LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të kam thënë 30 herë!” Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

Besnikja tregon se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë ku punonte burri, por i thanë se raportet janë djegur pasi ai ka dhënë dorëheqjen.

7 Shkurt 2025, 21:24 Nga N.F
“Të kam thënë 30 herë!” Në spital me
Besnike Duka

TIRANË- Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për problemin e sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ky i fundit u shtrua në spital me Parkinson dhe mjeku i tha të jepte dorëheqjen nga puna që të përfitonte nga raportet dhe i sëmuri kështu bëri. Por, kaluan disa muaj dhe nuk u bë raporti.

“Unë jam drejtuar tek emisioni juaj për problemin e burrit. Është shtuar në spital më 20 Qershor më dhanë raport atje 2 muaj në spital. Ishte i shtruar për Parkinson, më tha që ky nuk është më i aftë për punë. Kur u shtrua në spital në punë ishte, roje. Edhe doktori i familjes tha që të merrnim raporte sepse nuk është më i aftë për punë.

Shkova për punën e raportit se ku ta gjeja dhe më thanë online. Nuk ka më letra dore. Prita një muaj, dy muaj, në muajin e pestë burri takon përgjegjësin dhe i thotë për punën e raportit. Ky thotë që nuk të kam çuar asnjë raport. Nuk t’i kam çuar. Ty të janë djegur raportet thotë. Nuk kam lënë vend pa shkuar, kam 6 muaj që bredh rrugëve. Burri nuk ka shkuar më në punë, dha dorëheqjen. Që ditën që u shtrua në spital i hoqën siguracionet pasi ata i thanë që do të çojmë direkt në raport. Vetëm juve ju besoj. Asgjë tjetër nuk kërkoj. Dua vetëm që të dalë kjo e drejtë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.


Besnikja tregon se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë ku punonte burri, por i thanë se raportet janë djegur pasi ai ka dhënë dorëheqjen.

Biseda me ekonomistin e subjektit.

Qytetarja: Ato raportet e shpëtimit si u bënë?

Ekonomisti i subjektit: Po ca po më pyet mua? Të kam sqaruar 30 herë më duket. Nuk di, ku të shkosh. Shko te mjeku, që të ka nxjerrë nga skema e sigurimeve dhe nuk riparohet më.

Qytetarja: Si do e zgjidhim këtë muhabet pa mirë?

Ekonomisti i subjektit: Me hy në punë prapë, me marr raport prapë.

Qytetarja: Ju raportet i keni çuar tek sigurimet?

Ekonomisti i subjektit: Si shkojnë te sigurimet për një njeri, që nuk është i sigurum? Pastaj unë as kam bërë raporte e as kurrgjë.

Biseda me përgjegjësin e firmës.

Përgjegjësi i subjektit: Ca të thonë ato, se unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Zefi bashkë me atë të financës. Ata e kanë në dorë sistemin. Ata thonë nuk duhet heq, ti thua duhet të hiqet. S’e di tani. As unë s’mund të jap zgjidhje. Në moment thotë, që hiqet nga sigurimet, nuk është më stafi jonë edhe duhet t’i ndjekë vetë. O zonjë, mos ia fut kot, “vonesa është e imja”, se ti nuk më ke sjellë raportin e parë. Unë nuk mund të çoj të muajit të tretë.

Qytetarja: Raportet i ke “online” pra.

Përgjegjësi i subjektit: Po nuk janë pra, në sistem, ta kam thënë edhe një herë. 

Qytetarja: Po mirë ku i kam nxjerrë ato letrat unë online?

Përgjegjësi i subjektit: Ti e nxjerr online, se ti e ke marrë me emrin tat, mu po më thonë nuk kanë ardh.

Në fakt zonja dhe bashkëshorti i saj janë keqinformuar nga mjeku i familjes, i cili ka thënë se për të përfituar raportet zoti Shpëtim duhet të jepte dorëheqjen.

Qytetarja: Si ia kalove doktor?

Mjeku: Mirë! Si je?

Qytetarja: Thjesht erdha me të pyt për këtë punën e raporteve. Ky duhej hequr nga siguracionet?

Mjeku: Po unë s’marr vesh. Unë di vetëm kaq, kur bën raport që e kanë bërë ata të komisionit edhe ti duhet ta marrësh te sigurimet! Kaq di unë!

Qytetarja: A duhej hequr nga siguracionet? Se më the herën e parë, që duhej hequr nga siguracionet, prandaj. Si ta kenë shtruar në spital.

Mjeku: Unë s’e di. Logjike është kjo që ty të kanë dhënë siguracion 6 muaj ata, 6 muaj ata duhet t’i paguajnë sigurimet shoqërore. Ai ka qenë me siguracione.

Qytetarja: Prandaj, në qoftë se ai merr raport nuk ka siguracione më.

“Stop” u drejtua në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe nga specialistja Erilda Shkurtaj u tha se subjekti nuk ka aplikuar për raportin e Shpëtim Dukës. Sipas specialistes edhe pasi qytetari hiqet nga puna, apo jep dorëheqjen, afati i aplikimit për raport është 30 ditë.

“Kur një përfitues pajisjet me një raport mjekësor nga spitali nëpërmjet e-Albania i shkon subjektit ashtu edhe përfituesit. Subjekti ka detyrimin të bëjë një aplikim në portalin e-Albania për sigurimet shoqërore për të hedhur përfitimin përfituesit. Nëse zotëria është brenda 30 ditëve nga sigurimi, nga shkëputja e sigurimit të detyrueshëm nga ana e subjektit, subjekti ka detyrimin për t’i dorëzuar këto raporte pranë Sigurimeve Shoqërore.

Patjetër që ekziston dhe një zgjidhje. Raportet mund të paguhen deri në një vit nga marrja e raportit të punëdhënësit. Nëse subjekti nuk e bën një aplikim në portalin e-Albania mund të japim një zgjidhje tjetër. Përfituesi dërgon me postë me anë të shërbimit postar në sigurimet shoqërore një shkresë zyrtare ku pajiset me të gjitha raportet apo dhe me mbylljen e librezës së punës. Ne si institucion do i dërgojmë një shkresë zyrtare subjektit për këtë aplikimin online”, sqaroi specialistja.

Përfitimi nga raportet është deri në një vit, mjafton që të bëhet aplikimi dhe problemi merr zgjidhje. “Stop” bisedoi me subjektin ku u tha se raportet nuk dilnin në sistem edhe pse vetë qytetarit i dilnin.

Punonjësja: Me aq sa po shoh nga dokumentacioni, që kam përballë është paraqitur në Qershor nga data 19 Qershor, një kërkesë nga ana e tij.

Gazetarja: Po!

Punonjësja: Një shkëputje nga sigurimet shoqërore për arsye shëndetësore. Po më thonë, që nuk rezultonte në sistemin. Absolutisht nuk ishte i atashuar asnjë lloj raporti për zotin Shpëtim Duka.

Gazetarja: Nejse! Raportet janë në sistem, kështu që për sa kohë i dilnin qytetarit, duhet t’i dilnin dhe subjektit. Megjithatë e rëndësishme është, që të zgjidhet.Pasi shoqëria mori dijeni, se qytetari është drejtuar në “Stop”, u premtua se do të bëhet aplikimi dhe do të marrë zgjidhje problemi i tij i raportit shëndetësor.

Punonjësja: Me sigurimet shoqërore jemi në një tentativë për një zgjidhje, qoftë dhënien e një rideklarimi për zotin Shpëtim Duka, që ai të paguhet për këtë pjesë./ Tv Klan

besnike duka

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit