E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Pandemia ka nxitur “dembelizmin” në shumë qytete të vendit. Në qarqet e Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, popullsia në grupmoshën 15-65 vjeç, që nuk parapëlqen të punojë, ka shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë, sipas matjeve të INSTAT.
Rekordin e mbajti Qarku i Lezhës, ku 60% e popullsisë në moshë pune nuk preferoi të aktivizohet, duke shënuar rritje me gati 14% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.
Në Elbasan, popullsia dembele në moshë pune u rrit edhe me 5 pikë përqindje, në Berat gjithashtu me 5 pikë përqindje dhe Durrës me 2.8 pikë përqindje në raport me 6-mujorin e parë 2019.
Në rang vendi, qytetet me numrin më të lartë të personave në moshë pune, që nuk duan të punojnë, janë Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana.
Ndërsa qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Vlorës shihet se kanë një përqindje më të ulët të popullsisë në moshe pune që nuk dëshiron të punojë.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej.
Kjo kategori e popullsisë që cilësohet joaktive nga INSTAT nuk përfshihet në forcën e punës.
Duke i kanalizuar të papunët si inaktivë, treguesi i papunësisë nuk ka reflektuar ndryshim të madh nga kriza, përderisa numri i tyre është rritur vetëm me 6 mijë persona në tremujorin e dytë, teksa numri i “dembelëve” u rrit me 42 mijë persona.
Si rrjedhojë e shtimit të inaktivëve (personat që nuk duan të punojnë) është reduktuar dhe forca e punës me rreth 43 mijë persona, duke zbritur në 1.32 milionë persona, pasi inaktivët nuk llogariten në forcën e aftë për punë.
Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, nëse personat që kanë dalë nga tregu i punës do të ishin shtuar të gjithë te numri i të papunëve, atëherë norma e papunësisë reale në vend (që llogaritet si përqindje e të papunëve ndaj forcës së aftë për punë) do të ishte rritur në gati 15%, nga 11.9% që u raportua nga të dhënat zyrtare.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Që përdorimi dhe shpërndarja e drogës është një fenomen, kjo gjë tashmë dihet. Por ka raste aq flagrante, saqë të bëjnë të mendohesh. Një grua ka telefonuar pol...
Nuk janë vetëm gratë që rrihen. Ekzistojnë nga ato që i thonë stop dhunës jo vetëm duke ngritur dorë dhe vetë, por edhe numëruar një më një të zezat e partnerit...
Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sip...
Biznesi i garantuar i koncesioneve kryeson në listën e kompanive më të mëdha sipas fitimeve, sa i përket përfitueshmërisë. I dyti renditet ndërtimi. Industria p...
Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Përpunuesit pohojnë se n...
Emisioni “Stop” këtë të premte ka shkuar në Kavajës, pas ankesës së një qytetareje, e cila po ndjek shtatzëninë e saj pranë Konsultores së gruas në këtë qytet. ...
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete lojërash fati për 10 493 persona. Një raport që merr në analizë globalisht të gjithë vendet tregon s...
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, pë...