LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-E PLOTË/ 32 emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, 14 shijojnë ende lirinë

Lista nis me vetë të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Në to janë emrat e personave të prangosur dhe të 14 të tjerëve që ende shijojnë lirinë.

19 Maj 2022, 22:26 Nga DOSJA
DOSJA-E PLOTË/ 32 emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, 14
SPAK

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ku renditen emrat e 32 personave që janë vënë nën akuza për vrasje, grup të strukturuar kriminal e shumë të tjera. Lista nis me vetë të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Në to janë emrat e personave të prangosur dhe të 14 të tjerëve që ende shijojnë lirinë.

PJESË NGA DOSJA:

1. Nuredin Dumani, i datëlindjes 26.04.1987, i biri i Agim  dhe i Sajme, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Durrës, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim 8-vjeçar, i papunë, me status civil i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, identifikuar nga letërnjoftimi me numër personal I70426057S, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1.1          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

1.2          “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

1.3          “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 , 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.4          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

1.5          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.6          “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.7          “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.8          “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Bera), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.9          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.10        “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.11        “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.12        “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.13        “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

1.14        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.15        Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.16        “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.17        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal.

2. Henrik Hoxhaj, i datëlindjes 01.07.1982, i biri i Sali dhe Fiko, lindur dhe banues në Fier, Lagjja 15 Tetori, Rruga: “Rauf Nallbani”, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i pa punë, me status civil i divorcuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, identifikuar nga sistemi me numër personal I20701099K, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

2.1          “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

2.2          “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave,   e kryer  më shumë se një herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të  kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Kodit Penal.

2.3          “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

2.4          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, “Grup i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2.5          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

2.6          Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

2.7          “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2.8          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

3. Eljo (Ervis) Bitri, i biri i Nazmi dhe i Minushe, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues  në Gostimë, Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

3.1          “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.2          “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

3.3          “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).

3.4          Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.5          “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.6          “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.7          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

4. Festim Qoli, i biri i Alush dhe i Nadire, i datëlindjes 30.12.1974, banues në Durrës, me nr. personal H41230056Ë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

4.1          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279,  28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

4.2          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Elvis Dedaj, finalizuar në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

4.3          “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

4.4          “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

5. Alban Bengasi, i datëlindjes 31.12.1973, i biri i Dilaverit dhe i Tefta, me nr. personal H31231094P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

5.1          “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

6. Petrit Qoli, i biri i Alush dhe i Nadire, i datëlindjes 22.05.1971, lindur dhe banues në Durrës, me nr personal H10522082V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

6.1          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279,  28/4, 333/a /2 dhe 334, të Kodit Penal.

7. Agron Qoli, i datëlindjes 18.01.1970, i biri i Musa dhe Azbije, lindur dhe banues në Durrës, me nr. personal H00118134Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

7.1          “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279,  28/4, 333/a/12 dhe 334, të Kodit Penal.

8. Ervis Martinaj, i biri i Mustafa dhe i Vasilika, i datëlindjes 06.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë Kuqe Kurbin, me nr. personal I21006047L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

8.1          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.

9.            Elvin Merlika, i biri i Afrim dhe Hyrije, i datëlindjes 13.02.1978, lindur dhe banues në Mamurras, me nr. personal H80213079A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

9.1          “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

10.          Alket Xhixha, i datëlindjes 03.08.1983, i biri Xhelal dhe Hurme, lindur dhe banues në Fushë – Krujë, me nr. personal I30803072A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

11.          Marjus (Suel) Lulaj (Çela), i biri i Petrit dhe i Hene, i datëlindjes 19.07.1988, lindur dhe banues në Elbasan, me nr personal I80719083F, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

11.1        “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

11.2        “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

12.          Agron (Kamber) Mehja, i biri i Xheladin dhe i Myzejen, i datëlindjes 29.03.1966 lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal G60329054D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

12.1        “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

13.          Aleks Çela alias (Tom Qorri), i datëlindjes 07.09.1979, i biri i Baki dhe Pranvera, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale:

13.1        “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

14. Ilirian Feçi, i datëlindjes 15.06.1975, i biri i Haxhi dhe i Shelqere, lindur në Kavajë, me nr. personal H50615129N, i dyshuar për veprat penale të:

14.1        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15. Gentian Sharra, i datëlindjes 14.07.1974, i biri i Mustafa dhe i Nigjare, lindur në Elbasan me nr. personal H40714128G, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

15.1        Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

15.2        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.3        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.4        “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.5        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan–Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

16. Agron Qafa, i biri i Ali dhe i Behije, i datëlindjes 17.09.1974 lindur në Elbasan dhe banues në Durrës, me nr. personal H40917078G, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

16.1        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

17. Asllan Plaku, i datëlindjes 26.07.1992, i biri i Belul dhe i Shqiponja, banues në Shën Vlash, Durrës, me nr. personal J20726078Ë, i dyshuar për veprën penale:

17.1        “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të  kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal.

18. Talo Çela, i datëlindjes 07.11.1971, i biri i Jonuz dhe i Bajame, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal H11107011R, person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

18.1        Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

18.2        “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

18.3        “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.4        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.5        “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.6        Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

18.7        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.8        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal.

18.9        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

19. Agim Gjini, i datëlindjes 13.07.1975, i biri i Nazmi dhe i Ferdije, lindur dhe banues në Durrës, me nr. personal H50713166K, i dyshuar për veprën penale:

19.1        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi (ndodhur më datë 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Vorë), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334, 278/1 të Kodit Penal.

20. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo), i datëlindjes 14.08.1986, i biri i Kristaq dhe i Tefta, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal I60814070T, aktualisht person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale:

20.1        Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e tre shtetasve, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit në datën 29.12.2018   në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Erdal Duranay dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K. Penal.

20.2        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

21. Abedin Mama (Dine Çami), i datëlindjes 18.12.1961, i biri i Azem dhe Liço lindur në Librazhd dhe banues në Elbasan, me nr. personal G11218166R, i dyshuar për veprën penale:

21.1        “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

22. Altin Ndoci, i datëlindjes 23.09.1987, i biri i Nikoll dhe i Bardhe, lindur në Troshan Lezhë dhe banues në Tiranë, Rruga: “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, arsimi tetë klasë i dënuar, me nr. personal I70923064B, i dyshuar për veprën penale:

22.1        “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

23. Fatos Gosa (Tos Gosa), i datëlindjes 24.02.1968, i biri i Idriz dhe Haxhire, lindur dhe banues në Peqin, me nr. personal G80224077P, i dyshuar për veprën penale:

23.1        “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

24.  Erion Alibej/Dylgjeri, i datëlindjes 18.10.1986, i biri i Isa dhe i Resmije, lindur në Elbasan, banues në ish Lagja “Kala”, rruga: “Hamdi Rustemi”, nr.12, Elbasan, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, me nr. personal I61018062D, i dyshuar për veprat penale të:

24.1        “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave,   e kryer  më shumë se një  herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

24.2        “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

25. Skerdi Tasi, i datëlindjes 19.05.1991, i biri i Nelit dhe i Evgjeni, lindur dhe banues në Levan, Fier, me numër identifikimi J10519024F, i dyshuar për veprat penale:

25.1        “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

25.2        “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

25.3        “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

26. Enver Diva, i datëlindjes 20.09.1979, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur në Fushë Mamurras, me nr. personal H90920090Ë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

26.1        “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1 , 28/4, 333/a dhe  334 te Kodit Penal.

27. Besian Xhixha, i datëlindjes 28.01.1991, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur në Krujë, me nr. personal J10128070S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

27.1        “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1 , 28/4, 333/a dhe  334 te Kodit Penal.

28. Florenc Çekrezi, i datëlindjes 12.05.1987, i biri i Kamer dhe Besnike, lindur Kuqan dhe banues në Elbasan, me nr. personal I70512014O, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

28.1        “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

28.2        “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

29. Florenc Çapia, i datëlindjes 13.03.1981, i biri i Fejzulla dhe i Xhemile, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal I10313078M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

29.1        Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

30. Elvis Koçi (Caushllari), i datëlindjes 03.01.1992, i biri i Hasim dhe i Bukurije, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan, me nr. personal J20103085K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

30.1        “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

31. Adrian Uzuni, i datëlindjes 20.08.1966, i biri i Elmaz dhe i Kadife, lindur dhe banues në Tiranë, me nr. personal G60820180Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

31.1        “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

32. Leonard Palushi, i datëlindjes 26.06.1981, i biri i Shaip dhe i Zarie, lindur në Kukës dhe banues në Laknas, Tiranë, me nr. personal I10626109F, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

32.1        “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 (f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi