LIVE UPDATES
Aktualitet

55-vjeçari del nga burgu pas “dhunës në familje”, nëna me fëmijët zhduken pa lënë gjurmë, babai në kërkim të 3 vajzave

55-vjeçari pretendon se bashkëshortja e tij me të cilën është në një proces divorci, gjatë jetesës në Gjermani ushtronte prostitucion dhe se për këtë arsye është dëbuar nga shteti gjerman. Ky episod do të ishte vendimtar për rrënimin që do të pësonte familja Skura.

7 Shkurt 2025, 21:38 Nga N.F
55-vjeçari del nga burgu pas “dhunës në familje”,
Albert Skura

TIRANË- “Gjakun tim e jap, zemrën e jap, jetën time e jap për fëmijët e mi. Me bashkëshorten do ndahemi, nuk kam më dashuri për të, ka mbaruar ai kapitull, por fëmijët janë gjithçka për mua. Nuk e di ku janë dhe nuk dua që vajzat të ndjekin rrugën e ish-bashkëshortes“, thotë Albert Skura në një intervistë për emisionin Piranjat.

Alberti është një 55-vjeçar nga qyteti i Krujës, i cili po kërkon vajzat e tij të cilat së bashku me nënën e tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë, sipas tij pa asnjë shkak, por që në fakt e kanë patur një shkak për t’u larguar në këtë mënyrë. Nëna e 3 vajzave është gruaja e dytë e Albertit. Jeta e tyre ka qenë mes Italisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë, me shumë mundime dhe sakrifica. Por gjithçka u shemb sipas Albertit kur ata jetonin në Gjermani, në azil.

55-vjeçari pretendon se bashkëshortja e tij me të cilën është në një proces divorci, gjatë jetesës në Gjermani ushtronte prostitucion dhe se për këtë arsye është dëbuar nga shteti gjerman. Ky episod do të ishte vendimtar për rrënimin që do të pësonte familja Skura. Ata u ndanë. Alberti jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa nëna me fëmijët jetonin në Shqipëri, në familjen e 55-vjeçarit. Pavarësisht kësaj distance, komunikimi mes babait dhe fëmijëve nuk u ndërpre. Madje, siç pretendon Alberti, shërbeu që ai të zbulonte më shumë për gruan e tij.

“Dilte fëmija në kamer i dridhej buza: Ç’a ke Stela?! “Më rrahu mami! Pse i the ti që pse flet me burra të huaj?!”. Se vajza më kishte thënë që mami fliste me burra të huaj. Sa kishte ardhur nga Gjermania, “o bab, mama fol me burra të huaj”. Vajza ime e madhe shkon te mama i thotë “oj nënë kanë për ta vrarë mamin!”, “kush do e vrasi? Ajo me babin është mirë”, “jo babi jo, është ai flokëgjati që flet në telefon”. Kërcënoheshin në kamer, i ka parë dhe mami im, kërcënohej me dikë që i bënte presion. Me fjalë shumë fyese, shumë ofenduese. Ajo është në një rrjet trafikantësh, nuk e di…”, thotë Alberti.

Këto janë akuza të forta ndaj nënës së fëmijëve, por Alberti është i gatshëm të përballet edhe në gjykatë për ta vërtetuar se ato që thotë janë të vërteta. Debate mes çiftit ka patur shumë deri në momentin kur 34-vjeçarja e ka akuzuar për dhunë ndaj saj dhe Alberti ka kryer 1 vit burg. Pasi kreu dënimin dhe la qelinë, ai mësoi se nëna me 3 vajzat ishin zhdukur pa lënë asnjë adresë. Për këtë arsye 55-vjeçari kërkoi ndihmën e emisionit Piranjat për të rënë në gjurmët e fëmijëve të mitur, shtuar dhe faktin se gjatë kohës që ishte në burg, nuk i takoi asnjëherë ata.

Pas largimit të nënës me 3 fëmijët, shtëpia në fshat ku jetonin ato është hapur për ajrosje disa ditë më parë ndërsa sot, në kushtet kur kërkojmë të dimë se ku ndodhet 34-vjeçarja me vajzat e vogla, duke mos patur asnjë informacion për ta, insistojmë që Alberti të kërkojë më shumë ndër rafte, dhe ajo që gjejmë mes dokumenteve të harruara na bën të mendojmë seriozisht se akuzat e këtij zotërie i kanë disa baza.

Dy dokumente kredimarrje me vlerë 1 milionë lekë të vjetra, njëra në emër të -ish-bashkëshortes së Albertit, dhe tjetra në emër të një personi të panjohur, gjithashtu një dërgesë prej 120 mijë lekësh të vjetra, nga 34-vjeçarja në emër të këtij shtetasi, adresa e të cilit, si për ne edhe për Albertin, me shumë gjasë është vendi ku strehohen fëmijët e tij./ Piranjat

albert skura

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit