LIVE UPDATES
Aktualitet

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë

ZRRE-ja njoftoi se shumica e furnizuesve janë ende duke analizuar profilin e konsumatorëve dhe duke përgatitur ofertat e tyre. Institucioni theksoi se vendimi mbetet në fuqi dhe mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore -veprim që, më 28 maj, e paralajmëroi Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

28 Maj 2025, 18:57 Nga N.F
Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish
Foto

KOSOVË- Disa kompani në Kosovë kanë marrë oferta për energji elektrike deri në trefish më të larta se tarifat e tanishme, dhe shumica nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata me furnizuesit. Megjithatë, nga 1 qershori, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të gjitha bizneset e mëdha do të dalin nga skema e tarifave të rregulluara dhe do të futen në tregun e lirë.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga përfaqësues të bizneseve, nuk do të ketë shtyrje të afatit për liberalizimin e tregut të energjisë, konfirmon Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori, të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni. Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.

ZRRE-ja njoftoi se shumica e furnizuesve janë ende duke analizuar profilin e konsumatorëve dhe duke përgatitur ofertat e tyre. Institucioni theksoi se vendimi mbetet në fuqi dhe mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore -veprim që, më 28 maj, e paralajmëroi Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa biznese që ende nuk kanë lidhur kontrata, për shkak të çmimeve të larta të ofruara nga furnizuesit dhe pritjes për shtyrjen e afatit. Të gjitha subjektet ekonomike që përfaqësojnë bizneset – përfshirë Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleancën Kosovare të Biznesit dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë – kanë kërkuar shtyrjen e afatit për një vit.

Ata kanë thënë se kjo periudhë duhet të shfrytëzohet për të krijuar kushte që do ta bënin reformën më të pranueshme për bizneset. Në të kundërtën, liberalizimi rrezikon të shkaktojë dëme afatgjate, duke ndikuar në uljen e prodhimit dhe në rënien e konkurrueshmërisë ndaj kompanive të rajonit.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë "Pestova" në Vushtrri, që ka 260 punëtorë, thotë se KESCO i ka ofruar një çmim prej 264 eurosh për megavat në orë (MWh) – trefishi i tarifës aktuale. Sipas tij, vitin e kaluar kompania ka paguar 500 mijë euro për energji elektrike, ndërsa me ofertën e re, fatura vjetore do të tejkalojë 1.5 milionë euro.

“Kjo është e papranueshme, po na detyrojnë t’i rrisim çmimet e produkteve, ta ulim prodhimin dhe për pasojë, ta zvogëlojmë numrin e të punësuarve... është një efekt zinxhir”, tha Kosumi.

Nga kompania "Frutex" në Suharekë, pronari Shaqir Palushi tregon se vetëm KESCO dhe kompania VoltKos kanë paraqitur oferta. Për muajin qershor, oferta e KESCO-s ka qenë mbi 60 mijë euro më shumë se sa ka paguar në qershorin e vitit të kaluar. Kurse oferta e kompanisë tjetër VoltKos, për muajin korrik ka qenë 200 euro/MWh

“Në muajin korrik të vitit të kaluar kemi paguar 40.960 euro për energji; për të njëjtën sasi, në korrikun e këtij viti, me ofertën e re (te VoltKos-it) duhet të paguajmë mbi 102 mijë euro”, tha Palushi për Radion Evropa e Lirë.

As KESCO dhe as VoltKos nuk e kanë konfirmuar për REL-in çmimet e ofruara për këto kompani. Për një megavat energji në orë, sipas një raporti të publikuar nga ZRRE-ja, bizneset gjatë ditës (tarifa e lartë) paguajnë rreth 140 euro kurse gjatë natës (tarifa e ulët) rreth 69 euro.

Po, sipas këtij rregullatori çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët jo familjarë, vitin e kaluar, ka qenë 9.30 centë kilovati në orë apo 93.0 euro MWh.

REL-i ka kontaktuar disa nga kompanitë e licencuara për furnizim, sikurse Infinit Poëer Solution, Etmt Energy, MCM Commodities, Korporata Energjetike e Kosovës, KESCO, Future Energy Trading and Exchange Dynamics, GSA Eneregji, por shumica nuk janë përgjigjur nëse janë të gatshme t’i furnizojnë bizneset nga 1 qershori dhe me çfarë çmimi.

Përgjigje të pjesshme ka dhënë kompania Enerco LLC. Rinor Klaiqi nga kjo kompani nuk tregoi në mënyrë konkrete çmimin e një megavati, por tha se kanë biseduar më disa biznese edhe pse nuk kanë lidhur ndonjë marrëveshje tregtare.

“Kjo është situatë e re dhe shumica e konsumatorëve janë duke shfrytëzuar ofertën e Furnizuesit të Mundësisë se Fundit deri sa të adaptohen më situatën e re”, tha ai për REL-in.

Sipas Burim Ejupit nga Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP, kompanitë nuk janë transparente në formimin e çmimeve dhe ofertat aktuale nuk përputhen me realitetin e bursës. Për krahasim, çmimi mesatar për një MWh në bursën HUPX më 28 maj ishte vetëm 87.39 euro.

Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja. Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.

Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut. Nëse pas kësaj periudhe nuk lidhet kontratë me ndonjë kompani tregtare, biznesi rrezikon të mbetet pa furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës, nuk u përgjigj se a është e gatshme për këtë proces dhe sa do jetë çmimi i energjisë për bizneset e mëdha. ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore.

PDK-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë në gjykatë pezullimin e përkohshëm të vendimit, derisa të krijohen kushtet për funksionimin e tregut të lirë. Ndërkohë, bizneset mbeten në paqartësi dhe përballen me vendime të vështira, teksa rritja e menjëhershme e kostos së energjisë rrezikon të ndikojë në prodhim, çmime dhe punësim.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme./ REL

kosove energji elektrike

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më