Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve arriti në 115.6 në tremujorin e parë 2026, me një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një kërkesë më të lartë të konsumatorëve dhe një aktivitet më të gjallë në treg si rrjedhojë e rritjes së numrit të turistëve. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve arriti në 115.6 në tremujorin e parë 2026, me një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, tregtia shënoi zgjerim, megjithëse me ritme më të moderuara. Zhvillimi i tregtisë me pakicë është mbështetur nga të gjitha grupet kryesore të shitjeve. Në tregtinë pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 6.5% në bazë vjetore, ndërsa tregtia e karburanteve shënoi një rritje edhe më të lartë, prej 7.5%.
Brenda strukturës së konsumit, ndikimin më të madh e kanë dhënë tre kategori kryesore artikujt jo-ushqimorë, me kontributin më të lartë prej +2.5 pikë përqindje, hidrokarburet, me +2.3 pikë përqindje; dhe ushqimet, pijet dhe duhani, me +1.9 pikë përqindje.
Të dhënat historike tregojnë se tregtia me pakicë ka mbajtur ritme të qëndrueshme rritjeje gjatë gjithë vitit 2025, me një përshpejtim të lehtë në fillim të vitit 2026. Në tremujorin e parë të këtij viti, rritja prej 6.7% është më e larta krahasuar me tremujorët e mëparshëm të vitit të kaluar.
Në mënyrë të veçantë, sektori i hidrokarbureve, megjithëse ka shënuar ngadalësim krahasuar me ritmet dyshifrore të mëparshme, vijon të mbetet një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e përgjithshme të tregtisë.
Ecuria e tregtisë me pakicë konsiderohet si një tregues kyç i konsumit të brendshëm. Rritja e vazhdueshme në këtë sektor sugjeron për një kërkesë të qëndrueshme nga familjet dhe një aktivitet ekonomik që po mbështetet gjithnjë e më shumë nga konsumi për shkak të turizmit.
Megjithatë, ritmet më të moderuara në krahasim me tremujorët e mëparshëm tregojnë se zgjerimi i tregut po hyn në një fazë më të qëndrueshme, larg luhatjeve të forta, duke reflektuar një normalizim gradual të konsumit./Monitor
Foto ilustruse Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhë...
Foto ilustruse Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë m&eu...
Foto ilustruse Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e nj...
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotulli...
Foto ilustruse Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar p...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. ...
TIRANË- Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martë...
pamje nga protesat TIRANË- Mijëra protestues e kanë mbyllur sot në sheshin “Skënderbej” protestën e 17-t&eum...
pamjet TIRANË- "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", ka qenë thirrja e vazhdueshme që po përsëritin protestuesit teksa ma...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Pas një marshimi të gjatë nëpër rrugët e Tiranës, turma e protestuesve ka mbër...