LIVE UPDATES
Aktualitet

"Isha i zoti në atë që bëja"/ Rishfaqet trafikanti i armëve Efraim Diveroli: Në kulmin tim fitoja deri në 2 milionë dollarë në javë(VIDEO)

Diveroli tregon gjatë intervistës se kishte paditur producentët e filmit “War Dogs” dhe se kishte marrë një dëmshpërblim të konsiderueshëm, megjithëse nuk pranoi të tregonte shumën. Duke folur për periudhën e aktivitetit të tij në tregtinë e armëve, Diveroli tha se në kulmin e biznesit kompania e tij fitonte deri në 2 milionë dollarë në javë. 

30 Maj 2026, 07:27 Nga E. D
"Isha i zoti në atë që bëja"/ Rishfaqet trafikanti
Efraim Diveroli

SHBA- Trafikanti amerikan i armëve Efraim Diveroli që mori një tender nga Pentagoni dhe u përfshi në skandalin e ripaketimit të fishekëve kinezë në Shqipëri si fishekë europianë, është shfaqur sërish në publik. Me anë të një interviste në rrjetet sociale, Diveroli flet për tregtinë e armëve dhe sa fitiprurëse ishte ajo për të, që në fillime.

Trafikanti amerikan i armëve, historia e të cilit u kthye më vonë edhe në filmin hollivudian “War Dogs”, pranon në intervistë se personazhi i interpretuar nga aktori Jonah Hill është bazuar tek ai.

“A e ke parë ‘War Dogs’? Ai jam unë”, thotë Diveroli në nisje të bisedës.

Diveroli tregon gjatë intervistës se kishte paditur producentët e filmit “War Dogs” dhe se kishte marrë një dëmshpërblim të konsiderueshëm, megjithëse nuk pranoi të tregonte shumën. Duke folur për periudhën e aktivitetit të tij në tregtinë e armëve, Diveroli tha se në kulmin e biznesit kompania e tij fitonte deri në 2 milionë dollarë në javë. 

Diveroli foli edhe për periudhën e burgimit, ku kaloi katër vite pas hekurave për shkak të çështjeve që lidhen me aktivitetin e tij. Në fund të intervistës, Diveroli tregoi se sot, ai drejton “The Diveroli Investments Group”, një kompani familjare investimesh që fokusohet kryesisht te kompanitë e vogla. Diveroli tha se askush nuk e ka akuzuar ndonjëherë se u ka humbur para investitorëve.


Intervista: 

Gazetari: Çfarë bën për të jetuar?

Efraim Diveroli: A e ke parë “War Dogs”?

Gazetari: Po, sigurisht.

Efraim Diveroli: Ai jam unë.

Gazetari: Kush?

Efraim Diveroli: Jonah Hill më luan mua.

Gazetari: Vërtet?

Efraim Diveroli: Po.

Gazetari: Si e ke emrin?

Efraim Diveroli: Efraim Diveroli.

Gazetari: Uau. “War Dogs” është në fakt një nga filmat e mi të preferuar. A të bezdis nëse të bëj disa pyetje për filmin? Për çfarë është e saktë dhe çfarë jo?

Efraim Diveroli: Vazhdo.

Gazetari: Çfarë mendon se kanë bërë saktë? Dhe ku mendon se gabuan?

Efraim Diveroli: Historia u tregua nga këndvështrimi i një personi me të cilin pata një prishje marrëdhëniesh, fatkeqësisht. Prandaj nuk mendoj se ishte një karakterizim i saktë. Sigurisht që gjithçka u ekzagjerua dhe ndodhën shumë gjëra të çmendura. Më portretizuan si një tip mashtrues, si dikush që kishte vetëm një hile. Por në realitet, unë kam bërë 150 kontrata me qeverinë. U auditova për gjashtë muaj para se të merrja atë kontratë.

Gazetari: Meqë ra fjala, a e padite “War Dogs”?

Efraim Diveroli: Po.

Gazetari: Sa para fitove nga kjo?

Efraim Diveroli: Nuk mund ta zbuloj shumën, por ishte një shumë e konsiderueshme.

Gazetari: Në atë kohë, ti ishe trafikanti më i ri i armëve në histori, apo jo?

Efraim Diveroli: Gjoja.

Gazetari: Sa para fitove duke bërë atë punë?

Efraim Diveroli: Në një moment po fitonim 2 milionë dollarë në javë.

Gazetari: Çfarë të frymëzoi në atë biznes? Dhe çfarë pe ti që të tjerët nuk e panë?

Efraim Diveroli: Ishte një mundësi unike. Nuk kishte shumë njerëz në atë lojë në atë kohë, si të thuash.

Gazetari: Sepse kur isha 21 vjeç, gjithçka që më interesonte ishte basketbolli dhe të ndiqja vajzat. Kur ti ishe 21 vjeç, çfarë të shtyu të doje të bëheshe tregtar armësh?

Efraim Diveroli: Edhe unë bëja pak qejf. Xhaxhai im kishte diçka dyqan armësh. Mua më pëlqenin shumë armët dhe kjo më tërhoqi. U lidha pas asaj bote. Dhe isha i zoti në atë që bëja.

Gazetari: Dhe më pas, fatkeqësisht, përfundove për pak kohë në burg për shkak të kësaj, apo jo?

Efraim Diveroli: Katër vite. Mendoj se gjithë ai miti për “club fed” dhe gjëra të tilla është komplet budallallëk.

Gazetari: Çfarë po bën tani? Dhe cili është hapi tjetër për ty?

Efraim Diveroli: “The Diveroli Investments Group”. Është kompania ime familjare e investimeve. Investojmë shumë në treg, veçanërisht në kompani më të vogla. Marrim edhe role të tipit aktivist në investime.

Gazetari: Dhe pse njerëzit duhet të të besojnë ty me paratë e tyre?

Efraim Diveroli: Askush nuk më ka akuzuar ndonjëherë se i kam humbur qoftë edhe një qindarkë të kuqe dikujt.

Efraim Diveroli ishte një trafikant armësh nga Florida. Ai ishte presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Shqipëri për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë. Me këto para, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kërkoi të furnizojë forcat afgane të sigurisë me municione, por Diveroli shkeli embargon e SHBA-ve ndaj municioneve dhe armëve kineze. Fishekët kinezë manipuloheshin me ambalazh tjetër në Gërdec./Dosja.al

 efraim diveroli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet