Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale është ndarë nga jeta ditën e sotme. Shena ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me leuçeminë akute, në shtëpinë e tij. Koloneli la pas të shoqen dhe dy fëmijë.
Për vdekjen e Shenës ka patur edhe reagime në rrjet. Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për humbjen e tij, teksa shkruante se ky është një lajm shumë i trishtë për të.
“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena. Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe. Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!”– shkruan Meta.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shprehu ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes së kolonelit dhe dy djmeve të tij.
“Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena!”- shkruante Xhaçka.
Edhe Petro Koçi, zv/ministri i Mbrojtjes i dha lamtumirën Kolonel Neshet Shenës, teksa shkruan në rrjetet sociale se ai ishte njëriu i përsosur fjalëpak dhe me shumë punë.
“Postimi i plotë i Petro Koçit në facebook: Lamtumire Kolonel Shena! Lamtumire Komandanti i QBO! Do mbetesh ushtaraku i shkelqyer, njeriu i persosur fjalepak e puneshume, profesionisti korrekt , drejtuesi model ne zemrat dhe mendjet tona! Beme cdo perpjekje te te shpetonim nga kthetrat e leucemise akute por fati nuk na ndihu! Parajsa u takon burrave si ti!”– shkruan Koçi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Një 45-vjeçar shqiptar i cili kërkohej prej 17 vitesh në të gjithë Europën është arrestuar në Chiaso. Sipas mediave italiane, shqiptari gjatë vitev...
RRËSHEN– Gjon Kola është mësuesi nga Rrësheni, i cili humbi jetën ditën e sotme pasi u infektua me Covid-19. Pas dhjetë ditësh i shtruar në spital, K...
TIRANË -Gjatë monitorimit të 24 orëve të fundit në akset kombëtare të vendit, policia ka vendosur qindra gjoba për shkeje të ndryshme. Sipas njoftimit të p...
DIBËR -Qarku i Dibrës renditet i parafundit përsa i përket numrit të të infektuarve aktiv. Dosja.al mëson, se në këtë qark janë 39 raste aktive, pjesa më e...
SHQIPËRI– 213 viktima, 3142 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 3616 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, ...
FINIQ-Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristo Kiço, ka reaguar në lidhje me fluksin e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës. Ai i ka bërë thirrje autorite...
SHQIPËRI– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në jugun e Shqipërisë, dhe u ka çuar pusullën për vetëdeklarimin e pasurive të tyre. Dosja.al më...
TIRANË- Vendimet për shkarkim nga detyra të dhëna në shkallën e parë të vetingut i largojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga sallat e gjyqit, por nuk i lënë at...
KAPSHTICË -Rregullat e vendosura nga qeveria greke për kontrollin e udhëtarëve në kufi kanë krijuar situata problematika në doganat me Greqinë. Përve&ccedi...
VLORË– Disa të rinj janë konfliktuar më njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “10 korriku”. M...