LIVE UPDATES
Insights

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur!

24 Nëntor 2019, 12:54 Nga DOSJA
Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur!

GJERMANI- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyetjen e kryesimit të partisë në kongresin e CDU në Lajpcig. Nëse partia e do këtë, ajo e lë detyrën sot, në këtë moment dhe këtu…tha në fund të fjalimit të saj, AKK. Llogaria e saj doli: Delegatët e kongresit të CDU-së e mbështetën kryetaren e partisë, me duartrokitje të gjata e ritmike. Për fjalimin, Kramp-Karrenbauer korri lëvdata madje edhe nga vetë kritikët.

Presioni ndaj kryetares së partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) në këtë kongres ishte i madh. Shumë i madh. Ajo ndodhej me shpatulla pas muri. AKK i duhej një goditje çliruese. Që kjo u bë e nevojshme pas një kohe shumë të shkurtër drejtimi tregon, se ajo ka bërë shumë gabime.

Prej muajsh një proces vetëshkatërrimi

Në fjalimin e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) e vuri gishtin tek temat e së ardhmes: Digjitalizimi, inteligjenca artificiale, inovacioni, por edhe tek arsimi dhe politika e mbrojtjes. Në një botë që ndryshon vazhdimisht dhe që i bën kaq të pasigurtë njerëzit, AKK dëshiron që partia e saj të jetë ajo që përcakton drejtimin të lidhur me sukses me pushtetin.

Kritikët e saj prej muajsh kishin vënë në lëvizje një proces vetëshkatërrimi, si kurrë më parë në CDU. Një gjendje e tillë pakënaqësie e paralizoi partinë, dhe i kushtoi në zgjedhjet e fundit në lande shumë vota. Uniteti – kjo ka qenë një marka dalluese e CDU-së. E gjithmonë, kur kjo parti ka qenë e bashkuar ka qenë edhe e suksesshme.

Me qëllim që ky unitet të ekzistojë edhe përtej fjalimit në kongresin e partisë, AKK duhet të ndryshojë strategjinë e saj. Lëshimet e shumta për kampin kundërshtar, vetëm se e kanë sfumuar profilin e saj, autenticitetin dhe i kanë dëmtuar besueshmërinë. Në vitin e parë si kryetare e CDU-së, AKK kërkoi afrimin me kritikët e saj. U përpoq të distancohej nga mbështetësja e saj, Angela Merkel dhe ta orientonte partinë më shumë drejt konservatorizmit të djathtë. Madje sekretar të përgjithshëm ajo bëri dikë që vinte nga kampi kundërshtar. Asgjë nga këto nuk u shpërblye. Tani në fjalimin e saj, ajo e vendosi CDU-në qartësisht në qendrën e shoqërisë.

Një luftëtare e durueshme

AKK tregoi në këtë kongres: ajo dëshiron të ndjekë rrugën e saj e të mësojë nga gabimet. Kryetarja e CDU-së është një luftëtare e durueshme. Tani këtë moment ajo duhet ta shfrytëzojë për një fillim të ri. Letrat për këtë ajo i ka në dorë. Si ministre e Mbrojtjes duhet të tregojë, se di të drejtojë një post të rëndësishëm të qeverisë, dhe që di të luajë edhe në skenën ndërkombëtare. Si kryetare partie duhet të tregojë, që ajo mund ta pozicionojë partinë rishtazi me një program të ri modern dhe përmbajtësor.

Por deri në zgjedhjet e Bundestagut – më së voni në vitin 2021 – është ende një rrugë e gjatë përpara. Nëse nuk prishet më parë koalicioni me socialdemokratët dhe Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme. Konkurrentët janë në pritje të rastit të përshtatshëm dhe të gabimeve të reja të AKK, për t’u futur vetë në garën për kancelar. Ky kongres ishte ende shumë herët edhe për vetë konkurrentët për ta vendosur këtë çështje. Edhe pas kongresit, kandidatura si kancelare, e me gjasë edhe pasardhëse e Merkelit nuk është aspak e vetëkuptueshme për kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK).

Marrë nga: DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione annegret kramp-karrenbauer cdu katharina kroll annegret kramp-karrenbauer cdu katharina kroll


Sondazh

Poll
Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet