Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në dosje flitet edhe për një borxh që sipas shokut të viktimës, Aleksandrit i kishte borxh një shtetas nga Kuçova.
TIRANË- Aleksandër Sadikaj shoqërohej me një person të njohur me pseudonimin 'Sancho'. Kështu ka deklaruar për grupin hetimor, një nga miqtë e Sadikajt, i cili humbi jetën gjatë atentatit me tritol që i bënë në kryeqytet. Balkanëeb ka siguruar dëshminë e mikut të viktimës, i cili deklaroi se 27-vjeçari shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’. Ndërsa në lidhje me bizneset që kishte arritur t’i hapte në Shqipëri viktima, shoku tha se nëna e tij ka punuar 2-3 punë në emigrim. Mes të tjerash në dosje flitet edhe për një borxh që sipas shokut të viktimës, Aleksandrit i kishte borxh një shtetas nga Kuçova.
“Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla. Me ‘Sanchon’ viktima rrinin çdo ditë bashkë, pasi kishte dy mua që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë.'- tha miku i Sadikajt.
Deklaruesi shprehet se viktima nuk i kishte borxhe asnjë njeriu, por ka dëgjuar biseda dhe i ka thënë për një shtetas që e thërrisnin me pseudonimin, “Peqja” nga qyteti i Kuçovës, i cili i kishte borxh 15 ose 19 milionë lekë të vjetra. Madje këto ditë i kishte dërguar një djalë me emrin B.Gj nga Kuçova i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe t’ja mbyllte si problem me “Peqjen”. Në kohën që i kishte dhënë paratë, ai nuk kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’ja kthente pak më vonë me kushte që t’ja jepte edhe një përqindje interesi.
Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ja jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore.
Sadikaj u vra dy ditë më parë brenda një mjeti me tritol, por nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.
Maks Haxhia TIRANË- Nga nesër avokatët do të futen në grevë. Kreu i dhomës së avokatisë, Maks Haxhia deklaroi ...
TIRANË- Vihen në pranga 13 persona, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve b...
Sherif Mukaj TIRANË- Sherif Mukaj është ekzektuar me armë zjarri. Ky është përfundimi i grupit hetimor pas konstatimit ...
Aleksander Sadikaj TIRANË- Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj ka dëshmuar se partneri i saj kishte konflikte të mëparshme. P...
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga ANTWERP- Kasandër Noga është autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjike...
Range Rover DURRËS- Hysen Pici është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. I riu u vu në pranga pak ditë më...
SKRAPAR- Andrea Ajasllani është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 43-vjeçar...
DURRËS- Seldi Dauti dhe Gani Roci janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia në Durrës pasi shisnin fara të dyshuara s...
Kanabis TIRANË- Falë operacionit policor të koduar "Portions" janë vënë në pranga tre të rinj. Marvin Metollari, Fa...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga arratisj...