LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë

Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2026 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 348 milionë eurosh, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

17 Qershor 2026, 07:33 Nga E.d
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në
Foto ilustruse

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 55 milionë euro, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare ishin në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin afërsisht gjysmën e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit. Pjesa tjetër konsiston kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive të zotëruara jashtë vendit.

Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2026 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 348 milionë eurosh, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit. Në vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, por, nga ana tjetër, një tendencë të ngjashme në rritje po shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2025, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë. Edhe në 2025 tremujori i parë i vitit kishte shfaqur një rënie të lehtë, por në vazhdim investimet shqiptare jashtë iu rikthyen rritjes.

Disa prej grupeve më të mëdha të biznesit në Shqipëri po kryejnë investime të konsiderueshme në tregje të huaja. Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut.

Në vitet e fundit, këto investime janë orientuar kryesisht në pasuritë e paluajtshme, duke ndjekur modelin e biznesit që grupet shqiptare kanë konsoliduar brenda vendit.

Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk detajohen për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Për këtë arsye, ende nuk ekziston një “hartë” e mirëfilltë e investimeve shqiptare jashtë, apo në cilat prej vendeve apo sektorëve po përqendrohet rritja në vitet e fundit.

Megjithatë, përveç investimeve në tregje më të largëta, të lidhura kryesisht me sektorin e real estate, disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura edhe në tregjet fqinje, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në fund të vitit 2025 investimet shqiptare në Kosovë kishin vlerën e 586 milionë eurove. Në ndarjen sektoriale, këto investime dominohen nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me afërsisht një të kartën e vlerës totale, ndërsa peshë më të ulët kanë ndërtimi, shërbimet financiare, prodhimi dhe tregtia./Monitor

investimet shqiptare rënie ekonomi

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi