LIVE UPDATES
Aktualitet

Dumani: Bengasi donte t'i vrisja ish-gruan për 120 mijë euro, e tradhëtoi me shokun e ngushtë

Dhunimi ndodhi nga dy djem që kishte punësuar Dumani, por avokati nuk ishte i kënaqur dhe këtu i kishte bërë ofertën për ta eliminuar krejtësisht në këmbim të 120 mijë eurove.

19 Maj 2022, 23:31 Nga DOSJA
Dumani: Bengasi donte t'i vrisja ish-gruan për 120 mijë euro, e
Alban Bengasi

TIRANË- Nuredin Dumani tregon se avokati Alban Bengasi i kishte premtuar 120 mijë euro në këmbim të vrasjes së ish-gruas së tij, Blerta Bengasi. Në rrëfimin përpara prokurorëve të SPAK, Dumani tregon se Bengasi nuk e donte më gjallë ish-gruan e tij pasi ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë. Dhunimi ndodhi nga dy djem që kishte punësuar Dumani, por avokati nuk ishte i kënaqur dhe këtu i kishte bërë ofertën për ta eliminuar krejtësisht në këmbim të 120 mijë eurove. Por, Dumani thotë se nuk kishte pranuar, pasi ai nuk e bënte dot një gjë të tillë me një grua.

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444. Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit ja di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte një fiat punto ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë 020DI por s’jam i sigurt për këtë gjë. Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë. Unë i thash që nuk e kam me qef me e rraf, por do e diskutojmë që ti çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t`ja bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Këtë punë Festimi donte shumë që tju realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, ju prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500.000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për ti mësuar intenerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thash Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mirë. E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri çfarë bën. Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë tek një byrektore një kioskë njëkatëshe afër një shkolle, ajo rruge ka qenë mbrapa ish tregut elektrik mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas tek Tegu. Ajo merrte çdo ditë byrek aty, ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e 2 me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj. Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që ti thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Duke e ndjek gruan unë e pash në fakt edhe të dashurin që vinte tek shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë. Ishte një burrë rreth të 45 – 50, trup i shëndosh i madh. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare. Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër por nuk e diskutuam më këtë gjë. Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush. Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës. Gjatë rrugës Festimi me tha pse se mere atë punë pasi ai është robi jonë dhe do na bënte shumë ndere dhe punë të tjera se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe unë për atë punë e mbaj afër atë. Ai pinte shumë mall, kokainë. E mbyllëm si muhabet dhe se hapëm më.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj