LIVE UPDATES
Aktualitet

3 zyrtarët e Kadastrës dhe FSHZH i marrin pronën një qytetari, Gjykata: Detyrim paraqitje

Zyrtarët Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentet dhe i kanë marrë pronën një qytetari në Tiranë.

13 Qershor 2022, 11:33 Nga k.m.
3 zyrtarët e Kadastrës dhe FSHZH i marrin pronën një
Gjykata e Tiranës

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 3 zyrtarë dhe një ish-zyrtar, pasi kanë falsifikuar dokumente dhe i kanë marrë pronën një qytetari. Zyrtarët Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentet dhe i kanë marrë pronën një qytetari në Tiranë. Por nuk dihen më shumë detaje nga hetimet që po zhvillon Prokuroria e kryeqytetit. Të tre të akuzuarit kanë dalë sot para togave të zeza, të cilat kanë vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të tre.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, me datën 19.10.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.6940 për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K. Penal , me kallëzues shtetasin P. B.

Shtetasi P.B ka kallëzuar shtetasit L.B dhe shtetasin L.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet.

Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe më pas të miratuara nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë caktuar masat e sigurisë ndaj shtetasve, si më poshtë: 1. L.B si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.penal dhe ‘‘Shpërdorimit te detyres‘‘ parashikuar në nenin 248 te K.Penal, aktualisht me detyrë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

2. R.D si person i dyshuar për veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga neni 248 te K.Penal, aktualisht me detyre prane DP AshK.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

3. Th. L i si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 të K.Penal aktualisht me detyrë pranë DP AshK.

Masa e sigurise “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

4. D.V si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal aktulaisht pa punë. Masa e sigurise “Detyrim për tu paraqitur në policine gjyqsore” neni 234. Ne vazhdim, po vijohet me ekzekutimin e Udhërit të Ekzektimit të arrestit të nxjerrë nga Prokurori Bledar Valikaj.

fondi shqiptar i zhvillimit gjykata e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit