LIVE UPDATES
Aktualitet

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Do të shërbejë si një platformë e dialogut ndërkombëtar për ligjin dhe drejtësinë

Zaçaj ka shprehur mirënjohjen dhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar për të mirëpritur dy Kongrese shumë të rëndësishme për drejtësinë europiane dhe botërore në vitin 2027, Kongresin e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane dhe Kongresin Botëror të Ligjit 2027.

7 Shkurt 2025, 19:42 Nga r.ll
Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Do
holta zaçaj

SPANJË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier Cremades, avokat, Kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve (WJA), dhe Kryetar i firmës ligjore Cremades & Calvo – Sotelo, në njohje të kontributit të tij të shquar për promovimin ndërkombëtar të Spanjës dhe komunitetit ligjor spanjoll.

Javier Cremades është spanjolli i parë që drejton Shoqatën Botërore të Juristëve dhe ka luajtur një rol kyç në promovimin e shtetit të së drejtës në shkallë globale. Po ashtu, ai ka udhëhequr në mënyrë aktive organizimin e ngjarjeve të dedikuara këtij qëllimi, siç është Kongresi Botëror i Ligjit, duke e konsoliduar kështu Spanjën si një pikë referimi ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Në kuadër të ceremonive për akordimin e këtij çmimi është zhvilluar një audiencë me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Felipe VI, në të cilën ka marrë pjesë edhe Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Gjatë audiencës është nënshkruar në një ceremoni të posaçme marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, për të mbledhur së bashku ekspertë nga e gjithë bota, si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave demokratike të shtetit të së drejtës.

Po ashtu, ceremonia e dhënies së çmimit është përshëndetur edhe nga Stephan Harbarth, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane, si dhe nga figura të tjera të shquara nga fusha juridike, biznesi dhe kultura.

Në fjalën e saj për këtë rast, Kryetarja Zaçaj, duke shprehur mirënjohjen dhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar për të mirëpritur dy Kongrese shumë të rëndësishme për drejtësinë europiane dhe botërore në vitin 2027 – Kongresin e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane dhe Kongresin Botëror të Ligjit 2027 – tha se të dyja këto kongrese do të shënojnë jo vetëm një gur kyç në rrugëtimin e vendit tonë, por do të shërbejnë edhe si një platformë e dialogut ndërkombëtar për ligjin dhe drejtësinë.

kongresi boteror i ligjit 2027 ne tirane holta zacaj


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës