Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm! SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Në dosjen e SPAK duket me mjaft interes edhe implikimi i Franc Çopjas, një prej të fortëve të Elbasanit, i njohur si armik i betuar i Erjon Alibejt. Hetuesit kanë zbuluar disa komunikime interesante mes Çopjas dhe Koçekut, ku flitet për investimet për pastrim parash.

TIRANË- Përpos grupit të Koçekut, më vonë edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve investuan shuma të konsiderueshme cash në projektet e ndërtimit të realizuara nga Shtufi. Në dosjen e SPAK duket me mjaft interes edhe implikimi i Franc Çopjas, një prej të fortëve të Elbasanit, i njohur si armik i betuar i Erjon Alibejt. Hetuesit kanë zbuluar disa komunikime interesante mes Çopjas dhe Koçekut, ku flitet për investimet për pastrim parash.
Pjesë nga dosja hetimore: “Në komunikimet e datës 1 shkurt 2020, Luçiano Koçeku i shkruan Franc Çopjas se dokumentacionin e kompanive e kishte “rregulluar mirë me kredi dhe letra”, duke shtuar se kishte të ardhura të deklaruara prej rreth 30 mijë euro në muaj. Disa ditë më vonë, në një tjetër bisedë, ai shprehet se zotëronte pesë kompani dhe se shumicën e tyre i kishte mbuluar me kredi, hua dhe dokumentacion justifikues. Në të njëjtën bisedë, Koçeku tregon shqetësimin për mundësinë e kontrolleve apo hetimeve që mund të ekspozonin aktivitetin e tij financiar”.
Në aksionin masiv, SPAK sekuestroi pjesërisht disa kulla luksoze në Tiranë, kompanitë zhvilluese të Shtufit dhe personave të tjerë, qindra apartamente, njësi shërbimi, garazhe si dhe kantiere ende në ndërtim. Po ashtu, janë sekuestruar qindra llogari bankare me vlera të larta. Në total, vlera përllogaritet në rreth 500 milionë euro, një shumë që përbën rekord për Shqipërinë.
Në dosjen e SPAK përshkruhet një mekanizëm i tërë tjetërsimesh, regjistrimesh dhe transaksionesh të njëpasnjëshme, që sipas hetuesve kishin si qëllim largimin e gjurmëve të burimit real të pasurisë.
Sipas SPAK, pasuritë kalonin nga një dorë në tjetrën përmes një serie veprimesh juridike që në pamje të parë dukeshin normale, por që sipas hetuesve kishin si funksion vështirësimin e gjurmimit të përfituesve realë. Më pas, këto prona përfshiheshin në projekte zhvillimi dhe ndërtimi, duke hyrë në ekonominë formale dhe duke marrë pamjen e investimeve të ligjshme.
Pjesë nga dosja hetimore: “Pas regjistrimit, copëzimet e shumta të tyre dhe më pas tjetërsimet e tyre, në format e blerjes, shkëmbimit apo formave të tjera, me qëllim vështirësimin e gjurmimit dhe përfitimin e këtyre, duke shmangur dhe shkëputur lidhjen ndërmjet banorit në emër të të cilit regjistrohen pronat dhe përfituesit fundor të tyre, që janë grupet kriminale, të cilët ose përfitojnë si pronarë për shkak të lidhjes së kontratave me shoqëri të ndryshme ndërtimi”.
“Nëse ka pasur dijeni zhvilluesi i asaj pasurie që kjo pronë ka qenë me dokumentacion të falsifikuar. Pra, duhet bërë një hetim i gjithanshëm për të vërtetuar lidhjen e investitorit me dijeninë e faktit të falsifikimit të dokumentacionit në të cilën ai po zhvillon atë punë”, u shpreh Dritan Jahja, avokat./Top Channel
TIRANË- Dyshimet se paratë e trafikut të narkotikëve janë investuar në ndërtim nuk mbështeten vetëm në anali...
TIRANË- Paralelisht, SPAK dyshon dhe vijon hetime intensive, se të ardhurat nga ky aktivitet janë investuar në Shqipëri në pasur...
pamje nga vendngjarja SARANDË-Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, ku dy persona u rrëzuan me mot...
ashk diber DIBËR- Një operacion i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit t&...
TIRANË- Ky pallat polifunksional në rrugën “Mine Peza” nuk është thjesht aktivitet zhvillimi urban, por një mek...
pamjet TIRANË- Prej më shumë se tre orësh qytetarët vijojnë të protestojnë për largimin e Kryeministrit Edi R...
TIRANË- Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmë të kësaj skeme shfaqen në disa prej zonave më të lakmuara t&e...
TIRANË- Dosja e klanit që mori jetë në takimet e ishullit të Arubas, ka në qendër të hetimit edhe Alfredo Hamzain dhe ...
pamej nga protesta TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kundër qeverisë Rama. Pjesëmarrësit kanë vazhduatr m...
TIRANË- Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve &rs...