Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të mos e pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja”. Ky vendim do të thotë se “Ben Qimja” do vijojë të jetë në kërkim të drejtësisë. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Duke qenë se nuk u arrestua dot, vendimi nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë. Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.
Gjyqtari Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi ai ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt. Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.
"Ben Qimja" është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. Gjithashtu "Ben Qimja" është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç tij, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale.
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim lidhur me helmimin e disa fëmijëve në nj...
foto ilustruese TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender më vlerë 5 milionë euro për të rindërtuar F...
pajtime fetahu, suel cela TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu. Kjo...
fotot ilustruese MALIQ- 15-vjeçari i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari pas një konflikti për motive të dob&eu...
foto ilustruese ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi u kapën më lëndë narkotike n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në rapo...
foto ilustruese BULQIZË- Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minier&e...
Papa Leoni XIV dhe Imzot Gjergj Meta VATIKAN- Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta përmes një postimi në ...
fotot ilustruese GJERMANI- Media gjermane ZDF, ka publikuar së fundmi një dokumentar për mafian shqiptare të kokainës. Në dok...
Ilir Beqaj TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën...