59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Shqipëria kërkon revolucin
Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën 28 Korrik, 19:36 ...
Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën 28 Korrik, 19:36 ...
"Dënoj dhunën shtazore ndaj protestuesve"/ Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Komisioni Evropian tha se vendet në procesin e zgjerimit duhet të veprojnë në përputhje me vlerat themelore evropiane, përfshirë respektimin e parimeve demokratike, të drejtave themelore, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se masat që kufizojnë punën e mediave, nuk janë në përputhje me vlerat që priten nga vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Komisioni Evropian tha se vendet në procesin e zgjerimit duhet të veprojnë në përputhje me vlerat themelore evropiane, përfshirë respektimin e parimeve demokratike, të drejtave themelore, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.
“Përparimi në rrugën drejt BE-së kërkon një përkushtim të qartë ndaj këtyre vlerave. Prandaj, masat që mund të kufizojnë punën e gazetarëve, shkaktojnë shqetësim. Nga partnerët në procesin e zgjerimit pritet të sigurojnë që gazetarët të mund ta ushtrojnë profesionin e tyre lirisht, pa kufizime të pajustifikuara dhe të pabazuara”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se institucionet evropiane janë në dijeni të raportimeve për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe se do të vazhdojnë ta ndjekin nga afër zhvillimin e situatës. Reagimi i Brukselit vjen pasi, gjatë javëve të fundit, disa gazetarëve nga Mali i Zi iu ndalua hyrja në Serbi.
Ndalimet pasuan njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për masa reciproke, pasi autoritetet në Podgoricë ia ndaluan hyrjen kryeredaktorit të tabloidit serb Informer, Dragan Vuçeviç.
Duke iu referuar informacioneve të shërbimeve të sigurisë, Vuçiq tha se Vuçeviqit i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi dhe e cilësoi vendimin e Podgoricës si “gabim të madh”.
Më 23 korrik, drejtorit të Radio-Televizionit Podgorica, Vlladimir Otasheviç, iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare mes dy vendeve. Në fillim të korrikut, hyrja në Serbi iu ndalua gazetarit të Televizionit Vijesti, Petar Komneniq, ndërsa disa ditë më vonë edhe drejtorit ekzekutiv të BIRN-it (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) në Mal të Zi, Vuk Marash.
Në fund të majit, Agjencia për Mediat Elektronike e Malit të Zi vendosi të ndalojë për gjashtë muaj transmetimin dhe ritransmetimin e programit të televizionit serb Informer në territorin e Malit të Zi. Vendimi u arsyetua me pretendimet se përmbajtja e këtij mediumi fyente dinjitetin e popullit malazez, mohonte identitetin kombëtar malazez, nxiste gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin, si dhe cenonte dinjitetin e qytetarëve dhe institucioneve të Malit të Zi.
Më herët, disa organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias dënuan ndalimin e hyrjes së gazetarëve malazezë në Serbi. Federata Evropiane e Gazetarëve vlerësoi se masa të tilla paraqesin rrezik për gazetarinë hulumtuese, ndërsa organizatat Reporterët pa Kufij dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit u bënë thirrje autoriteteve serbe t’i shfuqizojnë këto ndalesa.
Institucionet evropiane e shohin këtë çështje edhe në kontekstin rajonal. Nga Brukseli rikujtojnë se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente të rëndësishme të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Prandaj, inkurajojmë si Serbinë, ashtu edhe Malin e Zi që t’i shmangin hapat që mund t’i rrisin më tej tensionet dhe, në vend të kësaj, të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian./REL
Foto TIRANA- Sami Bashalliu, kushëriri i Albi Bashalliut ka dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e këtij të fun...
Foto ilustruese FIER- Një i dënuar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte në Burgun e Fierit. Viktima ësh...
Foto ilustruese KOSOVA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 02:00 në rrugën "Xheladin Hana", në Ko...
Pamje DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durr&e...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijoi këtë të martë shqyrtimin e dos...
EKUADOR- Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, &eum...
Pamje ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Metalurgji. Sipas...
TIRANË- Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshm...
Foto Ilustruese Bizneset që do të kërkojnë të rinovojnë në vitin 2027 marrëveshjen e Paqes Fiskale pritet të k...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk mbështeten në të njëjtët motorë zhvillimi. Disa vende kanë ruajtur një ...