LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pas Pirro Çakos, Inva Mula i jep fund edhe historisë 11-vjeçare me Ethem Ramadanin, arsyet që i çuan drejt ndarjes

14 Korrik 2019, 10:24 Nga DOSJA
Pas Pirro Çakos, Inva Mula i jep fund edhe historisë

Pas 11 vitesh histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Ethem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe historisë së dytë të rëndësishme të jetës së saj. Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfolur Inva-Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat. Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.

Pak ditë më parë, Inva dha një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, ku foli gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën e saj private. Pyetjes, nëse përveç djalit Anthony nga martesa e parë, edhe Nina, vajza nga lidhja me Ethemin ka prirje për muzikën, Inva iu përgjigj: “Ende nuk mund ta them me siguri, është shumë e vogël. Arti është i tillë, ku është parësore që të vijë së brendshmi, si pasojë e një dëshire personale. Përpos kësaj, talenti është i domosdoshëm, sikurse edhe puna e madhe. Janë edhe shumë elementë të tjerë!

E ardhmja do të tregojë nëse Nina do të ketë qasje ndaj muzikës, ndërsa djali vazhdon në fushën e artit”. Gjatë intervistës u ngacmua edhe për ndikimin që mund të ketë Ethemi me teknikat e tij meditative në jetën e saj dhe të vajzës, pasi duken të dyja shumë energjike.

Por kësaj pyetjeje, ku i përmendet tashmë ish-partneri, Inva i përgjigjet me diplomaci, ndërsa thotë: “Mendoj se energjia është një element që e ka në natyrën e vet. Unë gjithë jetën kam qenë shumë energjike, madje, edhe më shumë se sa duhet. Ky është një moment kur gjithë këtë energji dua ta kanalizoj, sepse edhe energjia e tepërt, nëse nuk menaxhohet si duhet të lodh më shumë se sa duhet. Pasi, pa e kuptuar mund të marrësh përsipër më shumë, nga çka realisht mundesh fizikisht. Por, sigurisht, që mënyrat më të mira për çlodhjen e njeriut janë mënyrat meditative. Janë mënyrat e njohjes dhe respektimit të vetvetes, duke u kushtuar kohën e duhur”. Po kur pyetet për të ardhmen, si përgjigjet ajo? “Të zbuloj të panjohurën! Jo vetëm unë, por çdo njeri në këtë jetë shkon drejt të panjohurës, drejt sfidave. Unë kam kuriozitetin e madh për jetën, për të realizuar çka ende nuk e kam bërë. Dhe janë këto sfida të vogla që i bëj Invës, të cilat më nxisin të bëj përpara”, një përgjigje që nënkupton shumë.

Po çfarë e ka bërë Invën që pas çdo sfide profesionale apo personale të ringrihet? “Dashuria për jetën!” thotë ajo shkurt. Në gjithë intervistën, Ethemi mbetet jashtë bisedës, një anashkalim i bërë me klas nga ajo, ndryshe nga herët e tjera që pavarësisht dëshirës për të qëndruar diskrete, kur ka qenë puna për Ethemin është ndalur më gjatë duke folur për të.

Por çfarë ka ndodhur realisht, që Inva tashmë 55 vjeçe dhe kur ka lënë karrierën operistike, vendos të mbyllë një kapitull në jetën e saj për të rinisur ndoshta një kapitull të ri? Sipas burimeve tona, Ethemi është larguar nga banesa e përbashkët, në zonën rezidenciale ku jetojnë më të pasurit e Tiranës. Ata tashmë vazhdojnë jetën të ndarë në Tiranë, Inva si një ish-soprano me famë ndërkombëtare dhe Ethemi si një ish-biznesmen i pasur i burimeve të naftës.

Të dy kanë lidhje të forta me fëmijët nga martesat e para, Ethemi me tre vajzat që jetojnë në Londër dhe Inva me djalin që jeton në Paris. Sipas miqve të tyre, kontradiktat kanë nisur për çështje ekonomike, duke qenë se as njëri dhe as tjetri nuk kanë fitimet që kishin në fillimet e njohjes së tyre. Për Invën, njohja me Ethemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar madje edhe pianon e saj.

MARRËDHËNIA E KAMUFLUAR E ETHEMIT ME INVËN, NË PUBLIK RUANIN FASADËN SI ÇIFT I LUMTUR

Viti jubilar i Gjergj Kastriot Skënderbeut vitin e kaluar mblodhi në Romë emrat më të suksesshëm të artit shqiptar në botë, si dhe figura të tjera të njohura. Mes tyre ra në sy prania e sopranos Inva Mula, e cila ishte ftuar të këndonte në atë skenë, tashmë që i ka dhënë fund karrierës me koncerte anembanë botës. Por ajo nuk kishte shkuar e vetme në këtë event.

Nuk vonoi shumë dhe postoi foton në krah të partnerit Ethem Ramadani, një nga daljet e tyre të para në publik, që para dy vitesh kur u përfolën për një krizë në marrëdhënien e tyre. Kjo dalje ishte rasti më i mirë, që ata të shfaqeshin në publik si çifti i lumtur, pavarësisht problemeve në marrëdhënie.

Ishte pikërisht periudha kur Inva mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, pasi u bë pjesë e produksionit “Virtuozët” në “Tv Klan”. E tashmë që flitet se ka hequr dorë nga karriera operistike (duke qenë se këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event), Inva u angazhua në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë.

Ndërsa biznesmeni i komentuar për pasurinë e tij, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuarit, ka hapur tashmë klinikën e tij të mjekësisë alternative, ku ndjek dhe kuron falas pacientët, pa nevojën e ilaçeve. Ethem Ramadani, një nga shqiptarët më të pasur në botë, njihet si themeluesi i kompanisë tregtare të naftës “Salbatring Internation al”, pasi emigroi në vitet ’90-të në Slloveni.

Nisja nga e para me angazhime të reja në biznes e çiftit që ishin bashkë prej vitesh, erdhi para dy vitesh kur dhe vendosja në Tiranë e Invës u shoqërua me thashethemet për krizë bashkëshortore. Para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarët e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, ajo sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhënies me “burrin pa celebrim”, Ethem Ramadani, dhe një ndarje të mundshme që u mbajt sekret. E gjatë këtyre viteve, të gjithë e panë si artisten që fati i ndriti në moshën e mesme.

Pas divorcit nga një artist jo komercial si Pirro Çako, ajo u njoh me një pasanik si Ethem Ramdani. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” në 2017-n për gazetaren Eni Vasili, Mula ndau me publikun copëza nga jeta e saj profesionale, marrëdhëniet me fëmijët, por edhe për bashkëshortin, Ramadanin. Teksa u pyet nga moderatorja e emisionit lidhur me një kuriozitet të publikut për faktin se si është të jesh gruaja e një njeriu të pasur, Inva tha se ishte shumë e pavarur financiarisht.

“Sigurisht është një komoditet. Por Inva është shumë indipendente, edhe financiarisht. Pasi kam arritur që të mbaj familjen dhe kam arritur që të krijoj një standard për të rritur fëmijët e mi dhe për të jetuar normalisht. Pjesa tjetër, që bën pjesë në ekzagjerimet apo udhëtimet pa sens, apo veshjet, për mua, nuk kanë asnjë vlerë. S’e kam parë asnjëherë të qenurit bashkëshorte e një njeriu të pasur.

Por ama, pas një njeriu të pasur financiarisht, fshihet një njeri i pasur intelektualisht. Për mua, kjo ka rëndësi. Për arsye se ajo pjesa e luksit mbaron shumë shpejt. Është një fishekzjarr që ka ndriçim të bukur, por nuk ka vlerë për të ushqyer inspirimin tim si artiste“, citohet të jetë shprehur sopranoja në atë kohë.

Inva Mula dhe Ethem Ramadani, si u bënë çift me ndërmjetësimin e Vera Grabockës

Para 11 vitesh, mediat shqiptare shkruanin për lidhjen e re të Inva Mulës me biznesmenin Ethem Ramadani, direkt pas divorcit të saj nga shoku i shkollës, Pirro Çako. Ajo çfarë sopranoja Mula u përpoq të përgënjeshtronte dhe ta reklamonte si një miqësi dhe bashkëpunim në ndihmë të kulturës dhe artistëve shqiptarë me biznesmenin Ramadani, ishte një farsë, pasi nuk vonoi shumë dhe u zbulua e vërteta.

Kështjella e Davidit, një nga më të bukurat në Jeruzalem, aty ku regjisorja Vera Grabocka dhe Timo Flloko martuan vajzën e tyre Linda, ishte dhe vendi i njohjes së çiftit. Inva dhe Ramadani ishin në të njëjtën tavolinë në dasmën e vajzës së Grabockës dhe Fllokos pas njohjes me ndërmjetësimin e regjisores, Vera Grabocka. Por në atë kohë, gjithçka u mbajt e fshehtë.

Madje, u fol edhe për një dasmë sekrete që do të mbahej në të njëjtën kështjellë në Jeruzalem, ndërkohë që Inva ishte ende në procedurë divorci me Pirron. Kantautori, i cili vazhdon të bëjë jetën e bukur të beqarit me lidhje, por pa nevojën e një martese të dytë, në atë kohë dha një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”, ku shprehu zhgënjimin për Invën, e cila, sipas tij, e kishte zëvendësuar shumë shpejt, por këtë herë me një burrë disa vite më të madh dhe të pasur.

Madje, u fol se këngën me titull “Sa e shite zemrën”, kënduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, Pirro e kishte shkruar si dedikim të pastër për ish-gruan, Invën. Nga ana tjetër, vetë sopranoja në fillim mohoi të kishte lidhje me biznesmenin kosovar Ethem Ramadani, madje ajo e justifikoi njohjen e tyre si një bashkëpunim në mbështetje të artistëve shqiptarë në botë.

Ramadani njihej si një ndër 10 biznesmenët më të pasur kosovarë dhe lidhja e tij me Invën nisi rreth muajit mars të vitit 2008. Me origjinë nga Kosova, por i rritur në biznesin e tij në Slloveni, Ethem Ramadani ishte prezent dhe në edicionin më të fundit, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një prej shqiptarëve më të famshëm në botë.

Ai ka drejtuar kompaninë “Salbatring International”, krijuar më 1990-n në Lubjana të Sllovenisë. Vitet e fundit, si Ethemi ashtu dhe Inva vendosën të hiqnin dorë nga angazhimet e tyre nëpër botë, për të jetuar në Tiranë. Por me jetën e re në kryeqytetin shqiptar, nisën dhe problemet ekonomike që i çuan drejt ndarjes, arsye për të cilat konfirmimin e saktë mund ta bëjnë vetëm ata.

Marrë nga Panorama

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ethem ramadani inva mula pirro çako ethem ramadani inva mula pirro çako

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit