LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Ai palaço më mori në qafë vajzën, një ditë do t’ja kthej’/ Gruaja i kërkon ndihmë policisë: Më shp

10 Nëntor 2020, 13:35 Nga DOSJA
‘Ai palaço më mori në qafë vajzën, një

Një 47-vjeçare, e cila përfundoi në dyert e gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshorti, këmbëngul në polici se po kërcënohet nga ish e dashura e tij, një vajzë e re që e ka kontaktuar që në fazat e para të divorcit duke e pyetur: Vërtet po i jepni fund jetesës së bashku? Por kur gruaja ka pohuar fazën ku gjendej çifti në atë moment, disa muaj më vonë, të dy burrë dhe grua të ftuar nga gjyqtarja e çështjeve civile për t’u pajtuar dhe për t’i dhënë edhe një mundësi marrëdhënies pranuan të ribashkohen. E gjitha kjo ka sjellë një furtunë tek ish e dashura e Z. H. që këmbëngul se u mashtrua prej tij duke qenë se ai i kishte premtuar bashkëjetesë. Një sërë mesazhesh, në Facebook, internet, Whats App jo vetëm çiftit të ribashkuar, por edhe të afërmve të tyre janë kthyer në prova që kanë angazhuar policinë qendrore të nisë këqyrjen e bisedave, në të cilat janë angazhuar edhe prindërit e 33-vjeçares së braktisur. Këta të fundit i kanë hyrë po ashtu betejës për ta mbrojtur vajzën menjëherë sapo janë kontaktuar nga 47-vjeçarja. “Nuk dua ta di nëse ekzistoni apo jo, por do të ishte e mira mos të ma preknit plagën. Uroj që trimi jot mos ta provojë durimin tim. Ai palaço më mori në qafë vajzën, një ditë do ja kthej rastin”, i përgjigjet babai i vajzës gruas së martuar.

Sipas dosjes që gazeta Si disponon, çifti nisi procedurat e ndarjes në vitin 2018, dhe në janar 2019 gruaja ka kryer një bisedë të gjatë me të renë, e cila i ka kërkuar informacion për bashkëshortin. Por teksa E. H ka qenë e disponueshme për të panjohurën duke i treguar se ishin ndarë, por divorci nuk ishte ligjëruar ende, në adresat e saj në jetën virtuale kanë vijuar sulmet. Shkak kuptohet të jetë bërë rikthimi i burrit tek ish gruaja dhe për rrjedhim anulimi i ndarjes. “Në korrik 2020, në adresat e mia dhe të tim shoqi, të familjarëve tanë dërgoheshin ftesa për miqësi nga një profil fals. E njëjta gjë kishte ndodhur në adresën e kunatës, kunatit dhe rrethit të ngushtë familjar”, shprehet 47-vjeçarja që së paku në këtë rast e ka pasur në krah të shoqin. “Nga i njëjti profil vazhdoi të ngacmojë burrin dhe vazhdonte e provokonte. Mesazhet e saj ofenduese ndaj bashkëshortit dhe ndaj meje janë të padurueshme, ajo vazhdon pothuajse me të njëjtin periodicitet, atij i shkruan njëherë në javë, kurse mua njëherë në muaj”, kallëzon më tej 47-vjeçarja.

“Madje nuk është kursyer t’i bjerë edhe skype tim në orën dy të natës me emrin dhe mbiemrin e saj”. Sidoqoftë nga këqyrja e telefonit të gruas rezulton që edhe ajo ka hapur profile false dhe i ka shkruar 33-vjeçares, – deklaron policia për gazetën Si, biseda që janë shkëputur për interes të hetimit të mëtejshëm që do të zbardhë se konkretisht cila nga palët po e vështirëson jetën e tjetrit.

Por çfarë e trembi gruan?

Hapa të tjerë dhe një mesazh në telefonin e të shoqit ku ajo e paralajmëron se do të bëjë namin e ka ulur me këmbë në tokë bashkëshorten. Veprimi i radhës i ish të dashurës ka qenë hapja e një profili me fotografinë e burrit të saj dhe me emrin dhe mbiemrin e tij. “Ky profil i shkroi tim shoqi- “hë m.t i martuar”. Por policia shton për gazetën Si se kjo foto e përdorur në hapjen e adresës së Facebook nuk është marrë nga fondi i llogarisë së burrit, por është një foto që ish e dashura e disponon gjatë lidhjes me 49-vjeçarin, një histori që dyshohet të ketë vazhduar edhe pas vendimit të çiftit për të mos u divorcuar. “Megjithatë 33-vjeçarja duhet të ketë vazhduar lidhjen derisa e ka zbuluar që po gënjehej nga burri i martuar dhe kjo ka sjellë zemërimin e saj”, thotë agjenti i krimeve kibernetike, sipas të cilit është disponuar me sekuestrimin e bisedave të të treve dhe midis tyre personi që është më shumë në vështirësi nuk janë dy gratë, por burri. “Burri im është i pafajshëm, vajza juaj ishte adulte. Të dy i hynë një aventure. Ju lutem më mirëkuptoni”, i përgjigjet gruaja prindërve që në një varg mesazhesh shtojnë detaje që gruaja nuk i dinte dhe nuk kishte informacion. “Por unë kam pretendime ndaj ish të dashurës, thekson 47-vjeçarja dhe sipas saj edhe në rast se e ka gënjyer e ka bërë për një qëllim madhor, për të shpëtuar martesën. Policia thotë për gazetën Si se do thërrasë veç e veç vajzën, prindërit saj dhe burrin e denoncueses për të plotësuar fashikullin e hetimit dhe për ta referuar më tej në prokurori për dyshimet e përndjekjes.

Copyright © Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale divorci gjykata e tiranes tirane divorci gjykata e tiranes tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Nëntor 2020, 13:36

Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sip...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta