LIVE UPDATES
Aktualitet

Mes premtimesh, pritja e gjatë për sigurimet shëndetësore në Kosovë vazhdon

Qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, pos ata që i marrin nga kompanitë private. Shërbimet në institucione publike të shëndetit janë falas.

7 Shkurt 2025, 20:07 Nga N.F
Mes premtimesh, pritja e gjatë për sigurimet shëndetësore
Foto ilustruese

KOSOVË- Për ruajtjen e vendit të punës, nevojitet edhe shëndet i mirë, e që nuk është e lehtë të mbahet pa sigurim shëndetësor. Këtë brengë thotë se ka Arsimi - 51 vjeç, pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2002 - i cili kurrë nuk ka pasur sigurim shëndetësor.

Arsimi - emër i vendosur nga redaksia e REL-it për t’i mbrojtur identitetin - thotë se gjatë dy dekadave të fundit ka pasur fatin të ketë disa probleme shëndetësore, përfshirë edhe një arrest kardiak. Trajtimin pas tij kujton se e ka bërë në një institucion privat shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, pasi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) thotë se është futur në listë të pritjes për operacion.

“Operimi, të gjitha kontrollet paraprake dhe pas operimit më kanë kushtuar afër 15 mijë euro. Këto i kam paguar vetë, me familjarët e mi... Paratë i kemi grumbulluar ashtu siç kemi mundur”, thotë ai.

Paga e tij si polic është rreth 800 euro në muaj. Ai thotë se nuk arrin të kursejë për rastet kur mirëmbajtja e shëndetit kërkon kosto më të lartë, meqë është edhe mbajtës i familjes së tij 5-anëtarëshe.

Neve, nëse e humbim shëndetin gjatë punës policore, me kalimin e kohës na shkëputet edhe kontrata nga Policia e Kosovës, si të paaftë për punë”, thotë Arsimi.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, pos ata që i marrin nga kompanitë private. Shërbimet në institucione publike të shëndetit janë falas. Kosova e ka Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili mbikëqyret nga Qeveria e vendit, dhe ai i mbulon shpenzimet për ato shërbime që nuk kryhen në institucione publike. Megjithatë, pacientët duhet të presin me javë, nëse jo muaj, derisa i kalojnë të gjitha procedurat për sigurimin e të hollave, ndaj shumë prej tyre, si Arsimi, bëjnë zgjidhje vetë.

Për sigurimet shëndetësore është folur e stërfolur me vite, janë miratuar ligje e janë ndryshuar ligje, por ato nuk janë ofruar kurrë. Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, garuesit nuk e kanë lënë pa i përmendur, duke dhënë premtime e afate për funksionalizimin e tyre.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër, ka thënë se “rruga drejt funksionalizimit përfundimtar të sistemit të sigurimeve shëndetësore”, do të hapet “pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për sigurime shëndetësore dhe kompletimit të sistemit informativ shëndetësor”.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë ligj në dhjetor të vitit 2024, por ai nuk ka hyrë ende në fuqi dhe nuk dihet se kur do të hyjë. Ligji parasheh që për financimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, punëdhënësit dhe punonjësit të paguajnë nga 3.5 për qind të pagës bruto të punonjësit, apo në total 7 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, në anën tjetër, është zotuar se do ta plotësojë dhe përmirësojë legjislacionin primar dhe sekondar, për të filluar pastaj me zbatimin e sigurimeve shëndetësore. Kjo parti i ka përmendur në mënyrë të veçantë policët, zjarrfikësit e forcat e tjera të sigurisë, duke thënë se “do të ofrojë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor” për ta. Sipas programit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, funksionalizimi i skemës së sigurimeve shëndetësore do të bëhet që në vitin e parë të qeverisjes së saj.

“Shërbimet e vitit të parë të fondit do të mbulohen nga një buxhet i ndarë nga buxheti qendror”, thuhet në programin e LDK-së.

Aty sqarohet se për këtë fond është paraparë “të ndahen 140 milionë euro për mbulimin e barnave dhe shërbimeve për qytetarët” . Mbledhjen e premiumeve apo kontributeve prej 3.5 për qind të pagës bruto të punëtorëve dhe 3.5 për qind të punëdhënësve, LDK-ja e ka paraparë në vitin e dytë të qeverisjes.

Zotime për sigurimet shëndetësore ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se do të krijojë një fond të posaçëm për zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore. Kjo parti ka paraparë “sigurimin e buxhetit dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët”, si dhe “fillimin e pagesës së sigurimit shëndetësor me 1.5 për qind deri në 2.5 për qind të pagës bruto për të punësuarit dhe punëdhënësit”.

Për drejtuesin e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, premtimet e partive politike për sigurimet shëndetësore janë të ngjashme me ato të zgjedhjeve të kaluara, që kanë mbetur pa u realizuar. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kodra thotë se ekzistojnë disa arsye përse partitë politike nuk mund ta funksionalizojnë sistemin e sigurimeve shëndetësore brenda mandatit të ardhshëm qeverisës 4-vjeçar.

Kryesorja nga to është se struktura legjislative e sigurimeve shëndetësore, sipas tij, nuk është e rregulluar.

“Do të thotë, e kemi një ligj, por nuk kemi udhëzime administrative”, thotë ai.

Sipas Kodrës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore punon po ashtu me staf të limituar prej rreth 50 punëtorësh, ndërsa do të duheshin rreth 400 syresh. As premiumet e caktuara në Ligjin për sigurime shëndetësore për t’u paguar si kontribute nga punëtorët dhe punëdhënësit, sipas tij, nuk janë reale.

“Nuk dihet saktë se sa para do të na duhen për t’i mbuluar nevojat shëndetësore. Fillimisht, duhet të blihen shërbimet me buxhetin aktual të shëndetësisë. Kur të vendosim t’i blejmë ato, atëherë na del se sa na kanë kushtuar dhe atëherë fillojmë i mbledhim premiumet”, shpjegon Kodra.

Profesori për politika dhe sistem shëndetësor të Kosovës, Liridon Bllaca, është po ashtu skeptik. Sipas tij, mbledhja e kontributeve të detyrueshme, siç parashihet me Ligjin për sigurimet shëndetësore, e që është edhe premtim i partive politike, “është model gjerman i sistemit të sigurimeve shëndetësore”. Zbatimi i këtij modeli, thotë ai, është shumë i vështirë ose i pamundshëm.

“Duke qenë se sektori joformal në Kosovë ekziston dhe papunësia është e lartë, atëherë si mund t’i mbledhin nga 3.5 për qind të mjeteve? Për t’u zbatuar ky sistem i sigurimeve shëndetësore, duhet të garantohet një stabilitet financiar, një ekonomi e fortë, bashkë me një treg pune formal”, thotë Bllaca për Radion Evropa e Lirë.

Sipas mendimit të tij, modeli më i mirë për financimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore do të ishte “sistemi i një paguesi të vetëm”.

“Në këtë sistem, Qeveria e Republikës [së Kosovës] është financuesi kryesor i kujdesit shëndetësor. Fondet apo mjetet financiare do të mblidheshin kryesisht prej taksave të përgjithshme, siç është TVSH-ja. Gjithashtu, edhe nga taksat mbi të ardhurat, apo edhe taksat tjera që do të mund t’i përcaktonte Qeveria”, thekson Bllaca.

Për realizimin e këtij modeli, ai thotë se nevojiten edhe kuadro të reja, të përgatitura profesionalisht dhe me integritet të lartë etik. Kosova ka miratuar një ligj për sigurimet shëndetësore në vitin 2007, por ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e ka nënshkruar atë.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kanë qenë vetë qeveritë e Kosovës ato që e kanë tërhequr ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore. Kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratojë ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ky ligj nuk ka gjetur zbatim.

Zbatimit të tij është thënë se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017. Atëkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 17 milionë euro, por, më pas, këto mjete janë tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

Deri vitin e kaluar, kur është miratuar Ligji i ri për sigurime shëndetësore, nuk ka pasur ndonjë hap tjetër sa i përket kësaj mase. Nëse do të ketë lëvizje përpara pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, mbetet për t’u parë.

“Unë besoj shumë pak, për të mos thënë fare, se do të ketë diçka në këtë drejtim, për sa u përket sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës. Nëse kam jetë, besoj se do të dal në pension pa sigurim shëndetësor”, përfundon Arsimi./ REL

sigurime shëndetësore kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës