LIVE UPDATES
Aktualitet

Terapia hormonale për të miturit/ Deklarata e zëvendësministres: E miratuam sepse..

Në një intervistë në A2 CNN, Tomini ka sqaruar se dokumenti nuk është një protokoll trajtimi, por një udhëzues orientues i bazuar në rekomandime ndërkombëtare dhe praktika klinike.

29 Maj 2026, 21:40 Nga D.S
Terapia hormonale për të miturit/ Deklarata e
Eugena Tomini

TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka reaguar pas publikimit të udhëzuesit për terapinë hormonale nga ministria. Në një intervistë në A2 CNN, Tomini ka sqaruar se dokumenti nuk është një protokoll trajtimi, por një udhëzues orientues i bazuar në rekomandime ndërkombëtare dhe praktika klinike.

Zëvendësministrja sqaroi se ky dokument, i hartuar nga Shërbimi Universitar i Endokrinologjisë në QSUT, ka si qëllim të udhëzojë bluzat e bardha në trajtimin e rasteve që kanë nevojë për këshillim apo vlerësim të terapisë hormonale. Ajo shtoi se ky hap është pjesë e përpjekjeve për të përafruar legjislacionin dhe standardet tona mjekësore me direktivat e Bashkimit Evropian.

Pjesë nga dekarata e zv,ministres: 

"Element tepër i rëndësishëm i udhëzuesit është edhe konsenti individual për informimin se cilat janë procedurat dhe cilat janë benefitet, por njëkohësisht ky konsent jepet nga një individ adult dhe pa diskutim që udhëzuesi reflektohet vetëm për moshën adulte. Konsent individual dhe mosha adulte është mbi 18 vjeç. Është konsent i individit që individi është i maturuar, është adult i cili do t'i japi konsentin nëse jemi brenda këtij grupi popullate target. Nuk ka asnjë element që udhëzuesi reflekton. Po të hyni në detaje të udhëzuesit që të reflektojë dhe të ndajë kategoritë moshore për të cilat reflektohet nëse do të kemi terapi hormonale apo jo.

Ne nisemi jo vetëm nga direktiva të Bashkimit Europian, jo vetëm nga akte të cilat përsëri do të përvijojnë në kuadër të përafrimit të direktivave. me Bashkimin Europian, hapa të cilat pasojnë njëri mbas tjetrit në drejtim të arritjes së finishit, atë të aderimit në Bashkimin Europian. Sigurisht që elementë të tjerë të shëndetit apo të shëndetit publik apo të Ministrisë së Shëndetësisë në përgjithësi i atribuohen edhe shumë udhëzues të tjerë apo protokolle klinike, të cilat sigurisht plane veprimi strategji që ecin me të njëjtin hap në drejtim të direktivave të Bashkimit Europian.

Është një udhëzues i cili është hartuar nga shërbimi universitar i endokrinologjisë pra në Qendrën Spitalore Universitare dhe është një grup pune, i cili e ka orientuar hartimin e një udhëzuesi të tillë. Sigurisht që ka kaluar strukturë të cilën siç është agjencia kombëtare e akreditimit në drejtim të profilit që jep udhëzuesi dhe kur themi që është një udhëzues dhe nuk është një protokoll, nuk ka asnjë element referues për sa i përket medikamenteve hormonalë, sepse duhet të kemi një plan të mirëfilltë për përfshirjen dhe për futjen në zbatim të këtij udhëzuesi që më pas nesër do të kërkojë elementë të tjerë administrativ.", tha zv,ministrja./Dosja.al

eugena tomini qsut ministria e shëndetësisë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet