LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm! SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 

• Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje të herëpashershme. • Tensionet kanë ardhur, pasi ish-Presidenti ka ndërhyrë në momentet që prokurori Sotir Kllapi po relatonte të dhënat e episodit të lobimit të LSI-së në SHBA. • Akuzat e Metës ndaj trupës gjykuese, ishin të ashpra, me replika të vazhdueshme me kryesuesin, Erion Bani. • Kreu i PL-së i drejtohet Banit, duke i thënë me ironi se është ekstremisht i njëanshëm, por është shumë të mirë. • Gjatë seancës, Monika Kryemadhi dhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani nuk i shpëtuan ndëshkimit me gjobë 10 mijë lekë, për shkelje të solemnitetit të gjykatës. • Ndërsa prokurori fliste, të dy nisën debatet, të cilat detyruan gjykatën të ndërhyjë me vendim për gjobë. • Prokurori Kllapi vijoi ndërkohë me relatimin, duke dhënë detaje të mënyrës se si Lëvizja Socialiste për Integrim kishte paguar në 2016-ën, 463 mijë dollarë te kompania DSIS, e cila ka deklaruar kontratat e lidhura me partinë e Ilir Metës. • Kllapi tha se kjo kompani ka siguruar takime të Metës me senatorë, anëtarë të Departamentit të Drejtësisë, me zyrtarë të Departamentit të Artit dhe Kulturës. Kompania ka vënë në dispozicion të gjitha faturat. • Në vitet 2016-2017, njerëz të kësaj kompanie kanë ardhur në Shqipëri dhe pagesat e qëndrimeve në hotel janë bërë me kartat e Ardian Shatkut, çka ka shtuar dyshimet se edhe pagesat e tjera të jenë kryer nga vetë ai. • Po ashtu SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në kuadër të procesit gjyqësor. • Sipas kërkesës së SPAK, lista e dëshmitarëve përfshin një numër të gjerë figurash politike, ish-zyrtarësh dhe personazhesh publikë, të cilët pritet të pyeten për rrethana që lidhen me dosjen hetimore. • Mes tyre përmenden emra si Kastriot Ismailaj si dhe disa ish-deputetë dhe zyrtarë të ndryshëm si Milena Harito, Luan Rama dhe Nasip Naço. • Po ashtu, në listë figurojnë edhe emra të tjerë të njohur të politikës dhe jetës publike, përfshirë Spartak Braho, Vangjel Tavo dhe Damian Gjiknuri, të cilët pritet të japin dëshmi në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me hetimin. • Ish-çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. • Ata akuzohen për aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA, apo marrëdhënien korruptive me biznesmenin Adrian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit. 

5 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, si pjesë e hetimeve që po vijojnë për çështjen në fjalë. Sipas kërkesës së SPAK, lista e dëshmitarëve përfshin një numër të gjerë figurash politike, ish-zyrtarësh dhe personazhesh publikë, të cilët pritet të pyeten për rrethana që lidhen me dosjen hetimore.

Mes tyre përmenden emra si Kastriot Ismailaj si dhe disa ish-deputetë dhe zyrtarë të ndryshëm si Milena Harito, Luan Rama dhe Nasip Naço. Po ashtu, në listë figurojnë edhe emra të tjerë të njohur të politikës dhe jetës publike, përfshirë Spartak Braho, Vangjel Tavo dhe Damian Gjiknuri, të cilët pritet të japin dëshmi në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me hetimin.

"Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni," janë emrat e kërkuar nga SPAK./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Vetëm 200 mijë dollarë janë të ligjshme"/ Gjyqi në themel ndaj Metës, prokurori Kllapi: Fatime Kryemadhi në pension, por shlyente kredi qindra mijë euro

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i

TIRANË- SPAK ka vijuar paraqitjen e akuzave dhe analizës financiare në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke ngritur dyshime mbi burimin e të ardhurave të përdorura për blerje pasurish të paluajtshme. Gjatë seancës, Prokurori Sotir Kllapi tha se në periudhat 2008-2009 Meta dhe Kryemadhi kanë jetuar në dy apartamente në ish-Bllok, ndërsa ngriti pretendime për burimin e shumave të përdorura për blerjen e tyre.

Sipas prokurorit Kllapi, një apartament ku jetonte Ilir Meta do të blihej me vlerë 400 mijë euro, ndërsa një tjetër nga Fatime Kryemadhi me vlerë rreth 300 mijë euro. Prokuroria pretendon se një pjesë e këtyre transaksioneve nuk justifikohen me burime të ligjshme financiare. Ai theksoi se shumat e parave të marra nga Monika Kryemadhi nuk janë përdorur, por janë depozituar nga Fatime Kryemadhi. 

Prokurori tha ndër të tjera se Fatime Kryemadhi jo vetëm që ka depozituar shuma cash, por të dy kreditë i ka shlyer në bankë për 7 muaj. Sipas Prokurorit në banesën e Fatime Kryemadhit janë gjetur tre fatura për tërheqjen e 235 mijë USD, por të firmosura nga personi që i shiti apartamentin bashkëshortëve Meta-Kryemadhi.

DISKUTIMET NË SEANCË:

Prokurori Kllapi: Në vitet 2008-2009, Meta dhe Kryemadhi kanë jetuar në zonën e ish-Bllokut. Meta do të blinte një apartament në rrugën “Vaso Pasha” me vlerë 400 mijë euro. Ndërsa një kat më poshtë do të blinte Fatime Kryemadhi një apartament me vlerë 300 mijë euro. Më herët, Monika Kryemadhi ka marrë disa overdrafte nga një bankë e nivelit të dytë, të cilat janë shlyer në një kohë të shkurtër nga Fatime Kryemadhi, në atë kohë pensioniste.

Ka dyshime se shumat e parave të marra nga Monika Kryemadhi nuk janë përdorur, por janë depozituar nga Fatime Kryemadhi. Në vitin 2009, bashkëshortët kanë vendosur të blejnë një banesë në shumën 400 mijë USD, ndërsa Fatime Kryemadhi 310 mijë euro.

Për shlyerjen e kësaj kontrate, Meta dhe Kryemadhi kanë marrë një kredi prej 200 mijë USD. Për shumën tjetër, kanë pretenduar se do të përdornin një shumë prej 200 mijë USD cash, që u kishte mbetur nga transaksioni i pakryer për një vilë në Qerret. Fatime Kryemadhi jo vetëm që ka depozituar shuma cash, por të dy kreditë shlyhen në bankë për 7 muaj. Në total, Fatime Kryemadhi rezulton me një disbalancë prej 810 mijë eurosh.

Mekanizmi i lidhjes së dy kontratave të ndryshme është bërë për të futur në rrugë bankare shuma monetare pa burim të ligjshëm. Meta dhe Kryemadhi nuk kishin mundësi për to, por as Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit kishte mundësi vetëm për 100 mijë euro. Në banesën e saj janë gjetur tre fatura për tërheqjen e 235 mijë USD, por të firmosura nga personi që i shiti apartamentin bashkëshortëve Meta-Kryemadhi. Rezulton që për të tre ekziston një disbalancë prej 846 mijë USD. Janë vetëm 200 mijë USD të ligjshme, të ardhura nga kredia.

Cakrani: Dëgjojeni, po flasin me perceptime.

Gjykata: Avokat, po ju tërheq vëmendjen për të tretën herë.

SPAK: Gjatë kontrollit të banesës së Fatimes janë gjetur edhe tre mandate, sikur ka bërë tërheqje në bankë. Të dyja familjet, vetëm me këto transaksione, nuk justifikojnë shumën totale prej 860 mijë dollarësh. Janë vetëm 200 mijë dollarë të ligjshme dhe nuk kanë ekzistuar shuma cash. SPAK rendit të gjitha pagesat e pajustifikuara nga çifti Meta-Kryemadhi, mes tyre pagesat për arsimimin e fëmijëve dhe pagesat në Londër: Nuk janë deklaruar shpenzimet në klinika mjekësore.

SPAK: Nuk janë deklaruar shpenzime mjekësore në Austri, të shpenzuar nga Kryemadhi, Ilir Meta, Bora dhe Era Meta. Nga të gjitha episodet, çifti i bashkëshortëve, nuk kanë bërë deklarime por s’kemi ngritur akuza për të gjitha.

Meta: Më vjen keq për tensionin artificial që u krijua, por nuk u bë për shkakun tim. Unë një shenjë bëra, nuk fola fare. Dua të jem njeri korrekt. Fuqia ime është korrektesa dhe e vërteta. Nuk ka pushtet perfekt. Zoti prokuror e nisi jo aty ku e kishte lënë. Çfarë nuk kam deklaruar unë në vitin 2020? Për çfarë akuzohem unë? Ju dëgjuat një listë me shpenzime në Londër, ua kam thënë tregojini gjykatës një shpenzim timin të padeklaruar./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje...

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje.

Bëhet me dije se gjatë zhvillimit të seancës, Gjykata vendosi të gjobisë Monika Kryemadhin dhe avokatin e saj, Kujtim Cakrani, pasi këta dy të fundit ndërhynë pa leje gjatë procedurës gjyqësore. Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy u ndëshkuan me gjobë prej 10 mijë lekësh./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit/ SPAK lexon kërkesën për gjykim, Meta- gjyqtarit: Jeni ekstremisht të njëanshëm, por jeni shumë të mirë

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i
Ilir Meta

TIRANË- Këtë enjte mbahet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj Kreut të Partisë së lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Mësohet se gjatë paraqitjes së provave, prokurori Sotir Kllapi ka deklaruar se nga verifikimi i llogarive bankare të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rezultuar se nga rreth 416 mijë dollarë të raportuara nga kompania lobuese GSIS, vetë LSI ka paguar 93 mijë dollarë.

Prokurori ka deklaruar se hetimet janë përqendruar edhe te shërbimet që kompania GSIS ka ofruar për LSI-në. Sipas Prokurorit, kompania ka deklaruar se në periudha të ndryshme ka organizuar takime për Ilir Metën me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera amerikane, përfshirë sektorin e bujqësisë.

Më tej, SPAK ka konstatuar se janë bërë pagesa edhe pas afatit të përcaktuar në kontratë dhe se kompania kishte dërguar persona në Shqipëri për angazhimet e saj, aktivitetet e të cilëve janë verifikuar nga prokuroria. Gjithashtu, sipas SPAK-ut, gjatë vizitave në SHBA, Ilir Meta ka zhvilluar takime që dyshohet se lidhen me shërbime të ofruara edhe përtej periudhës së parashikuar në kontratë.

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe Meta ndaj kryesuesit të trupit gjykues, gjyqtarit Erion Bani, pasi nuk iu dha fjala gjatë relatimit të prokurorit. Meta iu drejtua gjyqtarit, duke i thënë se: Jeni ekstremisht i njëanshëm. Më pas, Bani ka deklaruar se nëse kishte kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues, mund ta paraqiste sipas procedurës. Në fund, Meta ka vijuar duke ironizuar gjyqtar, të cilit i tha: Jeni shumë të mirë. Më e mira prej jush është Irena Gjoka.

Pjesë nga debati

Meta: kjo bëhet qëllimisht që të konfuzohet media që të mos kuptohet se po bëhet mashtrim. Mos më ndërprisni fare. Prokurori e nisi me seancën e kaluar. Rregullat i di mirë unë, gjykata duhet të jetë edhe e pavarur edhe e paanshme. Dua ti jap një përgjigje për seancën e kaluar dhe pastaj vazhdojmë sipas asaj që ka. Jeni ekstremisht njëanshëm ta dëgjojë edhe media dhe unë jam këtu si terrorist ukrainas.

Erion Bani: Gjykata vendos kush flet e kush jo, duhet të mbarojë prokuroria pastaj ju, ka rregulla procesi

Ilir Meta: Kanë tmerr nga e vërteta, kjo është paanësia e gjykatës. Jeni ekstremisht i njëanshëm.

Erion Bani: Bëj kërkesë për përjashtim trupe

Ilir Meta: S’kam asnjë kërkesë, sepse më e mira nga të gjithë ju është Irena Gjoka. Kam respekt për rregullat e ligjin, derisa zotëria e filloi me seancën e kaluar ishte e drejta ime të jepja sqarim për këtë gjë sepse gazetarët mund të ikin të lëvizin./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia(VIDEO)

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Kryemadhi shihet teksa futet në ambientet e GJKKO me një çantë me dokumente. 

Ajo dha edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët, duke u shprehur se drejtësia me statistika është me e keqe se padrejtësia./Dosja.al

ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...