LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi! I ati nuk pranon që të bijat të shkollohen, gazetarja rrëfen historinë prekëse: Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime

Gjatë shkrimit gazetarja Anila Hoxha sjell në vëmendje dobësinë e familjeve shqiptare nga paragjykimet. 

24 Gusht 2023, 21:12 Nga f.i
Gjyqi! I ati nuk pranon që të bijat të shkollohen, gazetarja
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë një çështje problematikë në rrjete sociale. Gazetarja zbulon një situatë shqetësuese të një familjeje shqiptare, e cila do të duhet që nesër të dalë para gjykatës.

Kjo për faktin se kryefamiljari nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën. Gjatë shkrimit Hoxha sjell në vëmendje dobësinë e familjeve shqiptare nga paragjykimet. 

E PLOTË: 

Histori e vështirë për tu treguar.

I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi: nesër del para gjyqtares Majlinda Dogga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse ai nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën. Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova cdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.

Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti. Në fund sollen babain. Një 44 vjecar, që mbahej përkrah nga një polic dhe duart i kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -i tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.

Cifti u martua në vitin 2001. Cifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë.

Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. ‘A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.

Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” i pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja. I ati përgjigjet “ po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”

Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet sic them unë”. Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.

Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.

“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- I thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti i tyre për ti takuar e për tu kujdesur.

Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. ‘Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej cmimi i një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë të shoqes se në prani të gjyqtares.

Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen. Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë. Kur u kthye , ai shkoi në policinë lokale , e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “nuk i tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.

Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, i kërkoi dhe nuk i gjeti. Shkoi sërish në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.

“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve . Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona.
Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara. ‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytur 42 vjecarja” .

Gjykata civile vendos mbasi i degjon te gjithe. Burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz.

Cila është e vërteta ? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo . Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.

anila hoxha familje shqiptare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje