LIVE UPDATES
Ekonomi

Projektligji i ri, pagesat online do të bëhen edhe pa zotëruar një kartë

19 Dhjetor 2019, 06:56 Nga DOSJA
Projektligji i ri, pagesat online do të bëhen edhe pa zotëruar

TIRANË- Banka e Shqipërisë, e cila ka iniciuar një projektligj të ri në fushën e pagesave me vlerë të vogël, shpjegon se paketa e re ligjore rrit aksesin e popullatës në shërbimet bankare dhe redukton kostot e këtyre shërbimeve. Një nga lehtësitë do të jetë edhe pagesa online për mallra dhe shërbime edhe nëse nuk disponon një kartë bankare.

Banka sqaron se, një koncept i ri i krijuar nga projektligji është dhe institucioni për shërbimin e llogarisë, që përfaqëson konceptin e njohur si “bankë e hapur”. Kjo nënkupton që bankat, të cilat tradicionalisht mbajnë llogaritë e klientëve, do të kenë detyrimin të informojnë institucionet, të cilat ofrojnë dy shërbimet inovative (të inicimit të pagesave dhe të informimit mbi llogarinë mbi disponueshmërinë e fondeve ose gjendjen e llogarisë) me qëllim final kryerjen e pagesave e reja të promovuara dhe të rregulluara nga projektligji, synojnë të lehtësojnë aksesin e publikut të gjerë në shërbimet elektronike të pagesave, si nga pikëpamja e kostove, ashtu edhe nga lehtësia e përdorimit.

Institucionet që lehtësojnë pagesat

Ofruesit e shërbimeve të inicimit të pagesave zakonisht i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë pagesa në internet dhe të informojnë menjëherë tregtarin për inicimin e pagesës, duke lehtësuar kështu tregtinë elektronike. Këto institucione mundësojnë kryerjen e blerjeve online edhe nga konsumatorë të cilët nuk zotërojnë një kartë debiti apo krediti, por kanë një llogari bankare të aksesueshme nga interneti. Njëkohësisht, ky lloj shërbimi ofron edhe një alternativë për tregtarin për të pranuar pagesa elektronike, duke nxitur kështu konkurrencën e tregut, jo vetëm nëpërmjet aktorëve por dhe nëpërmjet instrumenteve të ndryshme.

Informacioni mbi llogarinë

Shërbimet e informimit mbi llogarinë u mundësojnë konsumatorëve dhe bizneseve të kenë një pamje të përgjithshme të gjendjes së tyre financiare, për shembull, duke i lejuar konsumatorët të konsolidojnë llogaritë e ndryshme rrjedhëse që mund të kenë me një ose më shumë banka dhe të kategorizojnë shpenzimet e tyre sipas tipologjive të ndryshme (ushqim, energji, qira, kohë të lirë etj.), duke i ndihmuar kështu në buxhetimin dhe planifikimin financiar. Në shumë raste, këto lloj shërbimesh ndihmojnë edhe në identifikimin e

Shërbimi i llogarisë

Emetimi i një instrumenti pagese është një nga shërbimet e pagesave brenda fushëveprimit të direktivës. Secili ofrues i shërbimeve të pagesave, një bankë ose një institucion pagese, mund të emetojë instrumente pagesash. Projektligji me qëllim nxitjen e mobilitetit të instrumenteve të pagesave, pavarësisht institucionit ku klienti ka llogari, krijon konceptin e “Institucionit për shërbimin e llogarisë”.

Institucionet për shërbimin e llogarisë mundësojnë që ofruesit e shërbimeve të pagesave (bankat, institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave), të cilët nuk administrojnë llogarinë e përdoruesit të shërbimeve të pagesave, të kenë mundësi të emetojnë instrumente të pagesave me karta dhe ekzekutimin e pagesave të kryera me to nga ana e përdoruesit. Më në detaje, ofruesi i shërbimeve të pagesave nëpërmjet këtyre shërbimeve, mund të informohet, me pëlqimin e përdoruesit, mbi gjendjen e llogarisë në një institucion tjetër dhe kështu të mundësohet ekzekutimi i pagesës duke shmangur kredinë midis palëve.

Vlen të theksohet se instrumentet e pagesës nuk mbulojnë vetëm kartat e pagesave, siç janë kartat e debitit dhe kartat e kreditit, por çdo pajisje të personalizuar ose si rregull të rënë dakord midis emetuesit dhe përdoruesit që përdoret për të iniciuar një pagesë.

Marrë nga Monitor.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi ligji i ri pagesat online ligji i ri pagesat online

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin