LIVE UPDATES
Insights

Tërmeti/ Viktimat, fajtorët dhe ato 10 sekonda që na falën jetën

1 Dhjetor 2019, 12:59 Nga DOSJA
Tërmeti/ Viktimat, fajtorët dhe ato 10 sekonda që na falën

Këto ditë do të kisha festuar 40 vitet e mia ne gazetari. Për të paktën 15 vite kam ndjekur historinë e mafias në Itali. Gati gjithmonë, ishin të këqinjtë të vdekurit për të cilët shkruaja. Pastaj bëra të dërguarin e posaçëm në vende lufte dhe për 15 vite të tjera, isha dëshmitar e shkruajta prapë qindra histori dhune dhe vdekje. Të vdekurit në luftë rrallë kanë një emër, dhe kështu, me gjithë përpjekjet, shkruhet vetëm për shifra. Ndoshta, për këtë arsye, edhe pse përballë shumë tragjedive, rrallë kujtoj të kem qarë. Por pas 4 dekadave profesion, këtë herë diçka ka ndryshuar.

Arjela 4 vjeçe, Selvia 77, Sardi 17 vjeç, Drita 58 vjeç, Amelia 8 vjeçe, Dionisa 2 vjeçe, Sadiku 85 vjeç, Drita 15 vjeçe e më pas një tjetër, një tjetër, për plot 51 herë. Lista që rendit viktimat e tërmetit nuk mbaron kurrë, si ato 31 sekonda dridhjeje e tmerrshme e tokës që i mori me vete përherë. Të gjithë kanë një emër, një mbiemër, një moshë, një pamje. Secili ka një histori, dhe çdo histori është e zonja të të përshkojë zemrën sepse jeta e tyre, zanatet e tyre, detajet e jetës së tyre private, të bëra publike pas asaj nate, çanë një perde, dhe pas asaj perdeje që ra si muret e shtëpive të tyre, i sheh identikë më të gjithë ne dhe normalitetin tonë.

Aftësia shkatërruese e një tërmeti nuk matet vetëm me intensitetin, por edhe me kohëzgjatjen e tij. Dhe atë natë në orën 3.54 zgjati 31 sekonda, që në një jetë nuk janë asgjë, por për një tërmet janë një pafundësi. “Nëse goditja do të zgjaste 10 sekonda më shumë, bilanci do të kishte qenë katastrofik”, më shpjegon një inxhinjer. E dëgjon dhe një drithërimë përshkon kurrizin sepse kupton që të gjithë ne për pak çaste ecëm me sy mbyllur në honin e një gremine, duke mbrojtur fëmijët tanë të përqafuar nën një tavolinë, pa ditur se kur dhe si ajo lëkundje do të përfundonte dhe nëse jetët tona ishin të sigurta. Tërmetin nuk e ndalon askush, ndaj tani e kemi të qartë se ekzistenca jonë ndoshta u shpëtua nga ato 10 sekonda.

Por tani që terrori është shndërruar vetëm në frikë, vjen ora e rebelimi. Eshtë ora kur kërkohet, pretendohet, drejtësi. Duke filluar nga kriminelët që kanë ndërtuar ato pallate dhe ato hotele duke vjedhur në kurriz të cilësisë së projektit, mbi sasinë e çimentos, ose mbi seriozitetin e kolaudimit. Ose duke çertifikuar falsitete në momentin e legalizimit. Sepse janë këto 4 pika kardinale mbi të cilat bazohet siguria e zyrave ku punojmë, e shtëpive që strehojnë familjet tona apo të hoteleve ku kalojmë pushimet apo presim të huajt. Ligjet antisizmike në Shqipëri ekzistojnë. U bënë shumë të ashpra që në kohën e regjimit komunist, pas tërmetit të fortë të 1979 dhe u përforcuan akoma më shumë në vitin 2000. Janë rregullat europiane, të cilat nëse aplikohen me korrektësi, garantojnë një qëndrueshmëri të ndërtimeve akoma më të fortë se ai i 26 nëntorit. Por problemi është pikërisht ky: A janë respektuar rregullat nga të gjithë funksionarët publikë dhe ndërtuesit privatë?

1) Çdo leje ndërtimi shoqërohet nga një projekt ndërtimi që duhet të respektojë rregullat antisizmike. Projekti kalon në filtrin e një oponenca teknike nga ana e Institutit për ndërtime ose nga një inxhinier i çertifikuar. Pyetja e parë: Projektet në fazë oponenca janë kontrolluar gjithmonë, efektivisht, dhe gabimet në përllogaritje janë korrigjuar?

2) Pasi merret leje e ndërtimit ai projekt antisizmik duhet zbatuar në mënyrë përfekte. Pyetja e dytë: Firmat e ndërtimit që bën punimet e kanë respektuar gjithmonë në mënyrë korrekte apo kanë reduktuar trashësinë e kolonave apo cilësinë dhe sasinë e hekurit dhe te betonit për të kursyer, duke e bërë më të dobët të gjithë ndërtesën?

3) Gjatë punimeve një teknik i çertifikuar duhet mbikqyrë projektin dhe pastaj, në fund, duhet të kolaudojë ndërtesën duke siguruar që respekton normat antisizmike të ndërtimit. Pyetja e tretë: Kontrollet mbi respektimin e projektit janë bërë realisht gjithnjë? Dhe kolaudimi në fund të punimeve ka qenë gjithnjë serioz, apo (siç thuhet) është lejuar të jepet firmë pa kontrolle, tekniku merr paratë dhe aty mbaron historia?

4) Pastaj ndodh që një godinë prej 3 katesh të bëhet 6 katëshe. Për të legalizuar katet e shtuara në mënyrë abuzive një inxhinier duhet të çertifikojë që themelet ekzistuese janë mjaftueshëm të forta për të përballuar peshën më të madhe. Pyetja e katërt: Çertifikimi i ri bazohet mbi një kontroll real të projektit, apo firmoset pa kontrolle, inxhinieri paguhet dhe aty mbyllet historia?

5) E pastaj një pyetje mbi të gjitha: Projektet teknike dhe çertifikimet që iu dorëzohen institucioneve publike në fazën e leje s së ndërtimit apo legalizimit, janë gjithmonë te plota? Apo pranohen pa u bërë mbi përmbajtjen e tyre kontrolli minimal?

Për prokurorinë nuk do të jetë e vështirë, nëse do të dojë, të zbulojë në cilën prej këtyre 5 fazave fshihet fajtori i rrëzimeve të banesave. Projektuesit gabuan llogaritë? Ndërtuesit vodhën materialet? Supervizorët fshëhën abuzimet? Projektuesit gënjyen në fazë legalizimi? Apo ishin funksionarët publikë që mbyllën një sy, apo të dy, duke lejuar abuzimet? Rrënojat janë aty, dhe ato copëza çimentoje dhe hekuri të deformuar që vranë 51 qytetarë shqiptarë, përbëjnë provën bazë për të identifikuar fajtorët. Mjafton të analizohen për të kuptuar se si janë ndërtuar banesat dhe kush ka gënjyer. Kryeministri Edi Rama premtoi modifikime të reja të kodit penal për të garantuar dënime shembullore për krime të këtij lloji. Ne, që kemi gjithnjë vështirësi të besojmë në mrekulli të tilla, na mjafton të dimë se ligji ekziston që sot dhe parashikon arrestime dhe dënime. Mjafton vetëm të verifikojmë ne se policia, prokuroria dhe gjykata kanë vullnet të dënojnë fajtorët.

Edhe pse këtë herë nuk mjafton. Nuk mjafton të shkojnë në burg fajtorët e rrëzimeve pasi ato ndodhën tashmë. Qeveria duhet të ketë kurajon të hapë një hetim serioz dhe të pavarur për të verifikuar nëse të gjithë pallatet e ndërtuara dhe të gjitha legalizimet e dhëna në keto 30 vite demokracie dhe kaosi, kanë respektuar normat antisizmike. Sepse siguria e shtëpisë është vlera supreme e çdo vendi të civilizuar. Dhe askush prej nesh nuk mund ta dijë nëse një herë tjetër do të na lejohen sërish ato 10 sekonda në këmbim të jetës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione carlo bollino termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 carlo bollino termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2019, 12:54

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur!

GJERMANI- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyet...

Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet