LIVE UPDATES
Insights

Shqipërinë e bukur arrin ta shikosh aq shpesh, sa shpesh bie një tërmet 6.3 ballë, ky i heq maskën

28 Nëntor 2019, 07:51 Nga DOSJA
Shqipërinë e bukur arrin ta shikosh aq shpesh, sa shpesh bie një

“Çuni ku ti lë këto?”
“Ça i ke?”
“Hiç. Nja dy simite me djathë, një koli ujë, ca biskota.”
“Ushqimet janë nga krahu andej. Këtu janë rrobat. Rrofsh.”
“Asgjë mor bir. Rrofshi ju që po bëni këtë punë. Shiko kam dhe nja dy batanije, po i kam në shtëpi. A ti sjell?”
“Po si ta mendosh. Shife vetë.”
“Po shkoj po i marr po i sjell. Se u ftoh dreqi, u ftoh shumë. Ju këtu do jeni se e kam shtëpinë lart në Ali Dem (60 min me këmbë vajtje-ardhje)”
“Po po. Këtu na ke. Rrofsh.”
“Mos e thuaj atë llaf. Ishalla ndihmojmë ata të shkretët.”

Dhe pas një ore ti e sheh që ka ardhur pa fol fare (ndarjen e vendeve rroba-ushqime e kishte mësuar tashmë) ka lënë dy batanijet dhe po largohet po pa folur fare.
Sepse ajo nuk do lavdi, as famë, as lavdërim. Nuk bën foto, as video që t’i montojë e t’i çojë nëpër studio. Ajo kërkon të ndihmojë, në gjithë sinqeritetin e fjalës. Thjesht kaq. Dhe pasi e bën, ikën, zhduket, tretet në trupin e qytetit.

Është në ditë të tilla, jo të zakonshme kur ti kupton një të vërtetë të madhe.

Këtu ka dy Shqipëri.

Ka një Shqipëri të vogël, të shëmtuar që në ditë të zakonshme e gjen rëndom nëpër ekrane konferencash për shtyp, lidhjesh direkte nga selia, kronika lajmesh, speciale dite, lajme portalesh, lajm i fundit, analiza politike, debate heroike, banaqe stoike etj.. Një Shqipëri që lëviz nga Sheratoni tek 15-katshi, nga Kodra e Diellit tek Rolling Hills.

Dhe një Shqipëri tjetër, të madhe, të bukur, të heshtur, që nuk e sheh përditë. Një Shqipëri që nuk ngurron të tregojë gjithë madhështinë e saj atëherë kur duhet më shumë.
E takon vetëm aty në shesh. Ashtu heshtas fare, pa dashur as të bjerë në sy, shfaqet madhështore.

Shqipëria e shëmtuar e ka mbuluar Shqipërinë e bukur si një maskë. E ka mbytur, e ka zhytur aq thellë saqë s’i duket as silueta. Fatkeqësisht! Shqipërinë e bukur arrin ta shikosh aq shpesh, sa shpesh bie një tërmet 6.3 ballë me mbi 30 të vdekur.
Sepse duhet një tërmet 6.3 ballë, duhen mbi 30 të vdekur, që të shkundet e të rrëzohet maska.

Këto dy ditë kam parë Shqipërinë e vërtetë dhe sinqerisht jam mrekulluar. Mijëra njerëz të heshtur që japin shumë nga ajo pak që kanë për vete. Ata nuk duan as ta tregojnë atë që bëjnë, thjesht e bëjnë.

Dhe në këtë realitet dialektik, natyrshëm të lind pyetja.

“Po gjithë kjo Shqipëri e bukur, gjithë ky popull mahnitës me cilësi që i gjen vetëm nëpër manuale civilizimesh demokratike, po si dreqin ja dalim të nxjerrim në pah e të vëmë në krye më të keqen e vetes? Si dreqin ja bëjmë?”

Vini re: Titulli është redaksional

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog pano soko tragjedia e 26 nëntorit pano soko tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2019, 12:54

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur!

GJERMANI- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyet...

Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet