LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Solidariteti’ i sipërmarrësve me të prekurit nga tërmeti, qiratë në Durrës arrijnë gati sa dyfishi i bonusit

20 Dhjetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
‘Solidariteti’ i sipërmarrësve me të prekurit nga

DURRËS- Shtëpia e Anilës afër pallatit të Sportit në Durrës u shpall e pabanueshme pas tërmetit. Fillimisht ajo u vendos tek të afërmit, në një nga fshatrat e Durrësit. Megjithatë këto ditë është kthyer sërish në shtëpinë e saj të pabanueshme, me mure të çara, pasi i dështuan kërkimet për më shumë se dy javë për shtëpi me qira. Përveçse ishte shumë e vështirë të gjeje një apartament me qira, ajo u përball me çmime shumë të larta, ku për një hyrje 1+1 duhej të paguante një qira mujore prej 300 euro, të cilën nuk mund ta paguante as me bonusin e qirasë dhe as me të ardhurat, rrogën dhe pensionin e dy prindërve. Bonusi i qirasë për 3 persona është 20 mijë lekë në muaj, sipas specifikeve të Bashkisë. Për më tepër, ajo i përket grupit të dytë të të konsideruarve si të pastrehë, listat e të cilëve nuk kanë dalë ende.

Sikurse Anila, edhe shtëpia e Agimit ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët, pak më tutje në lagjen 6, doli e pabanueshme. Nën presionin e një kërkese gjithnjë e në rritje për shtëpi me qira në Durrës dhe ofertës së tkurrur, për shkak të numrit të lartë të shtëpive që dolën të pabanueshme, Agimi u detyra që të merrte me qira një shtëpi 2+1, jo shumë larg vendbanimit të mëparshëm, pranë Pallatit të Sportit. Ai do t’i duhet t’i paguajë një qira mujore prej 400 euro pronarit të shtëpisë, ndonëse agjencitë e pasurive të paluajtshme që punojnë në Durrës thonë se çmimi mesatar në atë zonë nuk është më i lartë se 20,000 lekë në muaj. Nga bonusi i qirasë për një shtëpi 2+1, Agimi mund të përfitonte 25 mijë lekë në muaj.

Krenar Bardhi, agjent i pasurive të paluajtshme i Remax në Durrës, tha për Monitor se aktualisht po ndodh një rritje artificiale e qirave në qytetin bregdetar dhe nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur pronarët kanë tërhequr pronat nga portofoli i agjencive, për t’i dhënë vetë me një çmim më të lartë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Krenar Bardhi thotë se ka pasur një kërkesë të shtuar për shtëpi me qira. Shumë qiramarrës po shpërngulen nga zonat periferike ku kanë qenë qiramarrës prej vitesh, siç është zona e  Kënetës, dhe kishte qira të ulët, në zonat më pranë qendrës ku qiraja është relativisht më e lartë. Sipas tij kjo, gjithashtu po reflektohet si rritje çmimi.

Arjan Gjuzi, agjent i pasurive të paluajtshme i Century 21, thotë se ka pasur një kërkesë në rritje për shtëpi më qira pas situatës së krijuar, por qiradhënësit që kanë rritur në mënyrë artificiale në përgjithësi nuk kalojnë nëpërmjet agjencive të pasurive të paluajtshme.

Duke qenë se është rritur kërkesa kanë ngelur shumë pak shtëpi të lira të pazëna. Sipas Gjuzit shtëpitë e lira kanë një qira relativisht të lartë, të cilat kanë qenë me këtë çmim që para tërmetit. Ai thotë se bëhet fjalë për prona elitare, të vendosura në pallate të ndërtuara mirë dhe me një mobilim luksoz.

Edhe Erin Reka, një tjetër agjent i Century21 thotë se në përgjithësi nuk kanë pasur ndryshime të çmimit pronat që jepen nëpërmjet ndërmjetësuesve. Sipas tij çmimet në qendër të Durrësit kanë qenë 200-250 euro, por pas tërmetit kanë mbetur vetëm ofertat e larta.

Këneta zona më e lirë, Vollga më e shtrenjta

Zona e Kënetës shënon edhe ofertat më të lira për sa i përket shtëpive me qira. Agjencitë e pasurive të paluajtshme pohojnë se në këtë zonë çmimet varojnë nga 12,000 deri në 18,000 lekë në muaj. Në zonat më pranë qendrës, afër Spitalit të Durrësit, tek Stadiumi, apo te pallati i Sportit, qiratë vlerësohen të jenë rreth 20,000 lekë. Në zonën e qendrës qiratë janë rreth 25,000 lekë.

Në zonën e shëtitores Taulantja, apo siç njihet ndryshe Vollga, çmimet e qirave janë më të lartat në qytet, ku sipas agjencive të pasurive të paluajtshme qiraja mujore varion nga 250 euro deri në 400 euro në varësi edhe të mobilimit të shtëpive. Sikurse pohojnë edhe agjencitë e pasurive të paluajtshme, zona e Currilave ka qenë shumë pak ose aspak e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, fakt që ata e lidhin me terrenin disi më të qëndrueshëm. Po ashtu edhe në zonën e Vilës së Zogut.

85% të kërkesave janë për shtëpi private apo në kate të ulëta

Tërmeti u shoqërua me frikë dhe panik te qytetarët, të cilët kërkojnë patjetër që të vendosen në shtëpi private apo në kate të ulëta. Krenar Bardhi thotë se 85% të kërkesave të reja janë për shtëpi private ose në rast se është pallat nuk duan të banojnë më lartë se kati i katër i një godine. Por nuk kanë munguar as kërkesat për të blerë shtëpi private. Arjan Gjuzi thotë se ka pasur interesim për blerjen e shtëpive private.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi qirate ne durres solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 qirate ne durres solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin