LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmet mediatike ndaj familjes së Ben Blushit, Spahiu tregon 12 arsyet

13 Gusht 2020, 15:17 Nga DOSJA
Sulmet mediatike ndaj familjes së Ben Blushit, Spahiu tregon 12 arsyet

TIRANË -Ish-kreu i Alenancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, nga mediat opozitare. Spahiu shkruan, se pavarësisht përplasjeve që ka pasur në të shkuarën me Blushin, është habitur nga sulmet në adresë të familjarëve të tij.

Në reagimin e tij, Spahiu ka listuar edhe arsyet e ofensivës ndaj Blushit. Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, shprehet se Blushi po sulmohet nga Partia Demokratike,ndër të tjera, edhe për faktin, se është një kërcënim real, në garën për kryeministër.

Spahiu ndër të tjera ka kritikuar PD, duke thënë se i ka kthyer sulmet ndaj familjes së Ben Blushit në kauzë të saj, ndërsa mbron pronarët mafiozë të mediave të tjera.

Reagimi i plotë 

Ben Blushin nuk e kam as shok dhe as mik. Ai ka qën jo vetëm kritik ndaj meje por ka shkuar edhe më tej. Në vitin 2004 kur unë reletoja në kongresin amerikan kundër qeverisë Nano në të cilën ai ishte ministër, deklaroi në parlament dhe kërkoi publikisht: “Kreshnik Spahiu duhet shpallur Non-Grata dhe s’duhet lejuar të hyj në Shqipëri”

Pavarsisht “armiqësis” që kam me Ben Blushin, kam mbetur i befasuar këto ditë nga sulmet e opozitës në adresë të familjes së tij. Pas 7 vitesh opizitë kauza e fundit e Partisë Demokratike pasi ki konsumoj të gjitha, është sulmi frontal kundër familjes “Blushi”.
Motivet, shkaqet dhe arsyet e Partisë Demikratike janë tërsisht të qëllimshme dhe mafioze:

– sepse Ben Blushi zyrtarisht s’është subjekt i deklarimit të pasurive pasi nuk gëzon asnjë post shtetror apo publik. Subjektet e deklarimit të pasurive janë të përcaktuara me ligjin e organizimit dhe funksionimit ILDPK, por në të nuk përfshihen gazetarët, redaktorët, kryeredaktorët, drejtorët e mediave.

– sepse Ben Blushi nuk ështē as pronar dhe as aksioner i Top-Medias por thjesht i punsuar i saj.

– sepse bashkshortja e Ben Blushit të cilën e kam kolege, ka 20 vite që ushtron me sukses profesionin e lirë si juriste dhe në përgjithësi ka pasur të ardhura më shumë se bashkshorti i saj ish deputet me një pagë modeste 800 euro rrogën.

– sepse për Partinë Demokratike emri Ben Blushit është një kërcënim real, në garën për kryeministër. Në rast dështimit të Ramës apo zgjedhjes së tij president, Ben Blushi mund jetë pretendenti kryesor për karrigen e kryeministrit.

– sepse opozita heshti kur Ben Blushi i bënte opozitë Ramës 2013-2017, duke i interesuar çarja e Partisë Socialiste, por e sulmon tani që ka 4 vjet larg politikës.
– sepse Partia Demokratike mban 2 standarde. Denoncon familjen e Ben Blushit dhe mbron familjet e pronarve mafioz të mediave të tjera që miliona shqiptar i din shumë mirë pasuritë dhe paratë e tyre të pista.

– sepse Partia Demokratike lindi si parti e fjalës lirë dhe sot sulmon simbolin e penës lirë, jo si pilitikan, jo si gazetar, jo si pushtetar, jo si publicist por me “libër shtëpie”

– sepse vajza 20 vjeçare e Ben Blushit nuk mund të shndërrohet në kauzë të fitores politike të Partisë Demokratike. Një opozitë që merret me fëmijët adoleshentë gazetarësh.
– sepse opozita është zhytur në mediokritet dhe me nivelet e Gaz Bardhit është disa shekuj larg intelektualizmit elitar të Ben Blushit.

– sepse në thelb kjo s’është strategji as e opozitës dhe as e Lulzim Bashës por hakmarrje personale e Sali Berishës pas një emisioni serial që Top Channel realizoi për famijen “Haklaj”

– sepse axhenda opozitës është shndëruar në menu e halleve familjare të Sali Berishës. Ndonse Lulzim Basha hesht, i gjithë arsenali i Partisë private të Berishës është orjentuar kundër familjes Blushi.

– sepse vetëm Berisha nuk njeh as Kanun dhe as të drejtë zakonore por kërcënon në familje çdo kënd që e sheh rrezik për familjen e tij si mesazh mafioz: “Mos u merr me familjen time, sepse të pret i njëjti fat.

Thënë troç dhe shqip: Sali Berisha futi metodën e denigrimit dhe sulmeve në familje dhe jetën private ndaj çdo kundërshtari. Nuk e di nga i rrjedh ku mllef dhe kaq vrer me familjen e Benit dhe çdo kritiku që guxon ti pëmendi emrin Berishës. Ndoshta, Ndoshta është i kompleksuar nga origjina e tij, pasi ka hyrë në histori si i vetmi President dhe Kryeministër që prindrit dhe motra e vëllezër i mbante në anonimitet.

Ndonse qeverisi 30 vjet, populli s’ja di as emrat dhe as profesionet prindërve të doktorit.
Gjithsesi, ai gjen dhe bën. Sot askush nuk merret me familjen e atij që qeverisi 30 vjet, por me vajzën 20 vjeçare të një gazetari pa pushtet. Më pas kjo shoqërohet me qindra komente dhe blogje të militantve në rrjete sociale. Fundja, s’kan faj: Është porosi dhe orjentim politike nga “Legjenda” e partisë, të cilit nuk i njohin as emrin e babit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ben blushi kreshnik spahiu ben blushi kreshnik spahiu

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale