LIVE UPDATES
Aktualitet

Studentët e sistemit serb mbeten jashtë ndihmës së Qeverisë/ Analiza: Diskriminim apo rregull ligjor?

Universiteti në Mitrovicë të Veriut funksionon në sistemin e Serbisë dhe aktualisht nuk ka lidhje me sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

29 Maj 2026, 23:00 Nga E.d
Studentët e sistemit serb mbeten jashtë ndihmës së
Foto ilustruse

Milloshi, student në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, nuk ka mundur të aplikojë përmes platformës e-Kosova për ndihmën e Qeverisë në detyrë të Kosovës, pasi Fakulteti i tij Juridik nuk është i akredituar në Kosovë. Universiteti në Mitrovicë të Veriut funksionon në sistemin e Serbisë dhe aktualisht nuk ka lidhje me sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Milloshi vlerëson se përjashtimi i të rinjve që studiojnë në sistemin serb në Kosovë nga programi i ndihmës financiare të Qeverisë, është një formë diskriminimi, por, siç thotë ai, nuk është i befasuar.

“Nga këndvështrimi i studentëve serbë, ky është diskriminim, por nga këndvështrimi i palës së Prishtinës nuk është”, thotë Milloshi, duke shtuar se pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë arsimohen në kuadër të sistemit serb dhe se e kupton që ai nuk është i pranueshëm për Kosovën.

“Kështu qëndrojnë gjërat në terren”, thotë ai.

Sanja, e cila studion në Universitetin në Mitrovicë të Veriut, thotë gjithashtu për Radion Evropa e Lirë se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës është i pritshëm, pasi studentët serbë arsimohen në një sistem tjetër. Të gjitha institucionet arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë - nga institucionet parashkollore deri tek universiteti - funksionojnë në sistemin e Serbisë.

Në muajt e fundit është përmendur gjithnjë e më shpesh integrimi i tyre në sistemin e Kosovës - gjë që refuzohet nga komuniteti serb. Përndryshe, institucionet arsimore dhe shëndetësore janë pothuajse të vetmet që funksionojnë ende në Kosovë sipas sistemit serb, pasi autoritetet kosovare i kanë mbyllur të tjerat, duke i konsideruar si paralele dhe ilegale.

Në këtë kontekst, Sanja thotë se pjesëtarët e komunitetit serb nuk i shohin hapat e autoriteteve kosovare si qëllimmira dhe se kjo vlen edhe për programin e ndihmës për studentët.

“Ne me shumë dëshirë qëndrojmë në këtë sistemin tonë [serb]. Aplikimi për ato 100 euro ndihmë do të sillte një lloj pasigurie, për shkak të temës aktuale të integrimit”, thotë Sanja.

Kush mund të aplikojë për ndihmë nga Qeveria në detyrë e Kosovës?

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që qytetarëve nga disa kategori, përfshirë studentët, t’u ndajë nga 100 euro ndihmë të njëherëshme. Ky hap i autoriteteve kosovare është kritikuar ashpër nga opozita dhe shoqëria civile, pasi është marrë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. 

Studentët mund të aplikojnë për këtë ndihmë përmes platformës e-Kosova, duke përdorur formularin për shtetasit e Kosovës ose formularin për shtetasit e huaj që studiojnë në Kosovë. Megjithatë, kushti kryesor është që fakulteti ku studiojnë, të jetë i akredituar në Kosovë.

Kjo, në praktikë, do të thotë se shqiptarët nga Lugina e Preshevës në Serbi, të cilët studiojnë në Kosovë dhe nuk kanë shtetësi të Kosovës, mund të aplikojnë për ndihmë financiare, ndërsa serbët nga Kosova nuk e kanë këtë të drejtë, sepse universiteti ku studiojnë kryesisht, nuk është i akredituar. Kjo nuk është hera e parë që studentët serbë përjashtohen nga programe të tilla.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në maj të vitit 2022, kur Qeveria e Kosovës ka dhënë të njëjtin arsyetim - që Universiteti në Mitrovicë të Veriut nuk është i akredituar nga institucionet e Kosovës.

Edhe pse Kosova i konsideron institucionet që punojnë në sistemin serb si të paligjshme dhe paralele, në praktikë ka raste kur Universiteti i Mitrovicës së Veriut është pranuar në një formë, përmes vendimeve politike.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për verifikimin e diplomave nga Universiteti në Mitrovicë të Veriut, në mënyrë që të diplomuarit të mund të punësohen në sistemin e Kosovës.

Po ashtu, në mes të marsit të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës, si dhe të njohë letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe, për të zbutur pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe automjetet.

Këto leje qëndrimi u dedikohen kryesisht profesorëve dhe studentëve që studiojnë në Universitetin në Mitrovicë të Veriut.

Nuk ka reagime nga përfaqësuesit politikë serbë

Deputetët e legjislaturës së kaluar në Kuvendin e Kosovës nga radhët e komunitetit serb, apo përfaqësuesit serbë në Qeverinë në detyrë nuk kanë reaguar ndaj faktit se studentët që ndjekin mësimin në gjuhën serbe janë përjashtuar nga programi i ndihmës së Qeverisë së Kosovës.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës – ka pasur nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend i ka takuar Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.

Rashiq, aktualisht, është pjesë e Qeverisë në detyrë si ministër për Komunitete dhe Kthim, por nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje për Radion Evropa e Lirë.

REL-i nuk ka marrë përgjigje as nga Lista Serbe.

Sektori civil: Studentët, viktima kolaterale

Nga ana tjetër, një grup organizatash joqeveritare serbe ka reaguar ndaj përjashtimit të studentëve që ndjekin mësimin në gjuhën serbe nga programi i ndihmës i Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Në një deklaratë, të nënshkruar nga Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike (ACDC), Dija Shoqërore për Përgjegjësi dhe Transparencë të Vërtetë - SOKRAT, Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë - CSD dhe Qendra Gjithëpërfshirëse e Grave, ndër të tjera, thuhet se një vendim i tillë i Qeverisë përbën diskriminim dhe jo lëshim teknik.

“Masa, kriteret e së cilës për qasje në ndihmë sociale prodhojnë pasoja negative në mënyrë disproporcionale për studentët që studiojnë në gjuhën serbe, është një formë e diskriminimit indirekt. Studentët që studiojnë në gjuhën serbe i ushtrojnë të drejtat e tyre përmes sistemit arsimor të Republikës së Serbisë, i cili është legjitim dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, thuhet në deklaratë.

Stefan Stojanoviç, nga organizata SOKRAT, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se është e papranueshme që studentët të jenë “viktima kolaterale të çështjeve politike të pazgjidhura”.

“Në vend të mbështetjes për të rinjtë, po dërgohet sërish një mesazh ndarjeje dhe përjashtimi. Një qasje e tillë thellon më tej mosbesimin dhe ndjenjën e pasigurisë te komunitetet joshumicë. Nevojiten zgjidhje që do t’i garantojnë çdo studenti të drejta të barabarta dhe një pozitë dinjitoze, pavarësisht gjuhës së arsimit apo kornizës institucionale ku studion”, thotë ai.

Sektori civil ka kërkuar, gjithashtu, që të ndërpritet praktika e përdorimit të kritereve administrative për përjashtimin e tërthortë të komunitetit serb nga masat sociale dhe, deri në zgjidhjen e çështjeve statusore përmes dialogut, të vendosen mekanizma kalimtarë.

Autoritetet në Kosovës vazhdimisht mohojnë se bëhet fjalë për masa përjashtuese ndaj komunitetit serb./REL

mitrovicë kosova student

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet