13 Qershor 2022, 11:52
Nga j.c
Policia Elbasan
ELBASAN- Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet R. S., banues në Elbasan është shpallur në kërkim nga policia. 45-vjeçari kishte marrë një lokal të cilin e kishte përshtatur për baste sportive dhe lojra fati. Pas kontrollit nga Policia, 45-vjeçarit iu gjeten dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike që dyshohet të jetë kanabis si dhe një celular që mendohet se përdorej për bastet.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 28-vjeçari të identifikuar me inicialet N. Ll., banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular më të cilin dyshohet se vinte baste sportive. 45-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që ky shtetas kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një aparat celular me të cilin dyshohet se 45-vjeçari organizonte baste sportive. Punohet për kapjen e shtetasit R. S.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. Ll., 28 vjeç, banues në Elbasan, klient në këtë lokal, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular më të cilin dyshohet se vinte baste sportive.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 29 vjeç, banues në fshatin Crunjë, Gramsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetinm, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
policia e elbasanit elbasan
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:46
k.m.
Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me të shkuarën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:32
j.c.
Foto ilustruese
TIRANË- 53 persona janë arrestuar dhe ndjekur penalisht nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës. Gjatë fund...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:33
k.m.
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 3 zyrtarë dhe një ish-zyrtar, pasi kanë fa...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:19
k.m.
Foto ilustruese
FIER-Një 56-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Fierit. Kjo pasi 56-vjeçari, i identifiku...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:06
A.B
Zef Gjoni
BRITANI E MADHE- Zef Gjoni është dënuar me 19 vite burg në Britaninë e Madhe pasi goditi me thikë 29 herë bash...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:57
j.c.
Foto ilustruese
LAÇ- Sot është dita e Shna Ndout e cila përmbyll pelegrinazhin e 13 të martave. Me mijëra besimtarë, n...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:05
k.m.
Aleksandër Sadikajt
TIRANË- Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt në Sauk, në shtëpi iu gjet jelek antiplumb e kanabis....
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:51
A.B
Aleksander Sadikaj
TIRANË- Aleksandër Sadikaj shoqërohej me një person të njohur me pseudonimin 'Sancho'. Kështu ka deklaruar...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:46
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Nga nesër avokatët do të futen në grevë. Kreu i dhomës së avokatisë, Maks Haxhia deklaroi ...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:11
j.c
TIRANË- Vihen në pranga 13 persona, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve b...