LIVE UPDATES
Insights

51 qytetarët nuk i vrau tërmeti, i vrau Kryetari i Bashkisë, IKMT dhe urdhri i Qeverisë

1 Dhjetor 2019, 20:33 Nga DOSJA
51 qytetarët nuk i vrau tërmeti, i vrau Kryetari i Bashkisë, IKMT

TIRANË- Diku në jug të Detit të Vdekur, dikur kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet në Bibël, në Kur’an dhe Torrah. Këto dy qytete kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit, saqë ky i fundit vendosi t’i ndëshkonte me shkatërrim. Por përpara se të ndërmerrte aktin, Zoti dërgoi profetin Lot, nipin e Abrahamit – ose profetin Lut a.s. nipin e Ibrahimit – për t’iu treguar planin që kishte Zoti nëse nuk hiqnin dorë nga shthurja.
Por banorët e këtyre qyteteve nuk i dëgjuan paralajmërimet e profetit dhe Zoti i shkatërroi me flakë të dy qytetet.

Sot dëgjoj shpesh fjalinë – “Në 26 Nëntor u vranë 51 persona.”

Ky pohim nuk është i vërtetë.

Ata 51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por për t’u vrarë, u vranë shumë kohë më parë.
Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.

Ata u vranë në momentin kur Kryetari i Bashkisë përpiqej të mbushte grykësinë e vet të pangopshme me leje ndërtimi edhe aty ku mund të ngriheshin vetëm kala rëre për fëmijët kur shkojnë në plazh.

U vranë kur një inspektor IKMT vendosi të mbyllte sytë dhe të hapte xhepin, kur dikush po shtonte katet e hotelit në një godinë që dhe pa ato kate ishte buzë greminës.

Apo kur një oficer policie bëri të njëjtën gjë.

Apo një prokuror…

U vranë kur një pronar firme, për të kursyer ca lekë të qelbura, vendosi të përdorte çimento të cilësisë së dobët dhe hekur me kursim në godinën që po ndërtonte.

U vranë kur një inspektor, për akoma dhe më pak lekë, ia çertifikoi këtë çimento dhe atë hekur si të rregullt, pa bërë asnjë analizë.

U vranë kur një pronar firme, po për ca lekë të qelbura, vendosi të blinte tulla të dobëta.

U vranë kur një kolaudator shtetëror vendosi t’i jepte çertifikatën godinës, për një tufē lekësh.

U vranë kur me urdhër të Qeverisë, u vendos që shpenzimet për godinat e dëmtuara të tërmetit të 21 Shtatorit, duhet të ishin sa më minimale, sepse lekët i duheshin qeverisë për konçesionet dhe tenderat.

U vranë kur inspektorët në terren as nuk e diskutuan këtë urdhër dhe, të vetdijshëm që po gënjenin, iu thanë familjeve se mund të ktheheshin në shtëpitë e dëmtuara, se s’kishte asnjë rrezik.

E më tej..

U vranë kur ne të gjithë vendosëm të zgjidhnim të gjithë këta më lart që të na drejtonin jetët tona.

U vranë kur ne heshtëm për çdo institucion shkencor që u shua apo degradoi i drejtuar nga militantë partish.

U vranë kur ne votuam në shumicë një qeveri që nuk kishte asnjë plan, asnjë grup ekspertësh, por vetëm një klloun që na rrotullonte gjithë ditën histori pushteti me tepsi e timon.

U vranë kur ne vendosëm që zgjedhjen e grupit të njerëzve që do të na qeverisë, mos ta bëjmë bazuar në numrin e ekspertëve që ka ky grup, ideve qeverisëse, programeve zhvillimore, por bazuar në një tifozllik idiot si me qënë duke mbështetur ekipe futbolli.

U vranë kur ne lejuam të na shkelnin me këmbë dhe të na trajtonin si ushtarë në shahun e tyre për pushtet. Kur lejuam që me rregullat e tyre të lojës, të na hiqnin ne të drejtat si sovran dhe t’i merrnin për vete.

U vranë kur ne pranuam të ktheheshim në bankomate për lekët që atyre iu duheshin për projektet e tyre të pasurimit personal. ATM që kanë vetëm detyrimin të paguajnë taksa dhe s’kanë asnjë të drejtë

Sodoma dhe Gomorra nuk u shkatërruan ditën kur Zoti hodhi zjarr mbi to. Ato e vulosën shkatërrimin e tyre qëkur vendosën të shthurreshin dhe t’i largoheshin Zotit.

Dhe pavarësisht se edhe ne kemi pasur gjithë këto kohë “Lotët – Lutët” tanë, që ndër vite janē përpjekur të na paralajmëronin për 26 Nëntorin, ne i kemi injoruar, pse jo dhe tallur e përqeshur.

Dhe vazhdojmë ta bëjmë.

Ndoqa pak atë mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit dhe pashë që ne s’kemi kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që ndodhi.

Po të kishim kuptuar, në krye të tavolinës së Komitetit do ishte ulur Prof. Luljeta Bozo dhe tavolina do të ishte mbushur me inxhinierë, sizmologë, urbanistë, juristë, financierë të së njëjtës peshë si zj.Bozo dhe ata do të vendosnin për çdo gjë. Qeveria thjesht do të merrte dhe zbatonte vendimet e tyre, pa diskutuar farë. Do t’i merrte me kokën ulur dhe thjesht do vepronte.

Por jo…Aty pashë në krye Edi Ramën që po përpiqej t’iu merrte lekët atyre që kishte në krahë..dhe duke përfituar nga plani televiziv të fillonte fushatën për 2021.

S’kemi kuptuar asgjë.

Sodoma dhe Gomorra 2.0 loading…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog pano soko termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 pano soko termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2019, 12:54

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur!

GJERMANI- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyet...

Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj