LIVE UPDATES
Aktualitet

Hasmëria s'ndalet! Kush është Kasandër Noga, nisi "karrierën" me masakrën e Sanatoriumit

Për të marrë hak, vëllai i tij, Geroni vendosi që të qëllonte për të "larë" gjakun e babait. Ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

13 Qershor 2022, 11:53 Nga k.m.
Hasmëria s'ndalet! Kush është Kasandër Noga, nisi
Kasandër Noga

TIRANË- Erion Hasanbelliu dhe i dyshuari kryesor për plagosjen e tij, Kasandër Noga kanë qenë në hasmëri për shumë vite, që prej kohës kur jetonin në Shqipëri. Ndërsa dje tërhoqi këmbëzën për t'i marrë jetën Hasanbelliut, Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut. Për të marrë hak, vëllai i tij, Geroni vendosi që të qëllonte për të "larë" gjakun e babait. Ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Ngjarja u konsiderua si masakra e Sanatoriumit. Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Ssanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Në këtë moment u kanë heque serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku, e kanë lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet burg. Megjithatë çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

Por edhe viktima, nuk ishte krejt i panjohur dhe pa “bëma” në Shqipëri. Erion Hasanbelliu dyshohet i përfshirë në Shqipëri në disa ngjarje kriminale. Ai ka qenë bashkëpunëtor në rolin e shoferit në vitin 2005, i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan. Gjithashtu, dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës, i cili humbi jetën në Anversë të Belgjikës pak muaj më parë. Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013, është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë, pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, të lartpërmendurin Julian Çela.

 

kasander noga erion hasanbelliu ekzekutohet erion hasanbelliu

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë