LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Aktorja Ina Gjika flet për puthjen me Arben Spiron: Emocioni i asaj skene nuk ishte indiferent!

14 Korrik 2019, 11:44 Nga DOSJA
Aktorja Ina Gjika flet për puthjen me Arben Spiron: Emocioni i asaj skene

Personazhet dallojnë menjëherë, sidomos nëse janë nga ata që u pëlqen shumë media dhe prezantimi i vetes në të. Janë ata të tjerët që i kanë pasur dy a më tepër përvoja me gazetarët, dhe të tjerët, që edhe pse në fusha artistike, nuk e kanë parë reklamimin si shpëtimin e punës së tyre.

Aktorja Ina Gjika nuk bëri asgjë që të tërhiqte vëmendjen për këtë shkrim. Rastësisht po shihja filmin e saj “Vetmi” dhe e kërkova në virtualisht për të parë se ç’kishte bërë e çfarë bënte sot, tridhjetë vite më pas. Nuk gjeta asgjë! Në “Facebook” gjendej kollaj, vetëm se tani nga aktrimi nuk kishte shumë gjurmë.

Fotografitë e saj tregonin që ishte baleti drejtimi profesional që kishte zgjedhur në Itali, ku jeton prej kohës kur u gjend e lirë për të emigruar. Ina nuk i kushtoi ndonjë rëndësi kushedi as artikullit për të cilin i thashë se doja të shkruaja, as pyetjeve… Kaloi gati një muaj dhe dy kujtesa që të dërgonte disa përgjigje të shkurtra, por të mjaftueshme për të kuptuar pak natyrën e saj, shkëputjen nga aktrimi dhe marrëdhënien e re me baletin.

Sigurisht që do të zinte pak vend edhe puthja e saj e famshme me Arben Spiron, si një nga më të çliruarat e kohës. Sepse Ina e ka përjetuar vërtet ashtu, jo si tabu, si pjesë të punës që duhet ta çonte deri në fund. Ndryshe nga filmat e ‘lirë’ e pa identitet të pas ’90-ës, filmi “Vetmi” e ruante ende portretin e kohës, por jo censurën. Për këtë e të tjera Ina na ka folur jo dhe aq gjatë…

Ina, na tregoni pak për jetën që bëni sot…

Aktualisht, jetoj në Romë, prej 27 vitesh, gjithmonë e lidhur me artin skenik, baletin kryesisht! Pasi pata disa mundësi për t’u aktivizuar si aktore në disa seriale të televizionit Italian (RAI3), njoha dhe zbulova Belly Dance, në fillim në Turqi dhe me pas në Romë! Kërcim interesant për mua, muzika shumë e ngjashme me tonën, të Shqipërisë së Mesme!

E favorizuar nga studimet dhe diploma e shkollës sonë të baletit nuk m’u desh shumë të njihja mënyrën dhe stilin e këtij kërcimi, që bazën e ka gjithsesi ne folklorin e vendeve të Afrikës së Veriut dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Dhe kështu pas një formimi 3-vjeçar, fillova të kërceja si balerinë dhe më pas ngadalë-ngadalë të krijoj një shkollë me kurset e mia, dhe studentë të moshave të ndryshme.

Në ç’rrethana jeni larguar nga Shqipëria?

Largimi im nga Shqipëria!? Rrethanat në ato vite i njohim pak a shumë të gjithë… Unë kisha 2 vite që isha emëruar dhe punoja në Teatrin Kombëtar, largimi im qe një zgjedhje personale, mbase kurioziteti për të njohur “jashtë shtetin” e dikurshëm dhe jetuar larg në ato momente.

Po me baletin çfarë ju bashkoi?

Isha në një farë mënyre në fillimin e karrierës sime si aktore dhe mendoj se edhe diploma e shkollës së baletit ose të qenurit e aftë të kërceja në skenën e Teatrit më dhanë mundësi për bashkëpunime të ndryshme me kinematografinë.

Nëse më kujtohet saktë, kam interpretuar disa role në filma të regjisorëve Spartak Pecani, Gjergj Xhuvani, Vladimir Prifti dhe në Teatrin Kombëtar me Edmond Budina, Andon Qezari. Ne vitin 1988 fitova konkursin që zhvillohej dhe të prezantoj Festivalin e Këngës në Radio Televizion, nën drejtimin e Vera Grabockës. Oh, atmosfera profesionale ishte thjesht e mrekullueshme, bashkëpunimi dhe kontaktet me aktorët ishte magji për një fillestare si mua, kam dhe ruaj kujtime të bukura dhe emocionuese!

Na tregoni diçka për filmin “Vetmi”, ishte e thjeshtë për ju realizimi i skenës së puthjes me aktorin Arben Spiro?

Në filmin “Vetmi”, ku interpretoja rolin e Suzit, ndjehesha e lirë, jo nuk pata asnjë dyshim të pranoja puthjen me partnerin tim Arben Spiro… ishim dhe jemi miq, mendoj që kjo lehtësonte gjendjen… por emocioni i asaj skene nuk ishte indiferent!

Jeni penduar që zgjodhët aktrimin, përderisa devijuat brenda artit gjatë rrugës?

Zgjodha aktrimin sepse dashuroja Teatrin dhe Kinemanë, jo nuk jam penduar, pse vallë? Në Itali, siç të shkrova më sipër, pata mundësinë, por rrethanat jetësore dhe familjare ndikojnë për zgjedhje mëse konkrete.

Si janë sot marrëdhëniet tuaja me aktrimin në Shqipëri? Keni pasur ftesa, propozime për të marrë pjesë këtu në projekte?

Për fat jo të mirë, marrëdhëniet zyrtare profesionale ka kohë që janë ndërprerë, por mendoj që mund të krijohen shpejt nëse jepet mundësia! Pas largimit kujtoj një propozim të regjisorit Artan Minarolli, por krijimi i familjes këtu në Romë dhe djali që asokohe ishte i vogël më detyruan të mos qe e mundur!

Por, mendoj që mundësitë dhe propozimet duhen kërkuar edhe, gjë që unë nuk e kam bërë deri tani… Por kohët ndryshojnë, ne ndryshojmë dhe besoj që së shpejti do jem në kërkim të mundësive!

 

Marrë nga: Naishtedikur.info

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture filmi vetmi filmi vetmi


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit