LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Spitalet Covid në Shqipëri mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

13 Gusht 2020, 16:57 Nga DOSJA
VOA: Spitalet Covid në Shqipëri mbingarkesë pacientësh nga

TIRANË– Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve.

Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje. Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po mjekohej prej 4 ditësh. Pas Spitalit Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, është spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, ai që po mban gjithashtu mbingarkesë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronavirusi. Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës.

Përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Por mjekët thanë se janë organet e specializuara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetësor.

Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me Covid është është 47 vjeç. Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55-64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25-34 vjeç. Edhe sot përreth Sanatoriumit kishte një numër të konsiderueshëm forcash të rendit dhe familjarësh, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë, të dytët për të ndihmuar sadopak nga jashtë e në distancë njerëzit e shtëpisë të shtruar aty.

Në Sanatorium janë të shtruar dhjetra pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në tereapi intensive. Disa dhjetra të tjerë, nuk janë konfirmuar pozitivë, por kanë të gjithë simptomat klinike të sëmundjes. Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar.

Në 24 orët e fundit 154 raste dhe 5 viktima

Rastet e reja shënuan sot një tjetër kuotë të lartë si dhe 5 viktima të tjera. Ndërsa testimet po rriten gradualisht, në 24 orët e fundit u konfirmuan 154 të infektuar. Sipas të dhënave të bëra publike të enjten nga Ministria e Shëndetësisë, të prekurit ishin nga 17 qytete të ndryshme të vendit: 84 raste u zbuluan në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Që prej më shumë se një jave, shifrat ditore të rasteve të reja janë mbi 125 të infektuar. Nga fillimi I pandemisë, deri më tani janë 6971 personat që kanë rezultuar pozitivë ndaj COVDI 19-ës. Rastet shënuan një rritje progresive që prej muajit qershor, kur autoritetet nisën lehtësimin e masave shtrënguese, ndërsa popullata nuk po i përgjigjet thirrjeve për të respektuar masat e sigurisë apo dhe vendimit të fundit për përdorimin e detyrueshëm të maskave në mjedise të mbyllura.

Në të gjithë vendin janë 3192 personat aktivë. Më shumë se gjysma e tyre janë në Tiranë, ndërsa 377 raste janë në Durrës dhe 273 në Shkodër.

Situata paraqitet kritike sa i takon humbjes së jetëve mes personave të prekur. Pesë viktimat e 24 orëve të fundit ishin një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Në total janë 218 ata që nuk kanë mundur t’ja dalin në përballjen me sëmundjen.

Në të dy spitalet e kryeqytetit edhe numri i të shtruarve vijon të mbetet në kuota të larta. Sipas të dhënave të bëra publike pasditen e së enjtes, janë 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID 19. Prej tyre 15 janë në terapi intensive, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Përveç tyre disa dhjetra të tjerë gjenden gjithashtu të shtruar, pasi konsiderohen të dyshuar si të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi zeri i amerikes koronavirusi ne shqiperi zeri i amerikes

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Gusht 2020, 16:10

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingu-ut për Prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka. Mësohet se ky i fundit ka par...

Aktualitet 13 Gusht 2020, 15:46

TIRANË– Meard Berberi, vëllai i trurit të atentatit ndaj familjes Muçolarri në Tushemisht ka rënë në pranga ditën e sotme. Berberi ra në prangat e p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj