LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT dhe SHËNJESTRAT. Ndihma nga 'shteti'

Në të paktën 5 qytete të vendit, Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë kanë zbarkuar forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA për të finalizuar 32 urdhër-arreste. Të gjitha u firmosën nga gjyqtarja e gatshme e GJKKO-së Atalanta Zeqiraj pas kërkesës nga disa prokurorë të SPAK-ut.

19 Maj 2022, 18:52 Nga DOSJA
Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit

TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të njëjtën gjë për të fundosur ‘shefat’ e tyre, por këtë herë me drejtësinë. Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj, dy personat që u arrestuan mbrëmjen e 29 marsit pas një plani për një atentat që nuk u realizua, kanë vendosur të flasin duke bërë që dosjet e ‘harruara’ të rikthehen para togave të zeza. Dëshmitë e tyre kanë zbardhur ngjarje kriminale që datojnë që nga viti 2011, kanë shpalosur armiqësitë mes grupeve kriminale të ndara ne tre pika kyçe të Shqipërisë, Durrësi, Laçi e Elbasani. Urdhrat i jepnin ‘kokat’, ata vetëm i zbatonin. Në ato raste kur nuk bëheshin vetë pjesë e ekzekutimit, gjenin ‘punëtorë’, të cilët ishin të ndarë në tetë klane! Një grup paguante për të eliminuar kundërshtarët dhe kështu vijonte lufta mes bandave në sy të shtetit dhe jo në pak raste, me ndihmën e tij.

Në të paktën 5 qytete të vendit, Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë kanë zbarkuar forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA për të finalizuar 32 urdhër-arreste. Të gjitha u firmosën nga gjyqtarja e gatshme e GJKKO-së Atalanta Zeqiraj pas kërkesës nga disa prokurorë të SPAK-ut. Fati i keq i kriminelëve ky sepse vetëm 3 ditë më parë, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u përball me procesin e Vettingut dhe e kaloi. E mesa duket puna e parë që ka bërë pas rikonfirmimit ka qenë goditja e grupeve që e kanë kthyer Shqipërinë në terrenin ku hedhin ushtarët për të sulmuar kundërshtarët. Në total janë ekzekutuar vetëm 18 urdhër arreste, nëntë prej të cilëve ndodheshin pas hekurave për ngjarje të tjera kriminale.

Kontrolle janë ushtruar edhe në hotelin e Ervis Martinajt, emri i të cilëve renditet mes të shumëkërkuarve, por ky i fundit nuk ndodhej aty. Megjithatë Policia ka gjetur maska dhe sende të dyshimta, të cilat janë sekuestruar për t'u përdorur si prova. Suel Çela e Talo Çela janë dy të tjerë të shumëkërkuar që kanë lënë ‘thatë’ efektivët. Talo Çela tregoi se nuk e ka marrë kot pseudonimin hije! Edhe pse SPAK kishte kohë që e përgjonte dhe e mbante nën vëzhgim sërish nuk ia ka dalë që ta kapte. Nga përgjimet u lokalizua vendodhja e Talo Çelës, por nuk u gjet kur shkoi SPAK dhe FNSH. S'dihet se ku ka ikur... 

Kamer Mehja dhe Fatos Gogo gjithashtu janë dy persona të tjerë që ende nuk janë kapur.

Cilat janë ngjarjet që u zbërthyen nga dëshmitë?

1. Talo Çela ka vrarë Fatmira Dedën, nënën e Ervis Dedës, një trafikant droge që u eliminua në vitin 2012. Një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj që ja vranë e nuk po gjente dot autorët, Çela ka masakruar me thikë 60-vjeçaren teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj. Në vrasjen e djalit të saj kanë marrë pjesë Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli.

2. Elio Bitri është personi që i ka vendosur 2.8 kilogramë tritol vilës së të shumëkërkuarit Talo Çela. Në dëshminë e Nuredin Dumanit ka dalë emri i Bitrit si ekzekutor i ngjarjes. Ky urdhër mësohet të jetë dhënë pasi Çela ka tentuar të vrasë Florenc Çapjan, plan që mbeti në tentativë.

3. Ardian Uzuni, është paguar për të vrarë “të fortin” e Tropojës, Filip Gjeloshi. Në dosjen e SPAK përshkruhet me detaje dhe kontraktimin e Uzunit për të hequr qafe një nga personazhet më të njohur të Tropojës. Por kjo nuk është historia e vetme për të cilën 56-vjeçari do të përballet me drejtësinë, pasi më parë është dënuar për tentativën e eliminimit të Edmond Çakmashit. Megjithatë ende nuk dihet se kush ishte personi që nuk e donte gjallë Gjeloshin dhe mbi të gjitha: përse?

4. I shpalluri në kërkim, Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Sanxhaktari ndodhet pas hekurave për vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Florjan Lamçe.

5. Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë. "Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, doja konflikt me Ervis Martinajn," - mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. 

6. Vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela është vrarë nga Besjan Xhixha dhe një tjetër i shpallur në kërkim. Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. 62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar. Xhixha është arrestuar në qershor të vitit 2021. Ai u vu në pranga për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Viktor dhe Besmir, ngjarje e ndodhur në Durrës.

7. Suel Çela është personi që ka urdhëruar vrasjen e administratorit të një shkolle private në Tiranë, biznesmenit Lulzim Masha, ngjarje për të cilën është vënë në pranga i riu Skerdi Tase që u përdor si 'doras'. Por Tase nuk ka qenë vetëm në këtë ngjarje. Ai ishte i shoqëruar nga Henrik Hoxhaj dhe pikërisht ky i fundit ka nxjerrë emrin e Suel Çelës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat, por para grupit hetimor është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person. 

Por a mund të realizoheshin krimet pa një ‘shërbëtor’ në radhët e shtetit?

Sigurisht që jo dhe ndëhmësi i bandave kriminale, të paktën deri më tani është zbuluar se ka qenë shefi i krimeve në Komisariatin e Lezhë, Leinard Palushi. Nga zyra si nëpunës shteti, Palushi ishte kthyer në shërbim të bandave dhe jo pak herë u kishte ardhur në ndihmë atyre. Një prej rasteve që tashmë është zbuluar, ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur më 20 korrik të vitit 2020 tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’. Sipas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj, Palushi ka qenë personi që ka vënë armën e zjarrit në servisin e Albert e Seit Manhasës, babë e bir. Për pasojë, të dy u vunë në pranga, por më vonë u liruan për mungesë provash. Palushi ka parë me sy edhe vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 28 shtator të vitit të shkuar.

Një krimineli i duhet një avokat, siç ishte edhe Alkond Bengasi, por jo dhe aq i mirë kur vjen puna per të mbrojtur veten.

Bengasi mendohet se ka manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pas divorcit me gruan e tij, Blerta Bengasi në vitin 2020, me të cilën ka dy djem, 9 dhe 20 vjeç, pakët nisën përplasjet. Pas 19 vitesh martesë, të dy u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët cdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por që nga muaji mars i atij vitit, ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia kishte lënë më të ëmës t’i shihte fëmijët. Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar. Mbaroi me kaq? Jo! Në maj të vitit 2020, kësaj herë avokati Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur, gjë që e çoi aty ku nuk mbante më. Në dosjen e SPAK, raportohet se Bengasi kishte kërkuar nga anëtarët e një bande kriminale që të hidhte në erë makinën e ish-gruas. Jo për ta lënduar, por për ta trembur. 

Bilanci i operacionit:

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit: 

1.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2.    Leonard Palushi, 41 vjeç
3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
7.    Agron Qoli, 52 vjeç
8.    Agron Qafa, 48 vjeç
9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion