LIVE UPDATES
Ekonomi

“Dola të qetësohem se u mërzita shumë mbyllur”/ Rrëfimi i të infektuarës që nuk respekton karantinën: Të gjitha sh

10 Nëntor 2020, 07:16 Nga DOSJA
“Dola të qetësohem se u mërzita shumë mbyllur”/

M.H një vajzë e re 25 vjeçe e cila prej një jave është diagnostikuar me Covid-19, duket se refuzon tëzbatojë karantinën e plotë. Ajo i tregoi Gazetës “Si” se dy ditë më parë ka dalë shëtitje me vëllain e saj, meqë simptomat i ishin qetësuar disi.

E reja tregoi se kishte kaluar një situatë të vështirë në shtëpi, me temperaturë 38 e gjysmë që kishte lodhur aq shumë, sa nuk mbante dot as sytë hapur dhe me një kollë qësiç e tregon ajo “ngjante me kollën e një plaku që kishte pirë gjithë jetën cigare”.

Gjithashtu M.H tregon se me nuhatjen ka probleme ende.Nuk nuhat sa duhet.Siç pohon ajo, mjeku i familjes e kishte këshilluar të merrte shumë ilaçe ku mes tyre mbizotëronin aspirinat dhe vitminat D dhe C. Ndërkaq, pavarësisht gjendjes së rëndë, 25-vjecarja është e bindur se nuk ka bërë gabim që ka dalë. Me kollën që hera-herës nuk e lë të shqiptojë të gjitha fjalët tamam, i thotë Gazetës “Si” se është trajtuar në shtëpi edhe pse ka pasur gjendje të rëndë.

“Babi mori një infermier në shtëpi kur u bëra keq fare sa nuk po merrja dot frymë. Nuk donim të shkonim në spital se çfarë nuk po dëgjojmë për atje. Po kaloi tani, më ka mbetur kolla dhe tani që po eci më merret pak fryma, por temperaturë kam dy ditë që nuk kam. Dola të qetësohem të marr ajër sepse u mërzita shumë mbyllur,” tregon e reja e cila duket qartë që e ka harruar përgjegjësinë e infektimit të personave të tjerë.

Në vijimin e bisedës vajza tregon se prej disa ditësh ka pezulluar edhe aktivitetin në biznesin e saj, ndërsa për ilaçet dhe mjekimet shprehet se ka përdorur të gjitha kursimet e saj nga puna. 25- vjeçarja pohon se përveç sëmundjes qëështë e rëndë për shkak të virusit, ka përjetuar shumë edhe izolimin. Për të fakti i të qëndruarit gjithë kohës brenda kishte qenë shumë e vështirë nga ana psikologjike, por për këtë pjesë nuk kishte kërkuar asistencë mjekësore.

Për linjën 0800 40 40 ku ofrohet edhe këshillimi psikologjik, tregon se “ ata të thonë se ça është Covid-19, nuk ofrojnë këshillim psikologjik”.

Përpos mos bindjes që nuk duhet të dalë rrugëve të zonës ku ajo banon, e reja thotë se maska i mjafton për të mos infektuar personat e tjerë dhe se nuk ka asgjë për se të mos dalë se ajo tashmë është qetësuar. Megjithëse për të dalë nuk ka asnjë rekomandim mjeku dhe nuk ka bërë asnjë tampon që të konfirmojë se ajo është negative.

Por a është M.H dhe shumë të tjerë të infektuar që thyejnë izolimin arsyeja që kemi arritur deri në 501 raste të reja në ditë?

Natyrisht që po! Të dhënat tregojnë se një person mund të infektojë deri në pesë persona të tjerë dhe pikërisht për këtë fakt, ata që janë pozitiv me Covid-19 duhet të izolohen në shtëpi. Shifrat në vendin tonë janë alarmante. Gjatë kësaj jave pozitiviteti i infektimit ka arritur deri në 25,6% dhe zyrtarisht vendi ynë është në valën e dytë të Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë, u vërejt mosbesimi i qytetarëve tek sëmundja, ndryshe nga tani ku nuk besojnë tek autoritetet. Pikërisht në datën 15 Mars të këtij viti kur edhe vendi ynë u “pushtua” nga infektimet e Covid-19, qeveria miratoi njëakt normativ ku u përcaktuan masat e veçanta që do të merren ndaj personave fizikë/juridikë apo individë, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht vendbanimit të tyre, të cilët shkelin rregullat, vendimet, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Në këtë akt përcaktohet edhe masa administrative për personat që nuk zbatojnë karantinën e detyrueshme. Pika 4 e Nenin 3 përcakton “Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetë-karantinimin e detyrueshëm. Gjë që më vonë ndryshoi nga Kuvendi ku u ndryshua ligji dhe u përcaktua se “shkelja e rregullave të karantinimit apo izolimit, kur personit i është njoftuar individualisht ky detyrim nga autoritetet përkatëse shëndetësore, dënohet nga dy deri në tre vjet”.

Ndërkaq, Policia e Shtetit konfirmon se që prej fillimit të pandemisë dhe vendosjes së rregullave të lart përmendura janë penalizuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë të infektuar dhe nuk kanëzbatuar rregullat e karantinimit.

Por 25-vjeçarja duket se nuk është e informuar për këtë fakt dhe më e keqja është se edhe shumë të tjerë që ajo njeh nuk e dinë këtë fakt.

“Të gjitha shoqet e mia kështu lehtë e kanë kaluar dhe kanë dalë e nuk i ka ndodhur gjë. Kanë mbajtur maskë dhe kaq,” tregon vajza e cila është e bindur se nuk ka bërë asnjë gabim.

Deri më tani situata në Shqipëri është mjaft e rëndë e rastet po rriten dita-ditës edhe më shumë. Ndërkaq, spitalet janë të tej mbushur dhe qytetarët presin me ditë të tëra të marrin përgjigjet e tamponëve, ku ka pasur raste që përgjigja ka dalë edhe kur pacienti ka vdekur. Ka nga ata që janë të infektuar dhe nuk dalin vetëm për shëtitje si 25 vjeçarja, por bëjnë edhe pazare në marketin e lagjes, dalin pinë kafe, apo edhe nga ata që shkojnë në punë me frikën se nuk do të paguhen, apo edhe mund të humbin vendin e punës.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Nëntor 2020, 13:36

Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sip...

Ekonomi 7 Nëntor 2020, 11:05

Industria përpunuese, pse vetëm pak fitojnë

Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Përpunuesit pohojnë se n...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj