME PARE

“Sara Mila, ushtare e sulltanit ke të fala nga burgu i Elbasanit"/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje në kor: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
pamjet

TIRANË- Pas grumbullimit të tyre në Sheshin Skënderbej, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Ata kanë nisur lëvizjen drejt bulevardit kryesor të kryeqytetit, duke bërë thirrje në kor “Revolucion!”, “Rama ik!”, "Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë" dhe “Sara Mila, ushtare e sulltanit ke të fala nga burgu i Elbasanit".

Tubimi vijon me kërkesat për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë deri në largimin e qeverisë Rama./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

"Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë"/ Nënë Liza në protestë: Rama të kishte besë do jepte dorëheqjen

59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Nënë Liza

TIRANË- Nënë Liza, të cilës iu shembën shtëpitë disa vite më parë te “5 Maji” në Tiranë, i është bashkuar tubimit të sotën kundër qeverisë Rama. Ajo deklaroi se nuk do jepte kurrë besë për Edi Ramën, Erion Veliajn dhe qeverinë e tyre, pasi kanë vjedhur dhe mashtruar për vite të tëra, sikurse i shembi edhe shtëpinë. Në fund, Nënë Liza theksoi se të pabesit nuk i jepet besë.

“Besë të pabesit nuk i jep kush. Rama nuk ka besë prej meje për 1000 vjet. Të ishte me besë do të kishte dhënë dorëheqjen sepse kemi 2 muaj në protestë. Deputetët u fshehën si minj kanalesh. Rama do dru se ndryshe nuk del, kur kam parë se na tërhoqën zvarrë më keq s’ka. Pa e pirë një birrë dhe një darkë po ra Rama brenda nuk e lë. Kjo protestë duhej që për teatrin dhe “Astirin”. Ka shitur policinë dhe na solli në shtëpi 1000 policë”, u shpreh nënë Liza./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

1 ORE ME PARE

Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën

59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Sot mbahet protesta e 59 radhazi kundër qeverisë Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Protesta e djeshm u karakterizua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qytetarët nisën protestën që në orët e mëngjesit para Kuvendit, ku kundërshtuan zhvillimin e seancës plenare.

Zona përreth Parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie, ndërsa gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës pati tensione me efektivët. Për shkak të bllokimit të hyrjes përpara Parlamentit, protestuesit ndryshuan itinerarin dhe u shpërndanë në disa pika të kryeqytetit.

Ata marshuan pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe Rrugës së Elbasanit. Gjatë marshimit pati edhe shoqërimet e para nga policia. Tensionet vazhduan edhe më tej, pasi Policia krijoi një kordon sigurie dhe përdori spraj e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën./Dosja.al

protesta kunder qeverise tirane

Sondazh

Poll

Bie zjarr në një fermë blegtorie në Patos, dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti

Bie zjarr në një fermë blegtorie në Patos, dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën

Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Kush është vajza që do të trashëgojë 85 milionë euro të pasurisë së Jeffrey Epstein?

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?