Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve. Autorët e dyshuar të vrasjes Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

TIRANË- Policia ka arrestuar në Malin e Zi, Besnik Kolndreu, i cili akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e 26 prillit 2026 ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në fshatin Balldren. Sipas hetimeve, 40-vjeçari dyshohet se ka fshehur në banesën e tij automjetin që është përdorur nga autorët e krimit.
Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve. Autorët e dyshuar të vrasjes Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje. Në 2017, Kreshnik Mujeci u arrestua për vrasjen e Genc Mhillajt. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash në Mal të Jushit, më 6 tetor të vitit 2016. Njëri prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj çiftit Mujeci është djali i Genc Mhillajt, i cili mbeti i vrarë në vitin 2016.
Njoftimi i Policisë:
Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, si dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore malazeze, Policia e Malit të Zi lokalizoi dhe kapi në Ulqin një shtetas të kërkuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.
Menjëherë pas kapjes, shtetasi u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë, u bë ndalimi i shtetasit B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, ku u vranë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. K. dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarjeje, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati ndodhi rreth orës 14:50 të së dielës, 26 prill, ku si pasojë humbën jetën një çifti bashkëshortësh, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç. Çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur është qëlluar me breshëri plumbash. Pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendi i krimit pa lënë gjurmë.
Kreshnik Mujeci ka qenë më herët i arrestuar, në tetor të vitit 2017, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. Në atë kohë, ai u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Lidhur me atentatin, në kërkim janë shpallur Adriano Mhillaj 22 vjeç; Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç, të cilët sipas policisë, kanë mbajtur nën vëzhdim çiftin e bashkëshortëve dhe më pas kanë qëlluar me breshëri drejt tyre.
Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, i vrarë në vitin 2016, ndërsa dy të tjerët nipërit e tij. Për vrasjen e Mhillajt asokohe u akuzua Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci, por gjykata e Shkodrës i shpalli ata të pafajshëm dy vite më vonë.
Policia e Lezhës tha në një deklaratë për mediat se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, ndërsa zbuloi edhe lëvizjet e autorëve. Sipas policisë, tre të akuzuarit kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Kreshnik Mujecit me një automjet tip Audi A4. Më pas, me një automjet tjetër tip “Volksëagen” pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte Kreshnik Mujeci së bashku me bashkëshorten e tij, dhe kanë qëlluar me breshëri drejt tyre./Dosja.al
GJERMANI- Gjermania dhe Polonia, të dyja aleate të NATO-s, dëshirojnë të zgjerojnë më tej bashkëpunimin e tyre ushtara...
pamjet SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Syrit të Kaltër. Bëh...
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europ...
TIRANË- Në vitin 2014, çmimet në Shqipëri, të llogaritura sipas standardit të fuqisë blerëse, ishin sa gjysma e...
TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët n&...
pamje nga protesta TIRANË- Pas marshimit te zona e “Pallatit me Shigjeta”, turma e protestuesve ka ndryshuar drejtim, duke vijuar nj&...
TIRANË- Përpos grupit të Koçekut, më vonë edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e ...
TIRANË- Dyshimet se paratë e trafikut të narkotikëve janë investuar në ndërtim nuk mbështeten vetëm në anali...
TIRANË- Paralelisht, SPAK dyshon dhe vijon hetime intensive, se të ardhurat nga ky aktivitet janë investuar në Shqipëri në pasur...
pamje nga vendngjarja SARANDË-Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, ku dy persona u rrëzuan me mot...