Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Konkretisht në kërkim janë shpallur Danjel Gjura, me detyrë Zëvendësdrejtor i ASHK, Dibër, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e fundit. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Të arrestuar janë Teshar Doçi (përfituesi), Fatjon Çakrri (familjar i Teshar Doçit).
TIRANË- Një operacion i gjerë policor i koduar “Tjetërsimi” ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar kriminale për tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Dibër. Blutë bëjnë me dije se pas një hetimi 7-mujor, janë ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndaj disa personave të dyshuar që kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve.
Në kërkim janë shpallur tre persona, Danjel Gjura, me detyrë Zëvendësdrejtor i ASHK, Dibër, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e fundit. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërsa të arrestuar janë Teshar Doçi (përfituesi), Fatjon Çakrri (familjar i Teshar Doçit).
Po ashtu masa e detyrimit paraqitje u vendos për 6 të tjerë, të gjithë punonjës të Kadastrës, të akuzuar për falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për: E. V me detyrë Hartograf; G. H Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve; V. Gj Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale; Xh. H., Hartografe në Sektorin e Legalizimeve; D. D Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale; F. P Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale. Në detyrim paraqitje u la edhe shtetasja E. D (bashkëshortja e Teshar Doçi), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Finalizohet operacioni i koduar “Tjetërsimi”.
Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme. Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat. Shpallen në kërkim 3 shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të një hetimi 7-mujor, me metoda proaktive, të ndjekur në koordinim me Prokurorinë e Dibrës, me objektiv dokumentimin e përgjegjësisë penale të disa shtetasve të përfshirë në mënyrë të organizuar në një skemë për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave të paluajtshme në Dibër, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Tjetërsimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:
•“Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;
-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;
-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;
-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.
•Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
•Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:
-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
pamjet TIRANË- Sot mbahet protesta e 19 ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeveris&eum...
TIRANË- Policia ka arrestuar në Malin e Zi, Besnik Kolndreu, i cili akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit&rd...
GJERMANI- Gjermania dhe Polonia, të dyja aleate të NATO-s, dëshirojnë të zgjerojnë më tej bashkëpunimin e tyre ushtara...
pamjet SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Syrit të Kaltër. Bëh...
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europ...
TIRANË- Në vitin 2014, çmimet në Shqipëri, të llogaritura sipas standardit të fuqisë blerëse, ishin sa gjysma e...
TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët n&...
pamje nga protesta TIRANË- Pas marshimit te zona e “Pallatit me Shigjeta”, turma e protestuesve ka ndryshuar drejtim, duke vijuar nj&...
TIRANË- Përpos grupit të Koçekut, më vonë edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e ...
TIRANË- Dyshimet se paratë e trafikut të narkotikëve janë investuar në ndërtim nuk mbështeten vetëm në anali...