30 Maj 2026, 08:26
Nga E. D
Stresi në fushatën e PD-së
TIRANË- Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka shpallur kandidaturën për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Stresi tregon se ky hap vjen si një përgjegjësi ndaj të rinjve dhe ndaj zërit të një brezi që, sipas tij, shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.
Në reagimin e tij, Stresi thekson se vjen nga realiteti i përditshëm dhe nga sfidat që përballen të rinjtë shqiptarë, ndaj synimi i tij është që zëri i tyre të dëgjohet aty ku merren vendimet. Ai shpreht më tej se nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim, por ka ardhur koha që rinia të ngrihet dhe të flasë.
Reagimi i Stresit:
Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.
Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.
Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne. Nesër Në Orën 11:00 Tek Pallati Kongreseve./Dosja.al
arkimed lushaj
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:27
E. D
Efraim Diveroli
SHBA- Trafikanti amerikan i armëve Efraim Diveroli që mori një tender nga Pentagoni dhe u përfshi në ska...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:23
E. D
Një avion pasagjerësh që fluturon me 500 nyje shpejtësi (575 milje në orë) dhe një tanker nafte që lëviz ngadal&e...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:21
E. D
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vlerësojnë se rideklarimi i pasqyrave financiare të bizneseve ...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pa...
Aktualitet
29 Maj 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Milloshi, student në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, nuk ka mundur të aplikojë përmes platformës e-...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:59
D.S
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar pas miratimit të Udhëzuesit të Praktikës Klinike “P...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:40
D.S
Eugena Tomini
TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka reaguar pas publikimit të udhëzuesit p&eum...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:26
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane po hetojnë një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës me seli qen...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:02
E.d
Peshkaqeni
VLORA- Një peshkaqen i vogël ka dalë në breg në Lungomaren e Vlorës, ndërsa ka pasur lëndime në pje...
Aktualitet
29 Maj 2026, 20:40
E.d
Foto ilustruse
EKUADOR- Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit po heton një rrjet pastrimi parash të lidhur me trafikun ndërkomb&eu...