Pritet miratimi i amnistisë penale/ Nis seanca plenare në Kuvend, 4 interperlanca në rend dite
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
• Seanca plenare ka nisur në Kuvend. • Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha. • Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD. • Gjithashtu interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. • Po ashtu interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se fitorja më e madhe e protestave të fundit është fakti që ato kanë mbetur paqësore dhe janë zhvilluar pa dhunë. Në replikë me opozitën, Balla u shpreh se protestuesit “ia kanë marrë sheshin” kreut të PD-së, duke e cilësuar atë si humbësin më të madh të këtyre tubimeve.
Deputeti socialist kritikoi gjithashtu përpjekjet e opozitës për tu lidhur me protestat, duke pretenduar se nuk ka precedent në vendet europiane që deputetë të partive tradicionale të marrin pjesë në protesta të organizuara nga forca të tjera politike.
Balla komentoi edhe debatin për amendamentin 17 të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka keqinformuar opinionin publik. Sipas tij, Partia Popullore Europiane, ku bën pjesë PD-ja, ka votuar kundër amendamentit të propozuar nga eurodeputeti Thomas Waitz dhe grupi i të Gjelbërve, ndërsa socialistët europianë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë e kanë mbështetur atë.
"Zonja e zotërinj deputetë, të dashur qytetarë shqiptarë, nëse ka një fitore të këtyre protestave është pikërisht fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, janë pa molotov, janë pa fishekzjarrë, janë pa dhunë, dhe mbi të gjitha, i morën sheshin atij atje. Ia morën sheshin. Të hënë për të hënë, me krushqit 40-50 veta, tani ata ta morën, ta morën Sali. Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti, Sali. Dhe gjithë kjo përpjekja, gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e SYRIT, për të çuar deputetët vjedhurazi atje atje, nuk ka asnjë rast në botë që të ketë një protestë kundër CDU-së, CSU-së, apo kundër SPD-së në Gjermani dhe nga AFD-ja.
Dhe deputetët e CDU-së të shkojnë te një protestë e AFD-së. Megjithatë, ky është një krahasim që pak e kuptojnë këtu. Sa i përket amendamentit 17, të propozuar nga Thomas Waitz dhe deputetët e tjerë të gjelbër, dëgjoje se ta kuptosh: ju për amendamentin 17 keni votuar kundër në Parlamentin Europian. Ju. Sepse Partia Popullore Europiane, në të cilën bëni pjesë, votoi kundra. Ju keni votuar kundra. Votoi— të lutem, se s'merr— s'ishte— ishte në avion ti kur është votuar. Dhe, dhe, dhe po ashtu, po ashtu, edhe Partia Konservatore, po ashtu dhe aleatja e një tjetri këtu. Kështu që ju lutem shumë, ju lutem, duhet të jeni seriozë: Partia Socialiste, Socialistët dhe Demokratët kanë votuar kundër. Ne kemi votuar pro këtij amendamenti në Parlamentin Europian, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta për të gjithë qytetarët shqiptarë," tha Balla./Dosja.al

“Zoti Bideja”, Noka dhe deputetët e PD-së rrethojnë foltoren, Peleshi ndërpret seancën
TIRANË- Deputeti Erald Kapri ngriti para Kuvendit dy çështje që, kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Deputeti kërkoi sqarime lidhur me kërcënimet e pretenduara ndaj Marjana Koçekut nga grupi i Bajrave, duke pyetur nëse asaj i është siguruar mbrojtja e nevojshme nga institucionet përgjegjëse.
Gjithashtu, Kapri u ndal te protestat kundër projektit të Zvërnecit, duke kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje ose shpërndarjen e Kuvendit.
“Nuk kemi dëgjuar nga ju në lidhje me denoncimin publik që ka bërë deputetja Koçeku se po kërcënohet nga një prej bandave të Shqipërisë. Duam të dimë nëse keni pasur kontakt, nëse Ministria e Brendshme dhe Garda e kanë marrë në mbrojtje deputeten, sepse fakti që mungon do të thotë që e ka të vështirë të kryej funksionin e saj. S’ka kuptim të miratojmë amnisti penale ndërkohë që të rinjtë dalin në shesh. Si mund të heshtë ky parlament? Kthejeni çështje dite, mocion me debat. Nëse nuk ndodh kjo, shpërndani parlamentin”, tha Kapri./Dosja.al
TIRANË- Në seancën plenare në Kuvend deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën në Kuvend me pankarta në duar, ku shkruheshin mesazhe si “Rama në burg, Belinda në burg” dhe “Na gjeni një ministri pa korrupsion”. Opozita e cilëson aksionin si një formë proteste kundër asaj që e konsideron korrupsion të përhapur në qeveri, ndërsa kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale për zyrtarët e akuzuar për abuzime.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit këtë të enjte zhvillohet protesta e 19-të ku qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim politik, luftë ndaj korrupsionit dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga drejtuesit e qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për protestat tha se kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lideri i opozitës u shpreh se kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh, ndërkohë theksoi se edhe Parlamenti Evropian kërkoi me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në parlament.
"U them unë ju, jeni damkosur, mos gënjeni shqiptarët. Sigurisht amendamenti që atakonte presidentin Trump nuk u lejua, dhe i përgëzoj ata. Nuk është lëvizje anti-Trump kjo. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar.
Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me anti-zionizëm, me asnjërën nga këto. U përpoq Edi Rama t’ua japë të gjitha. Pra, edhe njëherë, të ndërpresim çdo gjë. Të merremi me kërkesat. Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligji," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit drejtues të drejtësisë dhe zyrtarë të lartë, duke pretenduar se po fshihen emra të përfshirë në çështje të rëndësishme hetimore, ndërsa qytetarët që protestojnë po përballen me padrejtësi. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te protestat e fundit, duke deklaruar se ato lidhen me shqetësime të qytetarëve për çështje që nuk kanë marrë transparencën e duhur.
Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për mënyrën se si është trajtuar një dosje hetimore ndaj tij, duke pretenduar se janë bërë publike të dhëna të ndjeshme që lidhen me fëmijë me autizëm. Berisha tha se familjarët e tij kanë mbështetur prej vitesh familje në nevojë përmes një qendre autizmi, ndërsa pretendoi se ky veprim është interpretuar padrejtësisht si konflikt interesi.
Më tej, ai akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, duke deklaruar se po fshihen emrat e Engjëll Agaçit, Olsi Ramës dhe Damian Gjiknurit në çështje të caktuara hetimore. Duke iu drejtuar Gjiknurit në sallë, Berisha tha se emri i tij përmendet gjerësisht nga të tjerë në lidhje me këto pretendime.
"A e kuptoni apo jo se çfarë ndodh? Pse janë ata njerëz në shesh? Pse janë? Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 ton kokainë. Të paktën 7 miliardë euro. A i shihni ju ndërtimet? Dhe dëgjoni, do t’u them një gjë këtu, Altin Troplini, ta dini këtë, në dosjen e Sali Berishës ka kryer njërin prej akteve më të ulëta që mund të kryejë një hetues. Ka bërë publikë emrat e tre fëmijëve me autizëm. Asnjë nënë, asnjë baba nuk do donte kurrë të shihte emrin e fëmmijës së tij me autizëm në mediat e vendit.
Dhe pse i publikoi thoni ju? Sepse vajza dhe djali im sponsorizonin familjet e atyre, që nuk i njihnin fare, në qendrën e autizmin, të cilën e drejton bashkëshortja ime prej 20 vitesh pa asnjë shpërblim.
Dhe këtë ky Dumani juaj e konsideronte konflikt interesi dhe korrupsion, se po paguanin tre fëmijë, siç paguajnë shumë biznesmenë dhe familje të tjera njerëzit në nevojë. Kurse tani ky Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij... Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin. Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë. Shikoni tani.
Dhe kush është tani fashisti, kush është stalinisti? Qytetari që proteston në rrugë për të drejtat themelore që pa që një qytetar u zvarrit sikur të mos ishte një njeri. Qytetari që proteston në rrugë sepse në një dosje në një zonë të mbrojtur, dosja ka zero transparencë. Sepse kërkon të shohë inceneratorin e Tiranës por nuk e gjen kurrë. Sepse kërkon të shohë impiantin e ujërave të Tiranës dhe janë 120 milionë dollarë të zhdukura. Sepse kërkon të dijë se si u bë Edi Rama me sarajet 720 metra themele të gjata, më të gjata se presidenca e republikës, dhe kopshtin 8500 metër. Dhe ai nuk duket në parlament. Dhe këta mbrohen," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka debatuar në parlament me kreun e PD, Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla e sfidoi Berishën të shkonte në protestë për të parë nëse do të pranohej ose jo nga qytetarët.
“Së pari kërkesa është e formuluar gabim, e për pasojë nuk mund të merret në konsideratë nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve. Nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim të gjatë në konferencën e kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të shqyrtohen me përparësi. Nuk dëgjuam asnjë argument asnjë argument lidhur me kërkesën. Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu, i fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. I fundit, i fundit. Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj. Sali Berisha, unë të sfidoj. Sot pasdite dil. Sot pasdite shko protestë. Shkon dot në protestë? Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.
Ndërkohë, ndërkohë që personalisht, personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim, sepse kam kontribuar për një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesi thonë: Sali Berisha, në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Dhe i ftoj protestuesit, i ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim, ta marrin në shqyrtim. Hej, qesharakë më të mëdhenj, qesharakë më të mëdhenj, e mbani mend? Ditën e parë të protestës, ditën e parë të protestës, i quajte, i quajte sikur i kemi nxjerrë ne protestuesit. The kështu apo jo? Ditën e dytë të protestës, ditën e dytë të protestës, the që je kundër protestës. Ndërkohë, ndërkohë që sot, sot, del zotrote: jam përfaqësues i protestës. Edhe t’ju them të drejtën, pashë një gjë shumë qesharake në Bruksel, se pashë disa që thanë: “Kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve.” Ore, kush ju ka, kush ju ka, kush ju ka mandatuar juve? Kush? Hej, në marrëdhënie me ata djemtë dhe vajzat, ne s’kemi nevojë për ty për interlokutor. Ta dish këtë. Fare. I fundit, i fundit je ti që mund ta bësh ti ndërmjetësim me protestuesit. Prandaj, ulu këtu, uli dhe këta se le nam”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protestat e ditëve të fundit përfaqësojnë një reagim qytetar në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të drejtave themelore. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjeve dhe ndërtimin e një "narkoshteti", ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë janë mobilizuar kundër asaj që e cilësoi si një diktaturë autoritare.
Berisha u shpreh se pjesëmarrja në protesta është shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe jo e lëvizjeve ekstremiste apo antidemokratike.
"Të nderuara deputete e deputëtë, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë e cila përbën një akt cinik, një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qindra mijëra qytetarëve që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Tiranës në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare të dhunuara në mënyrë flagrante nga Edi Rama dhe klanet e tij me pushtet dhe në bodrumet e karteleve të drogës. Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të asaj përgjegjësie, që është përgjegjësia më e lartë pas përgjegjësisë para Zotit, përgjegjësisë qytetare. Qytetarët dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, absolutisht jo kurrë si një lëvizje fashiste apo antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon, që zvarrit, që shkelmon të drejtat e njeriut dhe që zvarrit qytetarët paqësorë. Kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë. A e kuptoni ju si jeni tani? Unë shoh ku i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju. Se janë trafikantët. Janë biznesmenët. Por në krye jeni ju," tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi ka nisur me tensione ditën e sotme. Shkak për tensionet është bërë, mosdhënia e fjalës për procedurë për Berishën.
Në këtë moment, Berisha ka refuzuar që të lirojë foltoren, ndërkohë që aty janë mbledhur dhe deputetët e PD-së./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit që të tërhiqet rendi i ditës. Kryedemokrati u shpreh se duhet që të dëgjohen qytetarët dhe shqetësimet e tyre, duke vënë në dukje protestat që mbahen në kryeqytet prej shumë se dy javësh. Kryedemokrati theksoi më tej se Parlamenti nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.
“Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën. Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje. Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi. Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi absoluit i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt.”, u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi pas përplasjes së ndodhur seancën e kaluar në Kuvend me Ministrin Financave se përveçse e ka kërcënuar ka përdorur edhe fjalor të shëmtuar. Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi Ministrin Malaj se ka aksesuar të dhëna mbi atë dhe familjarët e tij. Në fund Shehaj theksoi se Kuvendi nuk mund të përdoret si pronë private dhe të falsifikohen procesverbalet e të merren vendime në kundërshtim me rregullore.
“Në seancën e kaluar u konsumua një vepër penale nga Ministri i Financave Tregoi që ka akesuar informacione që lidhen me mua e familjarët e mi, i ka bërë publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar sepse kërkoja informacione në lidhje me një skandal. Ju duhet të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në këtë Parlament. Ministri jo vetëm më kërcënoi por përdori dhe fjalor të shëmtuar. Duhet që procesverbali të korrigjohet dhe të shënohet dhe çfarë tha ai. Nuk mund ta përdorni Kuvendin sikur ta keni pronë private. Falsifikoni procesverbalet, merrni vendime në kundërshtim me rregulloret”, tha Shehaj./Dosja.al

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha.
Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.
Gjithashtu Interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, po ashtu Interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa./Dosja.al
TIRANË- Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi para nisjes së seancës plenare se 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Ai theksoi më tej se nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.
“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare këtë të enjte. Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha.
Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.
Gjithashtu Interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, po ashtu Interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.
2. Njoftime.
3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian, në
kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.
4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga
një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga
deputeti Erion Braçe.
6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja
Ina Zhupa.
7. Seancë pyetje - përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar
nga deputeti Erald Kapri.
8. Projektligji “Për dhënie amnistie".
9. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i
Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".
10. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së
Shqipërisë", i ndryshuar".
11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, "Kodi Rrugor
Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar".
12. Projektligji "Për sektorin e energjisë elektrike".
13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave".
14. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën
e Shqipërisë", të ndryshuar".
15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030".
16. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit
për Ekonominë, Punësimin dhe Financat".
17. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit
për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike".
18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit
për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm".
19. Projektvendimi "Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe
Zhvillimin Rural".
20. Projektvendim "Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe
Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik".
21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al