24 Gusht 2023, 16:33
Nga f.i
foto ilustruese
FIER- Një 39-vjeçar është arrestuar në Patos të Fierit pasi përshtati lokalin për shitje të dozave të kokainës. Bëhet fjalë për Ergest Faslliaj.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 298 doza të lëndës narkotike kokainë, përzirës për këtë lëndë, peshore elektronike, para të përfituara nga shitja e dozave, një këllëf pistolete dhe 2 celularë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për një rast të përshtatjes së një lokali në Patos, për shitjen në doza, të drogave të forta, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
arrestohet pronari ne fier
Aktualitet
24 Gusht 2023, 16:20
m.s
Viktimat, Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano
ITALI- Mediat italiane kanë përcjellë lajmin e rëndë ku dy turistë italian&eum...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 16:02
m.s
rajoni i policise Vlore
VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për ...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 15:28
m.s
foto nga aksidenti
SARANDË- 17-vjeçari Elio Rr., i cili përplasi për vdekje dy turistët italianë në orët e...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 15:09
I.A
Foto Ilustruese
FUSHË ARRËZ- Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Fushë Arrëz, pasi ka rë...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 15:00
f.i
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në afërsi të kompleksit "Favina"...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:48
I.A
LAÇ- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:17
A.B
Varka
TIRANË-Bllokohen 15 mjete të tjera lundruese, si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare. 12 mjete lund...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:10
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE-Numri i kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë në...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:07
I.A
Foto ilustruese
BELSH- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Belsh. Mësohet se zjarri është ndez...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 13:34
I.A
Ilir Rrapaj
TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj ka anikmuar në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë, pasi u la në burg pë...