Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VIDEO/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi, italianët festuan ditëlindjen në Sarandë para se të humbnin jetën
Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, ishte në Shqipëri me mikun e tij, Domenico Gritto, 24-vjeç për pushime dhe për të festuar ditëlindjen.
24 Gusht 2023, 19:44Nga m.s
dy viktimat
Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, ishte në Shqipëri me mikun e tij, Domenico Gritto, 24-vjeç për pushime dhe për të festuar ditëlindjen. Mediat italiane shkruajnë se pak para se të humbiste jetën së bashku me mikun e tij Domenico Gritto, Tizzano ishte duke festuar ditëlindjen.
Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festonin ditëlindjen e këtij të fundit. Dinamika e aksidentit po hetohet nga policia lokale, e cila ka kryer konstatimet në vend. Autori 17-vjeçar u ndalua për shkelje të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e dy personave (nuk kishte leje drejtimi duke qenë i mitur) dhe për drejtim të parregullt. Ai së shpejti do të merret në pyetje.
Domenico Gritto, 24-vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, rreth orës 3 të mëngjesit, po ktheheshin me skuter në Sarandë (nga Ksamili), një qytet bregdetar shumë i preferuar nga pushuesit italianë, kur një Mercedes Benz, i drejtuar nga një 17-vjeçar i doli para.
Nga ana tjetër, 17-vjeçari që drejtonte makinën dhe një i moshës së tij kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë transportuar për në spitalin e Sarandës.