LIVE UPDATES
Ekonomi

Zbardhet urdhri i ri/ Personat mbi 45 vjeç duhet të vërtetojnë pensionin para se të shkojnë në Gjermani

20 Dhjetor 2019, 13:22 Nga DOSJA
Zbardhet urdhri i ri/ Personat mbi 45 vjeç duhet të

GJERMANI– Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për DW dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe Rregullores së mëparshme për Ballkanin Perëndimor.

Zoti Mayer, çfarë të rejash sjell ligji i ri i fuqisë punëtore që hyn në fuqi më 1 mars 2020?

Në fokus të ligjit për fuqinë punëtore të kualifikuar janë forca pune nga vendet jashtë BE. Jam i bindur, se Gjermania sot ka një ligj imigrimi të orientuar nga e ardhmja dhe modern. Por kemi një mungesë gjithnjë e më të ndjeshme të fuqisë punëtore, në shumë sektorë, prandaj duhet të hapemi kundrejt vendeve jo-anëtare të BE, për sa i përket ardhjes në Gjermani me qëllim të kërkimit të punës apo vendit të kualifikimit. Për herë të parë me këtë ligj të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar krijohet edhe një nocion i njësuar – Këtu heqim dorë nga parimi bazë i dikurshëm i verifikimit, se kush ka prioritet për vendin e punës, një i papunë nga BE apo Zvicra. Edhe lista e profesioneve me mungesë punëtorësh hiqet me ligjin e ri e me disa përjashtime shtrihet në të gjitha profesionet.

Çfarë do të thotë “fuqi e kualifikuar”? Prej cilit nivel arsimimi vlen ky kategorizim?

Parimisht për ne kualifikimi profesional mund të shihet si shkollimi akademik. Kush ka përfunduar në vendin e tij një shkollim profesional të krahasueshëm me standardet gjermane, mundet tani të vijë në Gjermani me kushte të përmirësuara për qëllim të fillimit të punës, apo në sektorë të caktuar edhe të kërkojë punë. E rëndësishme në këtë kontekst është që personat të kenë njohuri të mira të gjermanishtes. Në disa sektorë mjaftojnë njohuritë bazë të gjuhës gjermane, por ne jemi të interesuar veçanërisht për forca të kualifikuara punëtore, që nevojiten në Gjermani, veçanërisht në grupe të caktuara të profesioneve, si për shembull në sektorin e IT-së.

Si dhe kur kontrollohet nëse shkollimet e huaja dhe njohuritë e gjermanishtes mjaftojnë?

Për ne ka një rëndësi të veçantë, që verifikimi i kushteve paraprake për të ardhur në Gjermani të bëhet para hyrjes në vend, përmes përfaqësive tona si ambasadat apo konsullatat e përgjithshme. Përmbushja e kritereve duhet të jetë vërtetuar pra para ardhjes në Gjermani. Por në ligjin e ri ekziston edhe mundësia e kualifikimit të mëtejshëm, edhe nëse disa kompetenca apo kushte të caktuara nuk janë ende si duhet, mundet me kuadrin e ri ligjor që të arrihen në Gjermani kualifikime të caktuara.

Përfaqësitë e huaja që tani janë të mbingarkuara në kuadër të Rregullores së Ballkanit, atje pret më shumë se një vit për një orar. A ka ndryshime në këtë drejtim – a e pengojnë njëri-tjetrin Rregullorja e Ballkanit dhe ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore?

E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit që lidhet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfundon në fund të vitit 2020, ajo nuk ka lidhje me ligjin e ri të fuqisë punëtore. Tani nuk është përcaktuar, nëse kjo rregullore do të zgjatet. Dua të theksoj, që në disa përfaqësi në Ballkanin Perëndimor ke situatën, ku pritja është shumë e gjatë. Përvojat e tanishme tregojnë, se pjesërisht në kuadër të kësaj rregulloreje nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur persona me kualifikim të ulët, në masë të madhe edhe persona në moshë. Kjo të bën të dyshosh, se me këtë lidhen në të ardhmen edhe pagesa sociale të shtetit gjerman në moshën e pensionit për Gjermaninë. Por deri tani nuk ka një pozicion të përcaktuar të qeverisë gjermane, nëse, kur e si do të zgjatej kjo rregullore e Ballkanit Perëndimor përtej 2020-s.

Ka një rregullore të re për punëtorët më të vjetër se 45 vjeç. A mundet që ta shpjegoni këtë?

Në procedurat parlamentare lidhur me ligjin për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, është bërë një saktësim, që personat mbi 45 vjeç duhet që të vërtetojnë më parë, se e kanë të siguruar në vendin e tyre pretendimin për pension. Mundësia e dytë është kufiri i rrogës, që duhet të arrijnë ata, pra, ata duhet të kenë të paktën një rrogë afër 3600 euro në muaj. Ne duam të pengojmë që në valën e ardhjes së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani personat mbi 45 vjeç të vijnë në Gjermani dhe pas disa vitesh pastaj të bëhen barrë për sistemin social gjerman. Jam i bindur, se kjo është një rregullore e drejtë.

A u bë ky saktësim pas përvojës me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor?

Arsyeja nuk është vetëm tek Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, por edhe kjo luan rol. Shumë deputetë kanë shprehur shqetësimin, se gjithnjë e më shumë vetë do të hyjnë në sistemin social gjerman, nëse 45 vjeçarët pa pretendime pensioni në vendin e tyre dhe pa të ardhura minimale vijnë të jetojnë në Gjermani.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale emigrantet shqiptare ne gjermani pune ne gjermani stephan mayer emigrantet shqiptare ne gjermani pune ne gjermani stephan mayer

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit