LIVE UPDATES
Ekonomi

“Më ndihmoni, kam pirë drogë”/ Përdoruesja kërkon ndihmë, policia i gjen mbetje kokaine dhe qese me hashash

7 Nëntor 2020, 17:34 Nga DOSJA
“Më ndihmoni, kam pirë drogë”/ Përdoruesja

Që përdorimi dhe shpërndarja e drogës është një fenomen, kjo gjë tashmë dihet. Por ka raste aq flagrante, saqë të bëjnë të mendohesh. Një grua ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë. Ajo dha adresën dhe iu përgjërua sallës operative “ju lutem më ndihmoni”. Por kur forcat e rendit mbërritën në adresën e saj, ajo duke kërkuar ndihmë tha “kam pirë drogë”. Ajo çfarë u konstatua më pas në hotel ishte befasuese për forcat e rendit që gjetën pjeta me mbetje kokaine dhe qese me hashash. Në raport shërbimi që gazeta Si e disponon agjentët shkruajnë:

“Morëm njoftim se një qytetare kërkonte ndihmë. Ajo ndodhej në hotelin në rrugën Artan Lenja. Kur shkuam në dhomën numër 203 ku dhe gjendej telefonuesja, konstatuam shtetaset A. T dhe A. Q, të cilat menjëherë deklaruan që kishin me vete hashash”.

Sipas përshkrimit të oficerit të policisë burimet shtojnë se e reja me inicialet A. Q. nxori nga xhepi i xhupit gjashtë qese me lëndë narkotike të dyshuar canabiss sativa. Për këtë arsye ajo u shoqërua në polici. Por nga kontrolli i dhomës së hotelit në fjalë, policia u zhvendos edhe në dhoma të tjera sikurse dhoma me numër 301, ku sërish shtetasit S. Sh ju gjet me vete kokainë në qese të mbyllura në formë pike dhe në një pjatë kishte gjithashtu mbetje kokaine, një kartë identifikuese dogane me inicialet N.P, një kartë me mbishkrimin Flex. Pasi u bë peshimi i lëndës rezultoi se pesha e përgjithshme e kokainës ishte 0.4 gramë.

Policia ka kryer veprime të mëtejshme duke këqyrur telefonin e klientit të tretë, ku dhe rezultoi se ai kishte biseda me një punonjës hoteli me inicialet I. Gj, duke shtuar dyshimet se ai shpërndante drogë tek klientët.

Vajza me inicialet A. Q që më pas u arrestua dëshmon se përse e telefonoi policinë “e telefonova policinë për ndihmë, pasi u konfliktova me shoqen time A. T, e cila erdhi në dhomën ku unë qëndroja. Pasi erdhi policia unë ju thashë vetë kemi edhe drogë dhe nxora nga xhepat katër qese hashash dhe ia dorëzova policit. Shoqja ime nuk e pranoi që kishte drogë me vete”. Burimet e policisë tregojnë për gazetën Si se u pyet edhe A.T që pretendon se e kishte telefonuar shoqen për t’i paguar hotelin. “Shkova në gjashtë të mëngjesit, fillimisht u shtriva në krevat pasi natën kisha punuar dhe i thashë edhe A.Q që të shtrihet. Por ajo telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë pasi nuk donte të shtrihej”.

Policia ka gjetur kontradikta në dëshminë e të tyre ndaj janë arrestuar të dyja. A. Q këmbëngul që hashashin ia solli shoqes së saj një person nga Laçi, kurse e dyta thekson se hashashi nuk ishte aspak i saj dhe se ajo nuk e gjet fare drogën.

Klienti i tretë që ju gjet kokainë dhe që edhe ai përfundoi i arrestuar së bashku me punonjësin e hotelit pranoi që kishte konsumuar drogë vetëm. Por ai mohon që drogën ta ketë blerë tek hotelieri. “Kokainën e bleva tek një i panjohur, e kisha për përdorim vetjak, pasi jam përdorues prej vitesh. Pjatën ia kërkova recepsionistit ose ma solli ai nuk e mbaj mend dhe nuk më kujtohet”, shton më tej klienti që u prangos së bashku me recepsionistin, i cili gjithashtu mohon përfshirjen.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale artan lenja policia e shtetit tirane artan lenja policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Nëntor 2020, 13:36

Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sip...

Ekonomi 7 Nëntor 2020, 11:05

Industria përpunuese, pse vetëm pak fitojnë

Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Përpunuesit pohojnë se n...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 16:15

Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publi...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 07:14

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të k...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit