Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
• Trupi i të riut Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur dy javë më parë është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit. • Prej dy javësh policia dhe grupi hetimor po punonte për gjetjen e trupit të tij, pasi dyshohej se Koçi ishte vrarë nga miku i tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autori i ngjarjes së rëndë. • Policia përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se trupi është gjetur në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush. • Sipas njoftimit trupi është gjetur në proces dekompozimi, ndërsa po vijojnë hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit. • Sipas policisë, personi që e ka marrë peng të riun është 41-vjeçari Armand Shakaj. • Shakaj dyshohet se është ndihmuar edhe nga një 25 vjeçar, Enea Zyferi, i cili është i vënë në pranga. • Ky i fundit ishte kamerier në lokalin në pronësi të të kërkuarit, Shakaj. Policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur. • Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. • Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit. • Eglant Koçi ishte zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka gjetur një trup të pajetë në zonën afër fshatit Cerujë, i cili dyshohet se i përket Eglant Koçit, të riut i cili rezulton i zhdukur prej dy javësh.
Policia përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se trupi është gjetur në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush. Sipas njoftimit trupi është gjetur në proces dekompozimi, ndërsa po vijojnë hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.
Sipas policisë, personi që e ka marrë peng të riun është 41-vjeçari Armand Shakaj. Shakaj dyshohet se është ndihmuar edhe nga një 25 vjeçar, Enea Zyferi, i cili është i vënë në pranga. Ky i fundit ishte kamerier në lokalin në pronësi të të kërkuarit, Shakaj. Policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur.
Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.
Si u zhduk Eglant Koçi?
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “ëillson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al
TIRANË- Policia përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë më shumë detaje mbi gjetjen e trupit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi i cili u zhduk dy javë më parë. Policia bën me dije se trupi është gjetur në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush.
Sipas njoftimit trupi është gjetur në proces dekompozimi, ndërsa po vijojnë hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.
“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.”, sqaron policia.
Si u zhduk Eglant Koçi?
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al
TIRANË- Trupi i të riut Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur dy javë më parë është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit. Prej dy javësh policia dhe grupi hetimor po punonte për gjetjen e trupit të tij, pasi dyshohej se Koçi ishte vrarë nga miku i tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autori i ngjarjes së rëndë.